Dorëheqjet masive në bashkitë e vendit, Blendi Klosi: Rritje e performancës së administratës

16 Korrik 2025, 14:10Politika TEMA
Dorëheqjet masive në bashkitë e vendit, Blendi Klosi: Rritje e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi u ndal këtë të mërkurë në Bashkinë e Dibrës ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë, në kuadër të ristrukturimit të pushtetit vendor.

Klosi zhvilloi një vizitë edhe në zyrën e shërbimeve e-albania që është ngritur për qytetarët brenda bashkisë.

Klosi tha se kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe sidomos për pensionistët dhe ata që nuk din të përdorin teknologjinë.

Sa i përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë bashkinë e Dibrës, Klosi tha se është në kuadër të rritjes së performancës së administratës për shërbimet ndaj qytetarëve, raporton BalkanWeb. 

Dorëheqje të drejtorëve ka patur këtë të mërkurë edhe në Bashkitë Bulqizë, Mat e Klos.

2 Komente

  1. r
    robi

    Po tani u kujtuat per performancen ju o Klos, po kur vije ne Durres a nuk shihje te njejtet drejtore prej 15 vitesh qe benin rrokade me njeri tjetrin cdo 3-4 vjet sa per te hedhur hi syve publikut kurse ti ecje neper Durres me drejorin e stazhinuar me 5 mandate dhe 17 vjet drejtor , i ngeli merak vetem drejtori i gjelberimit Ronit te Bashkise. Tani flitet se Roni do kandidoje ne Vlore se kane vende bosh dhe ta shtyje dhe ne Vlore nja 15 vjet te tjera se ne Durres i ka dale boja.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dylber surrelas

      Servil deri ne nje neveri te skajshme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje