Në Vlorë vazhdon vala e dorëheqjeve. Pas dorëheqjes së drejtuesve të institucioneve në varësi të bashkisë së Vlorës, si dhe atyre në varësi të ministrive të linjës, kanë dhënë tashmë dorëheqjen edhe kryetarët e 5 rajoneve të qytetit, por edhe 4 administratorët e njësive administrative të qytetit.
Të parët që kanë dhënë dorëheqjen kanë qenë kryetarët e rajoneve në Vlorë dhe më pas kryetarët e njësive administrative.
Siç mësohet, dorëheqja është pranuar edhe nga kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, teksa ka nisur puna për zëvendësimin e tyre.
Deri më tani, siç bëhet me dije, nuk kemi dorëheqje të nënkryetarëve të bashkisë. Theksojmë këtu faktin që një prej tyre është emëruar në muajin maj dhe ka ardhur pikërisht nga radhët e të rinjve të FRPD-së në Vlorë.
Shtet haxhiqamil, injorant, i pafytyre, terrorist dhe pervers! Pse nuk ndihet asnje nga te urdheruarit per doreheqje?! Apo qe kur i ka vene e ka ditur qe koqe kandari kane qene? Mjere shteti e shoqeria cfare kosto shtese te panevojshme po paguajne!
Eshte semundje e gjithe administrates shqiptare ne te gjitha kohet. Ne te gjitha nivelet emerohen njerez pa dinjitet neper poste administrative. Per njerez fisnike, profesioniste dhe me integritet, portat jane te mbyllura. Duhen injorante te nivelit lepe-peqe. Mjafton ti lesh te vjedhin pak.... dhe balte te behen. Karakteristike e administratave bythlepirese te autokratit. Nuk ka ligj, ka vetem Maliq.
Populli dele nuk e kupton, se mbrapa kesaj "furtune" fshihet ozurpimi total i pushtetit vendor. Populli masturbohet kur denohen te tjeret. "Me nxirr nje sy, i tha shqipua Xhindit, qe atij komshiut tim t'ja nxjerresh te dy syte" Kur eshte fjala per vehen, "faji eshte personal". Kur diskutohen te tjeret, shkarkimet ne tufe "si bagetia". Po mire more bukeshkale: asnje prej atyre qe i shkarkon me urdher, nuk eshte puntor i rregullt ? Si ka mundesi te pushohen nga puna qindra vete se i ngrihet Psikopatit nje dite te bukur ??!! Jepi sulltan "shkerdheje popullin e shkerdhyer qe te nxorri nga balta dhe te beri nga "thonj pa prepre" ne komandant suprem. Ne cdo vend, normal apo anormal ne bote do dilte te pakten nje gjykates dhe do thoshte: Kjo qe po behet eshte antiligjore dhe antikushtetuese. Ketu gjykatesit presin rradhen...Kishe te drejte kur thoje: - nuk keni pare gje akoma... Kur do fillojme me gjykatat, prokurorine ? Nje diktature po instalohet.