Para arrestimit, Ilir Meta u takua në Kosovë me Menduh Thaçin, dyshohet për një 'pazar' me Mickoskin

22 Tetor 2024, 12:02Politika TEMA
Para arrestimit, Ilir Meta u takua në Kosovë me Menduh Thaçin,

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK-ut. Kreu i Partisë së Lirisë u prangos nga Njësia Speciale afër një qendre tregtare në Tiranë.


Indeksonline ka mësuar ekskluzivisht se Meta para arrestimit kishte një “agjendë të ngjeshur” në Republikën e Kosovës.

Ai zhvilloi një takim me Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në një hotel (emër i njohur për redaksinë) të Prevallës.

I pyetur nga Indeksonline rreth arrestimit dhe takimit me Metën, Thaçi hezitoi të fliste për këtë temë. “… se kisha komentu hiç, sepse është problem të komentohen proceset gjyqësore”, u shpreh shkurt ai.

Jozyrtarisht mësohet se ish-presidenti Meta bëri përpjekje që Menduh Thaçin ta bashkojë në koalicion me VMRO-n.

Kujtjomë se Meta në muajin gusht ishte takuar me përfaqësuesit e VMRO-së në Shën Naum. Pjesë e takimit ishte  njëkohësisht liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Në foto kanë pozuar edhe ministri i transporteve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Meta shkruan se u diskuta për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 ndër të tjera./Indeksonline

2 Komente

  1. N
    Na ruajt zoti

    Koka e shtrember e skrapalliut mendon per korridorin e vjedhjeve

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudira shqiptare

      po kush ishte ai qe diskuton per korridorin 8, apo hajde merre vesh?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje