Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme, komisioneri Celibashi ka të drejtë të shpërndajë mandatet dhe të publikojë emrat e fituesve në Tiranë, ku është edhe mandati i debatueshëm i ‘Nismës Shqipëria Bëhet’.
Report TV ka mësuar se komisioneri ka vendosur t'u japë të rinjve pak kohë, siç është kërkuar prej tyre, derisa Shabani të kthehet në Shqipëri të shtunën. Por nëse bisedimet dështojnë, Zeqir Kordhoni lë përfundimisht jashtë Kuvendit, Adriatik Lapajn.
Por edhe vetë Kordhoni ka zero shanse të hyjë në Kuvend. Aktualisht mandatin e zotëron Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, jeton në Sarandë dhe është nëna e anëtarit të kryesisë së partisë së Lapajt, Vasil Dajko.
Ajo ka shanse të larta të pranojë mandatin nëse nuk ka zgjidhje përplasja Lapaj-Shabani. Burime pranë Partisë Shqipëria Bëhet, i thanë Report TV, se ajo do të pranojë mandatin, duke mos rrezikuar kështu që Livia Savri, që është e dyta në listë të hyjë në Kuvend.
Livia është partnerja e Endri Shabanit, ndaj Ana Dajko, ngelet për Lapajn arma e vetme për të lënë me ‘gisht në gojë’ Shabanin.
Debati mes tyre nisi pasi daja i Endri Shabanit nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, duke qenë se pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit.
Kreu i Shqipëria Bëhet bën fajtor për dajën e tij, Endri Shabanin. Ky i fundit tha se kryeneçësia e Zeqir Kordhonit, për të mos dhënë dorëheqjen nga lista e mbyllur, erdhi pas kreu i "Shqipëria Bëhet" i kërcënoi fëmijët. Në listën e hapur, Lapaj mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla.
Estrada e Ballshit vazhdon.
Shabani, Lapaj e kompania e tyre jane diskredituar perfundimisht!
STAN ME LEPURA
Te rinjte e politikes se vjeter! Shpresa u shua…
lapaj deklaroi qe sdo ishte ne parlament perpara zgjedhjeve ,kur u ripyet pas zgjedhjeve filloi ta dredhe me pergjigje evazive ...ky eshte bythqirllek dhe nese lapaj e ben kete pse mos ta bejne edhe te tjeret ....
Pordhe me rigon i thone ketij muhabeti nga Shaba deri tek Adriatik Llapa.Ndonese ky trapi Sarandiot eshte zotuar publikisht qe nese nuk fiton nuk do marre asnje vend nga listat e mbythura. Po Tik gangsteri provincial pasi e pa qe nuk eshte ashtu siç mendoi ai ,i instruktuar edhe nga mesuesi i tij i madh kryekrimi Berishe nuk pranon asnje kompromis qe vendi per ne parlamet i takon krye.arit te Shqiperia ç'behet. Me pak fjale pak budallenj dhe halabaker,pianec dhe lango ka opozita por i duhej edhe Tik Llapa.
Ja u beri mire Arlind Qorri qe su perzje me ju plehrat ,dihej cfare malli ishet
Fiks
Krahasoni keta dy klloune me Levizjen Bashke. Se pari, renditjen ne listat e mbylllura e percaktoi anetaresia, siç duhet te ndodhe ne çdo parti serioze (pa halla, daja e dashnore qe dorehiqen me urdher nga lart). Se dyti, listat u dorezuan disa dite para afatit ligjor. Se treti, kryetari kerkoi vendin e dyte ne liste dhe megjithese partia mori vetem nje deputet nuk ben manovra per t’ia marre te zgjedhurit mandatin e ligjvenesit. Perkundrazi del neper media dhe e promovon. Bravo Redi Muçi dhe Arlind Qori. Hallall vota qe ju dhame.
Me gisht ne goje ka per ngelur Mero leshi dhe komentusit e tije bythe lepiers
O Muço, mos e jep doreheqjen nga lista se je me lart se Zeqiri. Hajde te na rroje tepsia o 99-ça.
Corbe e prishur e karagjozeve "politikane".Qe ne momentin qe ne lista te mbyllura u vendosen njerez pa asnje veprimtari politike,kjo gje do te ndodhte.Ne Shqiperi,as Ligji qe u be per zgjedhjet nuk zbatohet.Thuhet se do te kish 30% te deputeteve nga lista e mbyllur por ne Kuvend do te jene 96-kuvendar si ushtare te kryetareve.Shteti ben ligje(kuvendi) por,politikanet tane hapin shtigje.Ky nuk eshte shteti i ligjit e drejtesise eshte shteti i vjedhjes dhe i mashtrimit.
Ha ha ha… store..!! Ec aty Llapi..!