Përplasja mes anëtarëve të Rithemelimit, Berisha: Këlliçi është shumë i çmuar, Kokalari ka jetën e saj

10 Qershor 2022, 12:54Politika TEMA

Përplasja mes anëtarëve të Rithemelimit, Berisha:

Sali Berisha ka folur për përplasjen mes Belind Këllicit dhe Evi Kokalarit, të dy anëtarë të Rithemelimit duke thënë se nuk është në favor të asnjë lobimi.

“E kam thënë dhe para jush nuk jam në favor të asnjë lobimi as negativ dhe as pozitiv. Por siç e thatë ju vetë unë duhet të jem realist. Sot në kohën e smartphonit varet nga secili. Këlliçi është një bashkëpunëtor shumë i çmuar dhe ka dhënë kontribut të veçantë në të gjithë ecurinë e PD në përpjekje për rithemelimin.

Nuk jam për asnjë lloj lobimi. Sqaroj se Evi Kokalari ka kontribut të çmuar por ajo vendosi vetë të mos kandidojë dhe të tërhiqet në jetën e saj dhe të ndjekë karrierën e saj në partinë republikane me sa di unë”, tha Berisha.

1 Komente

  1. Kokalari nuk “punon” falas !

    Kokalari s’iku vetë , asaj i vure ti drunë , nëpërmjet votës të “lire” te ORJENTUAR . Kokalari tha opinionin tënd , me gojën e saj për Këlliçin ! Këlliçi është i ÇMUAR , po si shumë të ÇMUARIT e tu çuditërisht, ti i flak si LIMONA te SHTRYDHUR !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje