Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, komentoi edhe fitoren historike të Partisë Socialiste më 11 maj, ku nuk kurseu as ironitë për Sali Berishën.
“Del një boksier 10 herë në ring, ti e rreh 10 herë. Të 11-tën thotë “janë nxehur, do të mund”. Çfarë t’i bëjmë ne? Ta forcojmë burrin e huaj?
Derisa vijnë te numërimi janë në rregull e kanë fituar, sapo vjen numërimi thonë na i vodhën”,- tha Ndreu në “Frontline” në Report Tv.
Ndreu komentoi dhe deklaratat e Sali Berishës kundër aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth teksa tha se janë fallco. Për më tepër, Ndreu e quajti kreun e Partisë Demokratike si shkaktarin kryesor të kaosit urbanistik në vendin tonë.
“Berisha nuk di ku i bie Thethi. Nuk ka qenë asnjëherë. Nuk merrem me Berishën fare. Është një njeri që do kështu rastesh për të dalë si engjëll i këtyre historive.
Është shkak i shkatërrimit të këtij vendi, i këtij kaosi urbanistik. Ky s’ka të drejtë me fol fare. Kur flet ky për urbanizim, këtu nuk kam më argument”,- tha Ndreu.
shume e bukur kjo ,,,,sa mbyllet votimi festojne se kane fituar ,sa fillon numerimi hungerijne se jane vjedhur .eshte e njejta skene ,i njejti skenar ,te njejtet aktore ,e njejta hungerime ,e rrjedhimisht duke qene keshtu dhe spektatoret po firojne .dhe dale ngadale nese vazhdon keshtu ,dhe aktore dhe spektatore do mbeten vetem ata .te vetem ,por trima ne lufte ama .