
Nga Ylli Pata
Në takimin me përkrahësit e Partisë së Lirisë në Vlorë, ku Ilir Meta nuk kurseu së sulmuari si përfaqësuesit e LSI-së në qark, por edhe kryetaren e fundit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pati ndër të tjera, edhe një "qarkullim idesh” mbi politikën e jashtme.
Në këtë “qarkullim idesh”, kreu i PL-së, foli se vende si Amerika, Gjermania, apo edhe BE, kanë hallet e veta, e nuk se kanë shumë në mendje Shqipërinë. Këtë tezë, nuk se e analizoi, por e lidhi me një mendim që ai kishte me idenë, se “kështu është një muhabet”.
Në fakt, siç edhe e kemi parë, si SHBA, apo edhe BE, në lidhje me Shqipërinë të paktën, kanë aq punë, sa nuk reshtin së shpërndarë deklarata zyrtare në një hark prej një herë në javë.
Kjo pasi, Bashkimi Europian, i cili ka një institucion të lartë të tij siç është Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, menaxhon në vetë të parë ecurinë e reformës në drejtësi të Shqipërisë.
Departamenti i Zgjerimit, mban shefin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit apo OMN-së që përbëhet nga prokurorë dhe gjyqtarë nga SHBA dhe BE.
Ndërkaq, SHBA, thuajse çdo ditë ka një qasje mëse aktive mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe gjeopolitike të Shqipërisë.
Nisja e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Europian, përveç të tjerave, apo përpos të tjerave, është një pasojë e lobimit të madh që ka kryer qeveria e SHBA-së, e cila e ka bërë të ditur me deklarata dhe aksione politike.
Megjithatë, logjika e qëndrimit të Metës në Vlorë, kishte të bënte me një tjetër aspekt, që në fakt nuk është i vjetër, në betejën e Sali Berishës dhe Ilir Metës me SHBA-në, të paktën prej vitit 2016, pra kur nisi reforma në drejtësi.
Meta tha nga Vlora se nëse ngrihet populli, nuk ka çfarë bën edhe Amerika. E këtu kishte një zhvillim interesant.bPasi Meta përmendi rastet e Filipineve, Nikaraguas, dhe Panamasë të viteve 80 të shekullit të kaluar, për të treguar se aleatët e SHBA i ka rrëzuar populli.
Ky diskurs, duket qartë se vjenngaqë Meta ka rreth vetes, një grup këshillues që është atashuar tek “revolucionet antiamerikane” të viteve 80. Pasi një pjesë e njerëzve të afërt të Metës kanë qenë gazetarë të Zërit të Popullit të redaksisë ndërkombëtare, apo edhe diplomatë në atë kohë. Kur propaganda e Enver Hoxhës, thuajse çdo ditë nxirrte në mediat e regjimit “heroizmin e popujve të Filipineve, Nikaraguas, ndërkohë që ngjarjet në Panama dhe ishullin Granada trajtoheshin si pushtim. Ky është një diskurs shumë i vjetër, të cilin e mbajnë mend vetëm brezi që ka përjetuar diktaturën apo fundin e saj.
Sa për informacion: Ferdinando Marcos ka qenë një ushtarak e politikan që u kthye në një diktator të Filipineve. Shtet që edhe sot e kësaj dite është në duart e të birit të Ferdinandit, Bongbong Marcos. Ferdi(për kollajllëk), pasi qeverisi me dorë të hekurt për 10 vjet, i futi një diktaturë ushtarake në vitin 1981, ku vrau edhe kreun e opozitës. Uashingtoni, i cili e ka pasur gjithmonë këtë vend aleat gjeopolitik, e ka kundërshtuar ashpërsisht diktaturën ushtarake. Dhe ishte SHBA që nxiti e përkrahu zhvillimet demokratike që sollën nëkrye Corazon Aquino, gruan e liderit të opozitës, Beningo Aquino, që u vra nga Marcosi.
Por propaganda komuniste në Zërin e Popullit, e mediat e regjimit, nxirrte karikatura të Reganit me Marcosin, për të justifikuar veprën e Enverit: “Imperializmi dhe Revolucioni” që sapo kishte dalë në atë kohë. Si Nesho, por edhe këshilltarë të tjerë të politikës së jashtme të Metës që drejtonin faqen e 4 të ZP-së e kanë fiksim atë periudhë.
Siç është edhe rasti i Nikaraguas së Anastasio Somosës, një ushtarak dhe politikan i ekstremit të djathtë, i cili u rrëzua nga një grup ushtarak paramilitar të majtë i drejtuar nga Daniel Ortega. Një komunist që financohej, përkrahej dhe trajnohej nga Bashkimi Sovjetik dhe Fidel Kastro, njeriu që kërkonte të gjente aleatë në Amerikën Latine. Ortega ishte realisht një politikan shumë i njohur, e grupi i tij që quheshin “sandinistët” pati mjaft përkrahje edhe nga liberalët e të majtët në Europë. Ai u riciklua sërish në Nikaragua, sa edhe sot drejton vendin, duke mbajur lart luftën ndaj SHBA.
Kurse rasti i Noriegës, Presidentit të Panamasë, është krejt ndryshe e nuk ka pasur revolucion. Por një ekstradim të tij në SHBA, pasi Noriega futi në vendin e tij paratë e narkotrafikantëve të mëdhenj si Pablo Escobar, kartelit të Kalit apo edhe të tjerëve.
DEA dhe agjencitë e Panamasë, tërhoqën lekët e narkotrafikantëve, duke i konfiskuar me ligj parlamenti, ndërkohë që Noriega u ekstradua e u dënua në SHBA për narkotrafik.
Ka në fakt disa vite që qarkullon kjo lloj propaganda për të ushqyer ambientin antiamerikan të Tiranës, e duhet thënë mungon fantazia, pasi gjithçka ka mbetur tek “Imperializmi dhe Revolucioni” apo faqja e 4 e ZP e viteve 80.
Por ka një zhvillim të ri, që nuk përmendet, por që pati një përfshirje të gjatë të mediave shqiptare. Ishte i ashtuquajturi “Revolucioni i Kirgistanit”.
Në vitin 2020, Vladimir Putin, dhe shërbimi i tij sekret nxiti një trazirë në Kirgistan për të përmbysur presidentin e zgjedhur, e për të sjellë në pushtet presidentin që ishte arrestuar për korrupsion. Meta dhe mediat pranë tij e përmendën Kirgistanin, pasi në atë kohë, atje ishte ambasador Donald Lu, mankthi i çiftit Meta-Berisha, i cili hapi i pari temën e “Peshqve të Mëdhenj” në Shqipëri.
Por pas shpërthimit të Luftës në Ukrainë, e emërimit të Donald Lu-së në një post të lartë në DASH, është harruar Kirgistani, megjithëse është temë më e freskët se Marcos-i i Filipineve. Dhe më e bukura, është se “sandinistët” e Tiranës, që kanë hartuar propagandën antiamerikane të viteve 80, as e dinë se në Filipine është në pushtet i biri i Marcosit, e në Nikaragua vetë Daniel Ortega. I cili, si Sali Berisha është shpallur "Non Grata" me ligjin 7031/C nga qeveria e Shteve të Bashkuara të Amerikës. Po ç’lidhje kanë këto vende, pa asnjë referim demokratik e modernizues me logjikën e sotme? Natyrisht asnjë lidhje. Meta dhe Berisha mund të gjejnë sa të duash referime të qeverive apo politikave anti-amerikane, thjesht se duhet të rinovojnë dijet pa mbetur në vitet 80…
TemA

Ketij debilit,ja beni te qarte njehere e mire,se ketijpopulli nuk i ngrihet me shkerdhata,dhe te shkerdhyer,si puna ketij hajdutit ordinier,per rracen e ketyre mostrave,ky popull ka kohe qe e ka dhene pergjigjen,po keta jane aq te pa skrupullt,sa akuzat qe i kane bere publikisht njeri,tjetrit,jane te mjaftushme qe keta te kalben ne burg.Ky pijaneci ordinier,ky idiot i lindur,shpejt do e mare pergjigjen,dhe me shpejt se vone,do ta shifni kete trimin e boleve,qe e ka tredh saliu,ne 92-in,o ne biruce,o ne hungari, apo rusi
Thone se e paska shkarkuar Gimin e Puros. Sa shpejt e hoqi.
Pl nuk eshte legalizuar si parti politike kurse gazetare pidhi e legalizuat me njehere dhe flisni kryetari i pl pl ku ka pl pa u legalizuar ne gjykate o gazetar hajvane u qifte derrri nenen se na e keni prure ne maje te hundes
Artikull interesant. Kuptohet nga kushdo se Ilir Meta dhe Sali Berisha po kurdisin nje plan ugurzi per shqiperine dhe popullin shqipetar. Mendoje, se ne si popull i thjesht e e kuptojme qellimi e keq te ketyre dy armiqeve,e ketyre dy krimineleve,po Amerika,Evropa, oganet kopetente te shqiperise qe kane profesionalizem per te zbuluar djallezit e Metes dhe Berishes,çfare po bejne? Pse rrin ne heshtje?. Mire se Arben Kraja i SPAK-ut eshte shitur te keta dy,po ONM po drejtesia Evropiane pse jane strukur perball Berishes dhe Metes? Mos vall keta jane me te forte? Atehere eshte kote ekzistenca e tyre ne shqiperi,kure nuk jane ne gjendje te bejne zap dy kriminela me damke.Sali Berisha dhe Meta edhe pse Berisha eshte shpallur non grata nga DASH,ata po bene punen e tij dhe po sfidojne hapur. Bravo u qoft. Ama turp per Ameriken,Evropen dhe drejtesine shqipetare.
PROBLEMI NUK ME DUKET KAQ I THJESHT. MOS VEPRIMI I SPAKUT NJE SHPRESE E POPULLIT SHQIPTARE PER DREJTESI ESHTE SHUME SHQETESUESE.U LA QELLIMISHT S.BERISHA TE FORCOHEJ APO ESHTE DICKA E MENDUAR MIRE. NUK BESOJE SE DO TE DEGJOJME SHPREHJEN E FAMSHME FILMIKE " PO KJO ISHTE LOOOJJJEEE ".MOS HAROJME 2 SHPREHJE OGURZEZE : PAS MEJE TE BEHET QAMETI !!!!! S . BERISHA. DHE TJETRA "I MBYTURI TE MBYT " SHPREHJE E MIREPROVUAR POPULLORE . PREJ KETYRE DY KRIMINELEVE CDO GJE MUND TE PRESESH. UROJ TE JEM 1000 PERQIND I GABUAR
Z. Pata. Në cilën gjuhë e ke gjetur këtë shprehjen “nuk se” që e përdor rëndom në shkrimet tuaja të gjata?
Bleje nje antidjerse o morr Skrapari! Paske nejt dhe te Pazari Ri. BI era qen o qen bir qeni! Reci te pret, mos u lodh kot.
Fshatari injorant hajdut i korruptuar,duhet të dorëzojë gjënë e vjedhur popullit. Nëpër gazeta duhet të botoni vetëm këtë frazë,asgjë tjetër.