
Kjo është dilema më e madhe e demokratëve, të cilët teksa kanë parë liderin e tyre Sali Berisha duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ilirin me dy mbiemra, Meta & Metaj, kanë sjellë nëpërmend etiketimin epik “alenaca e qelbësirave”.
Padyshim, ish spiuni i Sigurimit të Shtetit ka nevojë për një strehë ku të fshihet e të jetë i mbrojtur në këtë kohë kur gjithë neveria është drejtuar mbi të, po përse këtë strehë t’ia japë Sali Berisha dhe Partia Demokratike?
Fitorja ne zgjedhjet lokale është domosdoshmëri për vendin dhe për vetë opozitën, por kjo nuk mund të arrihet duke bërë partnerë spiunët e Sigurimit.
Sali Berisha duhet ta bëjë aleancën me qytetarët, të dalë përballë tyre i vërtetë e t’i ftojë jo që të fitojë pushtet Partia Demokratike, por që pushtetin ta fitojnë qytetarët e Tiranës dhe si në Tiranë edhe në bashkitë e tjera në aleancë me PD-në e të gjithë demokratët dhe ata që nuk duan rregjimit e Edi Ramës dhe të Erion Valiajt, por të nënshkruash marrëveshje me një ish- spiun ordiner e shërbëtor të Sigurimit, kjo është të nënshkruash humbjen pa nisur gara elektorale.
Ilir Meta, Metaj e ka provuar edhe më parë që hallin më të madh ka pushtetin dhe jo interesin qytetar.
Ndaj është e pakuptimtë që Sali Berisha të bashkëpunojë me atë njeri që publikisht në sallën e Kuvendit kur ishte Kryetar i Kuvendit ka deklaruar qe e kam dhënë një herë dorëheqjen për Shkëlzenin, nuk e jap prapë, kur Berisha i kerkoi të jepte dorëheqjen nga Kryetar i Kuvendit.
Është e pakuptimtë mbi të gjitha që Sali Berisha të shkelë mbi dhimbjet dhe vuajtjet e mijëra të përndjekurve politikë që u përndoqën, torturuan, burgosën dhe u vranë nga Sigurimi i Shtetit e të bashkëpunojë me një ish spiun të kësaj arme kriminale.(CNA.al)
Spiun dhe komunist. Duhet te hiqet qafe nga politika
hahaha shume e vertet ai rrezik shkon e do spiunoj te rama te gjithe ate qe do bejm me saliun
po ca fitore permendni dhe ju o gazetare.A po jetoni ne kete vend apo vk...Ata te dy jane kriminel shume ropqira dhe kerkojne pushtet hahahah
Pirdh pirdh se lirohesh thuaj berishes..Ata jane te dy spiun nuk eshte vetem njeri
Hajduta spiuna kriminela jane keto si Likja e si Saliu ,mjer ato qe i shkojne mbrapa ketyre
Asnjeri nga keta te dy se ka te gjat ne politik
Vetem po te jete populli budalla dhe te votoje dy krininelat e shqiperise meten dhe berishen
Qe Jane pasuruar kete e din i Mash dhe i Vogel .Qe kane vrare dhe prere ne Bese nje popull ,,Edge kjo dihet nga i madh dhe i Vogel..Pse jo mbase duhen te kthehen ne rruge te Drejte tani qe te punojne per Popullin. Asnjehere nuk eshte vone,, mbase Kane dhe frike nga Drejtesia ! Por Kane hyre ne Gjyna shume me kete Popull te shume vuajtur ... Keta merotojne Burgun...se kushedi se sa e sa njerez Jane vrare ,,dhe Spiunuar nga keta dy Kriminele..
Patjeter qe mund te fitohen. E harruat vitin 2013 ? Likja spiun ishte dhe athere