A e kaloi vërtetë oqeanin Ilir Meta?!

10 Qershor 2022, 17:47Politika TEMA

A e kaloi vërtetë oqeanin Ilir Meta?!

Nga Ylli Pata

Pas video lajmit të bërë viral, mbi takimin e ambasadores Yuri Kim me të gjithë ministrat e jashtëm shqiptarë që nga viti 1990, ka një konfuzion sentimentesh në opinion.

Vetë Ilir Meta është shumë më i relaksuar, sikur ka qenë në ndonjë peligrinazh të gjatë spiritual e ka larë veten nga mëkatet antiperëndimore që e lidhin me pesë vitet e presidencës.

Nuk ka më as sfurqe, as kosore, madje as “mafia ndërkombëtare” që është zëvendësuar me “Rilindjen Ndërkombëtare”. Që do të thotë se ka një parti që duhet ta rrëzojmë, por jo një “sindikatë krimi”.

Shto këtu edhe sajdisjet për Presidentin e ri të zgjedhur, Bajram Begaj, replikat me Sali Berishën, në një kohë kur atë pas SHBA, e ka shpallur “Non grata” edhe Europa, e që tregojnë se jemi në një fazë të re, e cila dikur në gjuhën e fëmijëve quhej “anullim loje”.

Vërtetë,  a u anulua loja e Metës me ata që i konsideronte të blerë, imoralë, që i kërcënonte me video, e shumë e shumë akuza, fjalë të rënda, të cilat madje i ka thënë edhe live në emision, kur përmendi Malin me Gropa si vend të preferuar për të bombarduar?

Natyrisht që nuk flitet për asnjë “anulim loje”, pasi e gjithë aksioni politik i Ilir Metës nuk ka qenë një lojë, por realisht ka qenë një aggresion politik ndaj Perëndimit.  Një aksion politik që ka nisur ekzaktësisht kur SHBA e BE kanë përkrahur një reformë të thellë në drejtësi në Shqipëri. Reformë që në fillim pati një traumë në Pallatin Politik, por kishte përkrahjen më të madhe të opinionit publik shqiptar. i cili sot nuk është fare i kënaqur me reformën në drejtësi, pasi e kërkoi këtë ndryshim si fund të pandëshkueshmërisë dhe jo një lojë e radhës.

Megjithatë, dilema është pse “ujku u bë qengj”, natyrisht duke ju referuar Ilir Metës në raport me amerikanët dhe aleatët e saj, se me të tjerët nuk se ka gjë, madje ka thënë se edhe “ata kanë armë bërthamore”.

Duket se loja nuk është aq e fortë sa ç’duket, edhe pse bëhet fjalë për “beteja titanike” për bashki e kryeministri. Gjasat janë se kemi të bëjmë me një luftë për “dhjamin e pleshtit”, ku edhe Sali Berisha edhe Ilir Meta, synojnë të kapin pjesën e opozitës radikale në vend, ndaj mazhorancës së Edi Ramës.

E këtu, të dy po luajnë fabulën e famshme të “Policit të mirë dhe policit të keq”, ku një herë shahen, një herë replikojnë, e një herë e përkrahin njëri-tjetrin, për të prodhuar zhvillime politike që nuk ekzistojnë.

Si Berisha, ashtu edhe Meta, janë aktorë që nuk llogariten sot në numra politik në Parlamentin e Shqipërisë. A do të fitojnë numra në zgjedhjet bashkiake të përgjithshme të vitit të ardhshëm, ku thuhet se Ilir Meta do të sfidojë Erion Veliajn?

E në fakt këtu nis dilema, pasi Ilir Meta, kishte deklaruar më parë, se ai do të ishte lideri i opozitës pasi të lërë presidencën. Natyrisht e ka thënë këtë kur Lulzim Basha ishte në krye të PD-së, e Meta e Berisha shfaqeshin si radikalë shpëtimtare të opozitës, por sot situate është krejt ndryshe: Sali Berisha ka marrë një pjesë të PD-së, që disa telelevizione e quajnë edhe kryetar të Partisë Demokratike, që praktikisht e ligjërisht nuk është.

E në këtë panoramë, Ilir Meta do të kthehet tek LSI-ja e tij, e cila me 100 mijë votat e 21 prillit 2021, nuk se duket aq dinamike si e tillë. Kjo jo thjeshtë të shikosh selinë qëndrore në një zonë qëndrore të Tiranës,  e cila duket si e vakët, por edhe aktivitetin parlamentar real të partisë së Ilir Metës.

Megjithatë dilemma është a e kalon Meta oqeanin si metaforë që vizaton atë si politikan jashtë presidencës së Republikës? Kjo duhet parë pas 25 korrikut kur ai lë zyrtarisht institucionin e lartë të shtetit. Perëndimi ka një taktikë ndryshe me një rrezik eksplozioni, përpara se ta neutralizojë, synon ta ç’aktiviziojë. Kështu ndodhi edhe me Sali Berishën..

TemA

15 Komente

  1. D
    Detari

    ju vet e thate se e kaloi die-pardie sot keni dyshime? gazetar skiptar!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpenka pe Korçe

      Ti që je pagëzuar me emrin detar, duhet të jesh ndonjë mbetje plastike nga ato të pa tretshmet dhe noton mbi ujë, ironizon emrin shqipëtar.Theksin tat për shqiptarët e përdorin vetëm serbomëdhenjt.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Like rrakia

      Like katundari eshte frikacake eshte gsti ti haje mutin ambasadores vetem mos te shpallet non grata por nuk shpetone dot eshtd i zhytur ne krime vrasje vjedhje grabitje droge korrupsione do perfundoje keq

      Përgjigjjuni
      1. h
        hani - hani

        Like Rraki, t'ja haje ,pse ca ka . VIP-et shqiptare po shqyen tu honger mut Dubai-t nalt e poshte dhe ja ku i ke , si koqia e molles . Edhe likja sa me shume mut te haj -aq me shume do rinovohet - rehabilitohet - regullohet e masturbohet me Partine e re Muti i Cepanit . hani e hani ))))))

        Përgjigjjuni
      2. G
        GEZUAR BAFTAJAR

        PERPARA DO TA HAJE SALEH PLEHU E POI ILIRMUTI . DUAN TI NDAJNE VEC E VEC QE TA KENE ME LEHTE E GENJEJNE METEN PASTAJ SA KRAHU TE DY NE REC HAJT ME SHNET!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. G
          GEZUAR BAFTAJAR

          PERPARA DO TA HAJE SALEH PLEHU E POI ILIRMUTI . DUAN TI NDAJNE VEC E VEC QE TA KENE ME LEHTE E GENJEJNE METEN PASTAJ SA KRAHU TE DY NE REC HAJT ME SHNET!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. G
            GEZUAR BAFTAJAR

            PERPARA DO TA HAJE SALEH PLEHU E POI ILIRMUTI . DUAN TI NDAJNE VEC E VEC QE TA KENE ME LEHTE E GENJEJNE METEN PASTAJ SA KRAHU TE DY NE REC HAJT ME SHNET!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. G
              GEZUAR BAFTAJAR

              PERPARA DO TA HAJE SALEH PLEHU E POI ILIRMUTI . DUAN TI NDAJNE VEC E VEC QE TA KENE ME LEHTE E GENJEJNE METEN PASTAJ SA KRAHU TE DY NE REC HAJT ME SHNET!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Baftjari

                Eshte koha e kulacit,para kerbacit.E din mire ky se c'fare letrash kane amerikanet per te,po nga qe jane pa identitet,i bejne ne menyren me te trashe,reklame vetes

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Roberto

                  A e kaloi Agushi oqeanin??? Kaloi kete timin.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pilo Lala

                    Ambasadorja Kim eshte garantuar per korrupsionin dhe vrasjet nga SPAk, prandaj e lejon Liken te beje si Trim. Ilir Meta do jete shembulli i denimit te nje zyrtari, bashke me gruan e tij grykese. Njerezit do shikojne spektakel direkt sa Ilir Meta te dali nga zyra e Presidentit ne 24 Korrik. Nuk do e lene as te shkoje ne shtepi, direkt arrest.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fatmiri

                      Tituli shkrimit ka shume humor.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Transparent

                        Po noton me force drejt bregut. Ka akoma shume distance Hapi i pare ishte miratimi urgjent i dokumentit te Presidentit. Hapi i dyte , shprehja: Saliu te thote c'te doje. Nuk me intereson". Me demek po distancohet. Duhet te hedhe shume shurre, per te lare mutin e zgjedhjeve...qe i hapi porten Saliut me "Shtepine e Lirise"... Eh mer Like...

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Admir abrija katunar

                          Pp pra po vazhdoni ju patronazhista por meta spo ben pas fare. E keni inat pot ti hani karin bashke me kimeten pasi po vertetohet se likja doli karmadh dhe qiu kimeten bashke me dash.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Samiu

                            E DUAN ZAGARET JO SHQIPTARET....

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje