Pas shkarkimeve masive në bashki, qeveria krijon OJF që do të trajnojë stafet e pushtetit vendor. Zbulohet VKM-ja

16 Korrik 2025, 19:27Politika TEMA
Pas shkarkimeve masive në bashki, qeveria krijon OJF që do të

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës, vendimin për krijimin e një organizate jofitimprurëse e cila do të trajnojë stafet e njësive të pushtetit vendor.

Në vendimin e qeverisë, thuhet se autorizohet ministri përgjegjës për çështjet vendore për negocimin dhe firmosjen e marrëveshjes me njësitë e qeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore, për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore në vendin tonë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 5, të nenit 14, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

Autorizimin e ministrit përgjegjës për çështjet vendore për negociimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 5, të nenit 14, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, për krijimin e subjektit të kompetencave të përbashkëta, në formën e organizatës jofitimprurëse, për zhvillimin e kualifikimin profesional të qëndrueshëm të të zgjedhurve, nëpunësve civilë dhe punonjësve të tjerë në njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim rritjen e performancës profesionale për t’u shërbyer komuniteteve dhe për t’i ndihmuar ato në përmbushjen e funksioneve të veta dhe kompetencave, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe për përmbushjen e sfidave, që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndihmesa financiare konsiston në mbulimin e kostos fillestare të themelimit të subjektit të kompetencave të përbashkëta dhe të jo më pak se 50% të kostove operacionale të funksionimit të saj për tri vitet e para të funksionimit për përmbushjen e objektivave.

Ministri përgjegjës për çështjet vendore merr pjesë në komitetin drejtues të subjektit të kompetencave të përbashkëta.

Ndihmesa financiare, sipas pikës 2 të këtij vendimi, të parashikohet në buxhetin e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Ministri përgjegjës për çështjet vendore sigurohet që, për programet e ofruara, të merret pëlqimi paraprak nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike për miratimin e programit vjetor të trajnimit, pa penguar zhvillimin e realizimin e tij, me përjashtim të rastit kur për module përkatëse vërtetohet se është kryer planifikimi për vitin akademik përkatës nga ana e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

Ngarkohen ministri përgjegjës për çështjet vendore, Ministria e Financave dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

3 Komente

  1. r
    rrotullhane që hanë bukë shteti e që nuk dijnë shq

    Të bëjmë një komision, që të kontrollojë komisionin i cili kontrollon komisionin……

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paralajmerim i kobshem

      Normal. Puçi institucional kunder kompetencave te pushtetit lokal duhet legalizuar, duhet institucionalizuar. Mos harroni se keto grabitje te kompetencave, qe vendosin pushtetin lokal nen kontrollin e plote te vendorit, do jene ne fuqi edhe kur te fitoje zgjedhjet opozita. Do dale EDrosmi dhe do te ankohet qe pushteti i at'hershem ka mbytur pushtetit lokal. Duhet te kujtohemi se eshte AI qe po e ben. Dhe Saliu patjeter do e perdore...Po kristalizohet nje diktature. Po institucionalizohet Konvergjimi i fuqive ne nje dore te vetme. Filloi qe me fushaten zgjedhore ku cdo gje e vendos kryetari, vazhdoi me komisionin parlamentar qe donte te vinte nen kontroll SPAK-un ( po sikur nuk ja doili dot se e kundershtuan gjithe Ambasadat) . Tani po vendoset nen kontroll te plote pushteti lokal. Po i vjen rradha Gjykatave dhe prokurorise. Njelloj si strategjia e Hitlerit. Mos ju duket cudi nje dite te gdhiheni serisht nen diktature.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flutra e ditës

        E padëgjuar! Shteti që krijon OJF! Po pse quhet OJF? Ajo fare mirë është agjensi publike!. Këtu është "ndritshmëria e të gjithditshmit"tonë! Po të quhet Agjensi Publike, nuk mund të vjedhin kaq rehat. Me emërtimin OJF, jamë të mbrojtur edhe nga dielli, edhenga shiu, edhe nga hëna! Në fakt OJF-në e kanë gati: Eshtë Qendra për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, pronë e znj. Rama. Edhe emri përkon plotësisht me detyrat, prandaj nuk do harxhojnë kohë as për të bërë bukëvalen e foshnjes së re.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje