Hetimi i SPAK për të plotësuar dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, veç Shqipërisë, është shtrirë në pesë vende të tjera.
Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme mbyllet me falenderimin që kjo strukturë adreson ndaj autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros.
Dosja e plotë e SPAK e shtrin hetimin të paktën 15 vite në kohë, ndërsa nga autoritetet e pesë vendeve të përmendura shkurtimisht në njoftimin e SPAK janë siguruar të dhënat, që tre prokurorët e çështjes kanë vlerësuar me rëndësi për hetimin.
Në SHBA ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është dosja e lobimit me të paktën 400 mijë dollarë, që nuk janë deklaruar në bilancet vjetore që Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kryeqëzimi i të dhënave dhe shifrave të pasqyruara, ka nxitur SPAK që të dyshojë se paratë në fjalë janë me burim korrupsionin.
Nga Qipro janë kryer pagesat për lobimin në SHBA, ndërsa ka pasur akuza publike ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për llogari të fshehta në këtë ishull.
Hetimet në Itali dhe San Marino janë shtrirë në lidhje me akuzat publike për ndërhyrje estetike të Monika Kryemadhit, kostoja e të cilit nuk është deklaruar prej deputetes në formularin e deklarimit të pasurisë.
Në Austri është kërkuar bashkëpunimi i autoriteteve atje për të siguruar të dhëna për një ndërhyrje kirurgjikale që dyshohet se ka kryer Ilir Meta disa muaj më parë.
SPAK ka siguruar faturat financiare të këtyre ndërhyrjeve dhe dyshon se paratë e këtyre pagesave kanë si burim korrupsionin e shtrirë ndër vite të çiftit Meta-Kryemadhi.
Kokëfortësia e Metës bëri që të poshtërohet dje në publik .Ka vite që jemi në dijeni për korupsionin e tijë,por gjithmon gjente mënyra dhe bënte përpjekje për ti rrëzuar akuzat., dhe jo të pendohej dhe kërkonte falje.Më e forta është se imagjinonte të kthehej në pushtet.Si kryeministër në 2025 dhe si President republike në 2045.,pasi për kryetar parlamenti as që e vinte në dyshim.
Jo ore jo , nuk imagjinonte te vinte ne pushtet dhe as nuk e kalonte ne mendjen e tij ndonje here ..lere cflitet , disa here flitet qe te tregoje ne klientelistet e tij votues qe : ja jam ketu dhe bashke do tja dalim , nje dite do drejtojme vendin , ose ne gjuhen e futbollit thuahet se mbrojtja me e mire eshte sulmi ....dhe keshtu hidhej ne sulm , vec nese dikush u siguronte atyre dmth Metes dhe Saliut se nuk do te ngacmoheshin ligjshmerisht ata do te zhdukeshin nga skena politike pergjithmone , qellimi i tyre primar ishte ruajtja e pasurise se vjedhur dhe jo shtimi ....cvodhen vodhen , nuk te jepet me shanci ...prandaj luftojne , per ruajtjen e pasurise ....kane kaq shume sa qe nuk llogaritet, asnje dhe asnje here nuk do ta marim vesh me saktesi se sa kan ...
Mbetet 5 pikat pa u relizuar po tani si i behet