Arrestimi i kreut të PL - Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA: “Gjyqi i jetës” së Metës, SPAK zotëron të gjitha faktet për vilat e tij jashtë shtetit

22 Tetor 2024, 09:16Politika TEMA
Arrestimi i kreut të PL - Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA:

Avokati Romeo Kara tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme edhe për qytetarët shqiptarë.

Pas më shumë se 30 vitesh theksoi avokati, qytetarët po shohim se marrja peng ka marrë fund. Po ashtu avokati tha në “Ora e Fundit” në ABC News t se në aferën CEZ-DIA ka edhe tetë biznesmenë të tjerë të përfshirë.

“Unë e kam thënë që do të arrijë një ditë, që do të ketë një fund kjo marrja peng nga qeveritare që kanë marrë peng. Kemi pasur gjithë predispozicionin tonë, për të fuqizuar zërin  në publik dhe tek organet e drejtësisë që ne duam drejtësi.

Jemi rrjepur për së gjalli nga politika shqiptare. Sa i përket biznesmenit, që i ka dalë emri nuk e di, por mund të them që janë 8 biznesmenë, disa oligarkë të mëdhenj, janë të mëdhenj. Ne e dimë se si janë ngritur këta persona.

Por asgjë nuk është e pamundur edhe përballja me to. Edhe shitja e pijeve alkoolike është shtuar sot në darkë, njerëzit kanë ngritur dolli”, tha ai, duke shtuar: “Ky është gjyqi i jetës së Metës dhe Gjokutaj, ta shohim do ta fitojnë apo jo.

Gjithashtu avokati komentoi edhe deklaratën e bërë nga avokati i Ilir Metës, Gjokutaj, duke thënë se ka bërë kallëzim të rremë. Avokati tha se nuk ka bërë aspak kallëzim të rremë dhe se të gjitha faktet janë aty.

Më tej ai nënvizoi se avokati Genc Gjokutaj do të duhej ta kursente veten nga deklaratat.

“Nuk më ka thënë ndonjëherë që kam bërë kallëzim të rremë. Por jam i sigurt që do ta humbë këtë çështje. Faktet janë aty. Po të ishte kallëzim i rremë, Prokuroria do ta kishte mbyllur, por ka kaq vite dhe mund ta kishin thënë. Por është hera e parë sot. Unë jam më i vërtetë se Genci dhe të gjithë Gencat e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Avokati shtoi gjithashtu se SPAK zotëron të gjitha faktet për vilat e Metës jashtë shtetit.

“SPAK i ka të gjitha informacionet. Mund të them që kjo aferë është bekuar nga Ilir Meta. “Zorra qorre” e Metës, është zëri i dytë në çmendinë e Metës. Me çfarë financohen? Unë nuk nis beteja për t’i lënë.

Sot mendoj që kjo është fitore për të gjithë shqiptarët që në fund të tunelit po duket dritë. Njerëzit duan vetëm drejtësi. Në çdo aspekt të jetë duhet drejtësi. Në bazë të ligjit, jam në gjendje të bëj kallëzim, dhe i bindur dhe i ftoj të gjithë llapazanët e Metës, të shohin se ku jetoj unë.”, u shpreh ai.

4 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Bravo z. Karo! Ju shquheni për mençuri, aftësi profesionale, guxim, patriotizëm. Ju duhet të mendoheni heroi i kombit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrpusionit në politikën shqiptare. Urime të përzemërta!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Comments

      Metës dhe Berishës (përfshir bashkpuntorët e tyre) duhet t'ju llogaritet sa kanë fituar me rrogën,sa kanë shpenzuar.,pjesa tjetër t'ju kaloj shoqatave humanitare.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Mirenjohje per kontributet tuaja patriotike z.Romeo Kara. Ju kam ndjekur ne gjithe komunikimet tuaja me publikun.Ju uroj shendet.

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          Bravo Romero, djale trim e guximtar, me ne fund drejtesia filloi punen . Ne haremin e Jales veper e felliqur e Nafije dybekut , ka rene zia. Eshte ulur flamuri ne gjysem shtize ne kampingun me te degjeneruar te planetit, ku trajnoheshin lristat e hardallosur e te droguar te leshelise se Nafije dybekut.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje