Kreshnik Spahiu theksoi se pas arrestimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës rrezikojnë të shpërbëhen partitë e tyre PD dhe PL pas zgjedhjeve të 2025.
''Arrestimi i Çyrbjes dhe Metës ndikojnë politikisht. Po konsolidohet tek socialistët që ka me mijëra që kanë kontribuar tek partia e tyre.
PD dhe aleatja kryesore PL absolutisht rrezikon shpërbërjen pas zgjedhjeve 2025. Është në pikëpyetje ekzistenca e saj, i kanë shpallur luftë SHBA.
Sali Berisha dhe Ilir Meta e dinë që nuk është armiku Edi Rama. I do ti ketë në çdo fushatë elektorale. Rama është i frikësuar nga një precedent penal i këtyre.
Furtuna tjetër penale për 21 janarin, ku janë përfshirë shumë faktorë ndërkombëtarë ku parashikohet rëndimi i dosjes penale të Berishës.
PD do duhet të mbijetojë. E vetmja thirrje për mosbindje. Shqiptarët dhe mbështetësit janë shumë pragmatistë, me vitet që vdekur dhe idealizmi.
PD e ka humbur misionin për rrëzimin e pushtetit. A do e shfrytëzojnë partitë e reja këtë mundësi? A do e arrijnë të përfitojnë nga kjo hapësirë boshe në tregun politik? PD është në kufirin e mbijetesës", tha Spahiu në '5 Pyetjet me Babaramon'.
Sake keto parti duhet te pasurohe me fryme te, re duke qeruar kancerin 34 vjecar, duhet tu hiqet dy familjeve mafioze e tu kthehen shqiptareve
Fajin nuk e ka Partia apo selia, por njerëzit që udhëheqin atë.Janë tipa që ju pjell mëndja ligështi., ku din me lëvizur sa në njërën parti në tjetrën, apo Parti të re duke formuar.Shumixa e politikanëve tanë jetojn më mirë se kongresmenët amerikan apo lordët britanik që kanë mbi 200 vite demokraci.