Shumica e shqiptarëve ideologjikisht të majtë, Rama e Berisha në ekstreme, ndërsa partia ‘nuk tradhtohet”

10 Qershor 2022, 09:14Politika TEMA

Shumica e shqiptarëve ideologjikisht të majtë, Rama e Berisha

Një pyetje e kahershme ka qenë epiqendër e debateve të shumta në Shqipëri: Çfarë ideologjie politike kanë shqiptarët?

Më së shumti, kjo pyetje lidhet edhe me faktin e të shkuarës komuniste të vendit dhe periudhës së re demokratike, e cila ka parë shumë shpesh lëkundje të mëdha midis poleve ideologjike në Shqipëri.

Përgjigje kësaj pyetjeje i ka dhënë një sondazh i ndërmarrë nga “Euronews Albania”, ku ka rezultuar se 51.1% e shqiptarëve, identifikohen ideologjikisht si të majtë. Nga ana tjetër, 37.5% rezultojnë të kenë pikëpamje të djathta.

Në terma më konkretë, nëse merret parasysh edhe një mespol qendror, si të majtë do të identifikohen 36.9% e qytetarëve. Në 29 pikë të përqindjes do të ishin të djathtë, teksa të qendrës, 22.7%.

Mirëpo këto të dytët, në shumicë të gjerë, anojnë më shumë për nga e majta.

Vetë partitë politike kryesore në vend (së bashku me liderët e tyre e të identifikuara me figurën e tyre), perceptohen në publik më së shumti si të qendërzuara në ekstremet politike.

Për shembull, Partia Socialiste shihet si ekstremisht e majtë në masën më të madhe të të anketuarve. Tetë nga dhjetë persona të pyetur, e shohin pikërisht kështu atë. Madje, si parti ideologjikisht më pranë qendrës apo sferës së djathtë, e shohin vetëm 8% e të pyeturve.

E njëjta gjë ndodh edhe me perceptimin që qytetarët kanë për Edi Ramën, liderin socialist. 57.2% mendojnë se ai është ekstremisht i majtë dhe vetëm 8% e japin si me pikëmaje nga qëndrore deri në të djathta.

Në rastin e Partisë Demokratike, sërish ndodh i njëjti fenomen, por i pasqyruar nga kahu tjetër.

Janë 55.9% e qytetarëve, të cilët mendojnë se demokratët janë ekstremisht të djathtë, me vetëm 9% që e shohin si më pranë qendrës apo të majtës.

Shifrat përputhen kur krahasimi bëhet me Sali Berishën, pasi ai rezulton i perceptuar si politikan me ideologji ekstremisht të djathtë në 59% të masës. I qendrës apo i majtë, shihet vetëm nga 8% e të pyeturve.

Mirëpo këtu futet në lojë një tjetër aspekt shumë interesant, i lidhet me figurën e ish-kreut demokrat, Lulzim Basha.

Ky i fundit, shihet në shumicë si ekstremisht i djathtë, por vetëm nga 38% e njerëzve. Më tej, ai shihet si i djathtë, por animi bëhet më i madh kur vjen puna tek pikëpamja e spektrit të qendrës. Bashën e shohin si me pikëpamje të qendrës politike rreth 20% e të pyeturve.

Lëvizja Socialiste për Integrim, e deklaruar vetë si ideologjikisht e qendrës, shihet pikërisht ashtu në masën më të madhe, me mbetjet më të shumta si parti e krahut të majtë.

Por, sa i përket ekstreme, më shumë persona e shohin atë si ekstrem të djathtë se sa ekstrem të majtë.

Mbi figurën e Ilir Metës, është po e njëjta pamje me atë të partisë që ai dikur drejtonte e së shpejti pritet ta marrë sërish në dorë, pas përmbylljes së mandatit presidencial më 24 korrik 2022.

Sa i përket besnikërisë ndaj partive, shqiptarët e kanë të vështirë “ta tradhtojnë” fuqinë politike që votojnë.

72.8% deklaruan se kanë votuar të njëjtën parti në të gjitha zgjedhjet. Edhe brenda familjes, vihet re një besnikëri e qasjeve politike, pasi është e njëjta shifër për votimin e partisë së njëjtë brenda familjes.

Perceptimi i gjerë mbi votimin është i njëjtë edhe kur shqiptarët pyetën për të tjetër.

52.5% mendojnë se çfarëdo të ndodhë, qytetarët sërish do të votojnë partinë e tyre me vetëm 19.8% kundër këtij pohimi dhe 23.3% neutralë.

20 Komente

  1. s
    sevi

    Fakti i te shkuares komuniste te vendit nuk qendron dhe eshte mediokritet gazetaresk i konsumuar sepse sipas kesaj logjike i bie qe shumica e gjermaneve te jene fashist. Kur u permbys regjimi Enverit u perkrah nga shumica e popullit..... Arsye kryesore eshte se u zhgenjyen nga lloi i demokracise qe u vendos me ne krye nje komunist bllokmen se Sali non grata dhe fajin kryesor e ka ambasadori famkeq Raerson qe e perkrau kete plere.

    Përgjigjjuni
    1. n
      ndreqje gabimi

      Shumica e shqiptareve "Ideologjikisht te Majte"? Pra qenkan te pa perfaqesuar...apo do thoni se i perfaqeson Partia-Rama "prane shtreses ne nevoje" d.m.th prane Bac Ulajve and Co. qe u jep Tendera e Koncesione! Shumica e shqiptareve Ideologjikisht Rurale, kjo po, e justifikon ate "Ideologjiken e Majte" nese ja shtoni pas. (kuptohet pse te tille shkrime "Xhevahire" nuk kane emer poshte)

      Përgjigjjuni
      1. v
        vk

        Nuk ka parti tamam te djathte ne shqiperi mer shok. Te dyja jane te majta ne opozite dhe deri diku te djathta kur qeversin.

        Përgjigjjuni
      2. E
        ERTV

        Edi Rama i majtë?? Madje i ekstremit të majtë!! Hapuuu dhe, happuuu dhee (thoshte ndjesë pastë Hajrie Rondo tek "14 vjeç dhëndër"). Po çfarë i keni këto sondazhe të porositura, të blera, sponsurizuara dhe dezinformuese. E si qenka i majtë Edi Rama kur kokën e ka tek oligarkët dhe 5% të AL. Ku çdo gjë gllabërohet nga këta me PPP, VKM dhe konçensione afatgjata. Ky është jo ekstremist i majtë por ekstrem i djathtë. Mos u ngatërroni gjërat dhe mps konfuzoni njerëzit...

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goni

          Po ne Shqpiperi nuk kemi me parti te djathte

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miri

            Kohen qe ka qen saliu ne krye nuk e do njeri vodhi vetem per vete dhe te gjithve i ka bere keq. Plasnin nje e dy protesta e vriteshin njerzit me njeri tjertin

            Përgjigjjuni
            1. I
              Igor

              Shqiperia po e sheh dita dites punen qe edi rama po ben prandaj dhe e duan me shume nuk ka lidhje i maj pse i djath rendesi ka qe ky punon shume dhe e ka zhvilluar shume vendin tone

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lomi

                Rama ideologjikisht eshte i majte ndersa per Berishen nuk mund te themi nje gje te tille sepse se percaktojme dot

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Detari

                  Zotni "Lomi"! Per Berishen eshte fare kollaj te flasesh, ai eshte thjeshte, ZOMBI.

                  Përgjigjjuni
                2. m
                  miri

                  TE flasesh per berishen po e pranoj qe eshte ekstrem por Edi Rama eshte me kembe ne toke dhe e di shume qarte rrjedhen e politikes qe po ndjek.Eshte ai Berisha i cili nuk ka asnje baze dhe gjithmone shkon ne ekstrem

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Frencj

                    Po normal qe jane me te majtet se eshte lider i vertete ndersa Sala eshte kriminel hajdut.

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      redi

                      Po Saliu ska asnje lloj gjeje te sakte dhe normale qe do jete ekstrem.Ai sdi se ku po jeton jo me po te flasim per gjera me te rendesishme.Ai eshte person i marre fund nga te gjitha anet e mundshme

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E verteta

                        Duke patur parasysh nivelin arsimor te popullsise, jam i sigurt se pjesa derrmuese e te anketuarve nuk e dine cfare politikash ndjek nje parti e majte ose e djathte. PS, nen udheheqjen e Rames, eshte parti e qendres se djathte, kurse PD-ja eshte thjeshte nje koleksion psikopatesh dhe dhe injorantesh shumengjyresh (fashista, ish-komunista, anarkista, lokalista). Parti te qendres se majte nuk ka sot ne Shqiperi.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pokeristi

                          Të qënët i majtë a i djathtë,është një koncept sa relativ aq kompleks. Njeriu matet dhe vlerësohet jo nga çfarë deklaron ,por si vepron. Realisht Edi Rama është shumë më i djathtë se antikomunisti komunist,Sahli Berisha. Kjo s’do shumë koment. Në vëndin tonë më tepër ka vënd pozicjoni partiak,se sa botkuptimi vehtjak. Në një rrjeshtim spektral të së djathtës, të gjithë ata që janë në të majtë të ekstremit të djathtë,me të drejtë nga ekstremisti i djathtë,konsiderohen të majtë.Pozicjoni gjeometrik. Po ashtu përsa i takon të majtës. Një koncept themelor dallus,i majtë a idjathtë është qëndrimi ndaj pronës. Dembelët në përgjithësi janë të majtë.Ata Janë besnikë të principit utopik komunist,sejcili sipas takatit,sejcilit sipas nevojës. E kështu në vëndin tonë dalin më shumë të majtë e të majisur .

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            petrit

                            Jane te shumte ata qe akoma jetojne ne mendimet e se kaluares pra me mendimet se eshte nje titan ne krye, per kete mund te bejme fajtor berishen i cili eshte kopja e ketij titani por ne qofte se hedhim syte nga kryeministri i tanishem i vendit tone do te kuptojme qe ideologjia e tij te con drejt nje destinacioni shume efektiv per vendin tone

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Olta

                              Normal qe shumica e popullit do jet me ps sepse pd si solli asgje te mire ktij vendi vetem vjedhje

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                S.t

                                Ku ka pasur ndonjeher parti te djathte ne shqiperi, ata jan thjesht si nje bajg lope qe ka kaluar rrota e makines a motorrit dhe i ka ndar ne mes, dhe ju i quani te majte e te djathte.

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Jorgo

                                  Nuk ka ceshtje idealizmi puna eshte se ai qe punon fiton dhe kryeministri Rama e ka treguar mjaft mire kete gje

                                  Përgjigjjuni
                                  1. e
                                    era

                                    Ska lidhje jo e majte jo e djathte sa te degjodh emri e berishes dihet qe nuk duhet ti japesh mbeshtetje pasi gjithe gjerave qe i ka bere shqiperise dhe shqiptareve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tani

                                      Po te mendosh faktin qe votat e PS kane ardhur gjithnje ne rritje vitet e fundit tregon qe njerezit kan fituar besim te qeverisja dhe jo qe jane ideologjikisht te majte ashtu sic thoni ju

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje