Vullnet Sinaj letër KQZ-së: Të hapen kamerat e 11 majit

16 Korrik 2025, 18:11Politika TEMA
Vullnet Sinaj letër KQZ-së: Të hapen kamerat e 11 majit

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj, ka dalë hapur kundër porosisë së kryeministrit Rama duke kërkuar zyrtarisht hapjen e pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave për Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Sinaj thekson se ka interes të verifikojë me transparencë çdo detaj të numërimit. Ai sqaron se pamjet do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe premton se çdo informacion i marrë do të trajtohet sipas ligjit, shkruan A2 CNN.

Me këtë lëvizje, Sinaj tregon hapur një qëndrim ndryshe nga linja zyrtare e socialistëve dhe vetë kryeministrit Rama, i cili më herët është shprehur skeptik ndaj kërkesave për hapjen e kamerave të qendrave të numërimit. Për kërkesën e tij, Sinaj referon Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe vendimet e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve që garantojnë të drejtën për informim dhe transparencë. 

2 Komente

  1. X
    XXXL

    Shoku Vullnet mos dil kunder diktatorit se do te gjesh belane, me gjithe se ke te drejte, toc.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Degjoje XXXL! Se Rama ti heq 23 mije m2 qe tecdha ne bregdetin plazh i vjeter-zvernec. He derman.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje