Një ditë pas arrestimit të Metës, e ngarkuara me punë e SHBA në zyrën e ministrit Hoxha

22 Tetor 2024, 11:18Politika TEMA
Një ditë pas arrestimit të Metës, e ngarkuara me punë e

E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka mbërritur në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

VanHorn do të zhvillojë një takim me ministrin Ervin Hoxha.

Takimi i VanHorn me Hoxhën, vjen një ditë pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Ish presidenti Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.

3 Komente

  1. C
    Comments

    Berisha dhe Meta na lanë pa ambasador amerikan në vëndin tonë se i thonin youri kim se sillet si guvernante.Gjith ky helm i tyre ndaj shtëpis së barrdhë për të amnistuar korupsionin.Meta thoshte narko shtet

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nua rroku

      Pra sipas parashikimit neser arrestohet Berisha? Jooooo mos e beni kete se na iku java ne fest

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Cfare dushi te beri , te nxehte apo te ftohte. Je i ri ne detyre ,do mesosh me kohen se si te silleni, jo si halabake dhe kriminela rrugesh .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje