A është e vështirë të bashkëjetosh me servilët dhe të korruptuarit në Kuvend? Ja si përgjigjet Braçe

8 Janar 2025, 09:14Politika TEMA
A është e vështirë të bashkëjetosh me

Deputet i PS-së, Erion Braçe i pyetur 'si është të bashkëjetosh me servilët dhe të korruptuarit brenda një familjeje politike apo në parlament?', tha se askush nuk mund të zgjedhë në këtë rast, por thjeshtë duhet të bashkëjetosh, herë duke u mërzitur e herë duke i anashkaluar.

Ai tha në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus se servilë dhe të korruptuar nuk ka vetëm në Shqipëri, e njejta situatë është edhe në vende të tjera.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Vendosin shpesh ata shkopinj nën rrotat e të tjerëve?

Braçe: Kush servilët? Po është natyrale kjo. Kur je thjeshtë servil edhe s’ke asgjë tjetër, fuqi tënden të brendshme apo për të konkuruar, patjetër që vendosin shkopinj nën rrotat e gjithkujt që e shikojnë si konkurent të tyre.

Borakaj: Është e vështirë bashkëjetesa në një familje politike por qoftë dhe në parlament me servilët, me të korruptuarit?

Braçe: E thamë që nuk jemi në kushtet për të zgjedhur. Do përshtatesh, nganjëherë e merr me të qeshur, nganjëherë acarohesh, nganjëherë zemërohesh, nganjëherë bërtet, nganjëherë thjeshtë e lë në heshtje, nganjëherë mundohesh ta zhvlerësosh ky është ambinenti. E në këtë ambient patjetër do përshtatesh, por nuk është kështu vetëm në Shqipëri, kështu është kudo.

2 Komente

  1. T
    Taulant

    Akoma eshte ne politike ky pleshti ?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Jo nuk eshte kudo njelloj . Ne Shqiperi korupsioni qeveritar eshte alarmant.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje