A e vizitoi Metën në qeli? Kryemadhi: Edhe sikur të dua unë, s’pranon ai! Prej 7 muajsh zero komunikim!

22 Tetor 2024, 12:53Politika TEMA
A e vizitoi Metën në qeli? Kryemadhi: Edhe sikur të dua unë,

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në një konferencë për shtyp, foli mes të tjerash edhe në lidhje me problemet familjare me Ilir Metën, që çuan deri në divorc.

Kryemadhi shtoi se nuk e ka takuar Metën i cili ndodhet në paraburgim.

"Është prej 7 muajsh zero me përjashtim që më ka ardhur padia e divorcit në shtëpi nuk kam më komunikim me të me këtë çështje do të punojmë të ndarë për arsye të mbrojtjes.

Dua të them që në parantezë duka të them që masa e arrestit është masë që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin, për gjëra të cilat dyshojnë tek unë duan t’ja vendosin ilir metës që nuk ka lidhje fare.

Edhe sikur të dua unë ta takoj unë, nuk do të pranonte ai, ku ka arrestim më të madh se sa ai shpirtëror, ku ka?! Nuk ia uroj asnjërit nga ju konfliktit familjar që kam unë. 

S’jemi me shkuesi, jemi dy njerëz që jemi dashur shumë, kemi ecur përdore 33 vite. Kjo çoi në faturën për të paguar një faturë shumë të madhe që nuk ka lidhje me asgjë tjetër", tha Kryemadhi. 

 

 

2 Komente

  1. s
    s'ban ,bohet xhelos Petrit Fosili

    as qi ja ndjen

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ani

      Keta jane si çifti Çaushesku...??!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje