TemA
Në një akt absurd që duhet të trondisë ndërgjegjen institucionale të vendit, Gjykata Kushtetuese ka dalë jashtë rolit të saj si interpretues i Kushtetutës dhe ka hyrë në territorin e ndalueshëm të shkrimit të saj. Me vendimin e dhënë së fundmi në çështjen “Sinaj”, ky institucion që supozohet të jetë gardiani fundor i rendit kushtetues, ka zhvlerësuar një kompetencë të qartë dhe ekskluzive të Kuvendit të Shqipërisë, duke krijuar një precedent të rrezikshëm, që ndryshon në heshtje vetë tekstin dhe frymën e Kushtetutës së Republikës.
Në qendër të kësaj ngjarjeje që meriton vëmendje institucionale, qëndron neni 70 i Kushtetutës. Paragrafi 3 i këtij neni ndalon që deputetët të përfitojnë pasuri që burojnë nga prona e shtetit ose e pushtetit vendor. Ndërsa paragrafi 4 është shumë më i saktë dhe procedural: nëse ka dyshime për shkelje të këtij rregulli, Kuvendi, me mocion të Kryetarit të Kuvendit ose të një të dhjetës së deputetëve, vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila shqyrton papajtueshmërinë.
Pra, organ vendimmarrës është Kuvendi, jo thjesht një grup deputetësh. Iniciativa mund të vijë nga një e dhjeta e tyre, por pa vendimin formal të institucionit, procedura nuk ekziston. Kjo nuk është një zgjedhje politike, por një detyrim kushtetues. Kështu ka funksionuar në të gjitha rastet. Kështu ka gjykuar vetë Gjykata Kushtetuese deri më sot.
Por me vendimin “Sinaj”, kjo praktikë dhe kjo normë u përmbys. Gjykata vendosi se një e pesta e deputetëve mund t’i drejtohet drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese, pa vendim të Kuvendit, duke u mbështetur në një dispozitë të një ligji të paautorizuar nga kushtetutëberësi.
Në këtë mënyrë, ajo anashkaloi faktin që neni 70/4 përbën një dispozitë të posaçme kushtetuese, që ka përcaktuar qartësisht mekanizmin institucional dhe kushtet për fillimin e procedurës së shqyrtimit të mandatit. Duke zgjedhur të zbatojë një nen të ligjit aty ku ekziston një rregullim i posaçëm nga vetë kushtetuta, Gjykata nuk interpretoi Kushtetutën, por e modifikoi atë, duke hequr një kompetencë nga Kuvendi dhe duke ia dhënë një pakice deputetësh.
Ky është një ndërrim roli: nuk është më Gjykata që interpreton Kushtetutën, por një gjykatë që e rishkruan Kushtetutën, duke fshirë me një vendim praktikën e saj dhe tekstin e vetë normës themelore të shtetit.
Gjykata Kushtetuese jo vetëm rrëzoi me një vendim të vetëm gjithë praktikën e saj të mëparshme kushtetuese, por as nuk denjoi të shpjegonte arsyet dhe nevojën e jashtëzakonshme që kishte për një ndryshim të tillë. Në çdo sistem serioz të së drejtës kushtetuese, zhvillimi i praktikës nuk është rregull, por përjashtim dhe si i tillë kërkon arsye të thelluara, të dokumentuara dhe domosdoshmërisht të argumentuara. Në këtë rast, ato mungojnë plotësisht. Në vend të një analize juridike bindëse, kemi një vendim të thatë dhe të heshtur që zhbën një precedent të qëndrueshëm, pa reflektim, pa arsyetim dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj peshës institucionale që mbart një ndryshim i tillë.
Asnjë nga vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese nuk ka njohur këtë të drejtë për një të pestën e deputetëve. Për më tepër, kjo risi e imponuar bie ndesh me parimin themelor të ndarjes së pushteteve dhe me vetë jurisprudencën e gjykatës, e cila deri më tani ka respektuar rreptësisht faktin që parashikimet e posaçme kushtetuese nuk mund të zëvendësohen nga parashikime ligjore të paautorizuara nga Kushtetuta.
Ky vendim nuk është thjesht gabim interpretues – është një shkelje themelore e Kushtetutës, një akt që heq një kompetencë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ia jep një pakice deputetësh që nuk përfaqësojnë shumicën e institucionit.
Është një shfaqje e rradhës e krizës së sistemit gjyqësor në aspektin profesional dhe llogaridhënës. Ky vendim vetëm sa përforcon perceptimin se në emër të “shtetit të së drejtës” po ndërtohet një sistem jashtë kontrollit kushtetues.
Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e mbrojti dot Kushtetutën, por i hoqi Kuvendit një kompetencë që ia njeh Kushtetuta, kush do të mbrojë më rendin kushtetues të Republikës?
Janë gjykates kushtetues të akademisë ( së kaka muti shurres) të Jurij Kim., ose Qim do të thoshte Qim Pëjka.
Parlamenti është organi më i lartë sipas kushtetutës. Me shumicë votash të shkarkohen të gjithë gjyqtarët. Njerëz të paaftë nuk i duhen shtetit në gjykatë.
Nuk e di mitë se ku çalon kjo çështje dhe se ku mbështetet GJK që ka marë këtë vendim por nëse është shkelje atëherë kjo është për të vënë kujen Por po e çoj mëtej këtë arsyetim modest .Le të jet një normë që deri më sot e kanë anashkaluar ligjëvënësit .Për ta ç'bërë këtë vendim le të bëhet referendum dhe populli të vendos nëse e miraton ose jo një shkelje të kushtetutës nga organi epror që ka për detytërë të mbrojë kushtetushmërinë e vendimeve ligjeve dhe akteve normative . Në botë referendume popullore bëhen edhe për gjëra shumë të thjeshta por që janë me interes për popullin jo më kur kushtetutën e shkel vetë GJK që e ka për detyrë ta mbrojë. Ku po shkon kjo drejtësia jonë o popull? Për një kasolle që prishet në Theth edhe pse pa leje dhe në tokë të shtetit opinioni po fletë dhe me të drejtë por kur kjo gjykatë po rrëzon shtetin çfarë duhet të bëjë popoulli a duhet të reagojë dhe ta thotë fjalën e tij.apo të ndodhë çfarë të ndodh Po qe e vrtetë ky handikap i GjK po opozita ka gojë të flasë apo mëndjen e ka në vënd të lig.???!!!Gjithënjë po qe se kjo gjykatë ka marrë kpetenca t e kuvendit atëhere poqe se opozita është në binarë me kodensus të bënë në ninarë GjK duke ja hedhur poshtë këtë vendim me 94 vota në pa mundësi numëri atëhere parlamenti ti drejtohet popullit dhe ky të vendos ,..
Kishtetuta në fuqi, e vitit 1998, është miratuar me Referendum. Kur Gjykata Kushtetuese, produkt i saj, merr një vendim që bie ndesh me një nen të Kushtetutës, atëhere me të drejtë lind pyetja shqetësuese: Si i bëhet?!?! Meqë jemi Republikë Parlamentare dhe, Kuvendi si përfaqësuesi i Sovranit popull, është organi më i lartë, nga ku burojnë vetë Kushtetuta dhe gjithë institucionet tjera të larta të shtetit, duhet të reagojë fort. Atëhere këtë precedent të rrezikshëm që dikton vendimi i GJK, i takon Kuvendit ta zgjidhë nëpërmjet referendumit, ashtu siç është miratuar vetë Kushtetuta në fuqi. Lodrave të tilla të rrezikshme u duhet mbyllur rruga! Në rastin në fjalë, qofsha i gabuar, por ky vendim i GJK më shumë se një interpretim i Kushtetutës, tagër i saj, bie erë si një hakërrim ndaj Kuvendit për rastin "Xhaçka".
E nderuar redaksi e gazetes Tema. Cdo vendim i gj/ kushtetuse eshte “ ndryshim kushtetute” . Kushtetuta ia njeh te drejten gj/ kushtetuse te ndryshoje/ cbeje ligje qe votohen nga parlamenti, qofte keto ligje te votuara me shumice (3/4-at apo apsolute) si dhe qershia mbi torte eshte se te gjitha vendet qe kane te drejten e referendumeve, pavatsisht rezultatit, cdo vendim perfundon ne gjykatat kushtetuse dhe jane ato qe pranojne- vendosin se a do pranohen “ vendimi i popullit”. Me pak fjale, gjithmone gjykatat kushtetuse ne cdo vend jane edhe “ mbi kushtetuten”. Ndaj ju lutem mos u beni objekt disinformimi se te tille kemi opoziten dhe shume kanhale. Mire beni qe jeni kunder ketij vendimi por menyra e zgjedhur nga ju eshte shqetesuse dhe pothuajse propagandistike. Mos u merakosni se nqs gj/ kushtetuse ka “ bere gabim” ka dhe strasburg
' "Gjykatat Kushtetuese, në çdo vend të botës, janë edhe mbi Kushtetuten'' ?! - shkruan ky kokëtuli ketu më sipër. Çudi e madhe se si disa injorante gjejnë kurajon te shkruajne si kompetente edhe për këto tema kaq të rëndësishme, por dhe delikate.
Ne lexuesit nuk jemi të detyruar të kemi njohuri për rastin aq sa ka Tema. Mendoj se kjo e bënte të domosdoshme një sqarim paraprak se për çfarë konkretisht bëhet fjalë. Po ashtu, në këtë debat institucional ku Tema me shumë zell dhe të drejtë përfshihet, nuk duhet t'a bëjë si vetë gjykata Kushtetuese të cilën e kritikon për "thatësirë" arsyetimi në vendimin e dhënë dhe të harrojë detyrën e saj kryesore si medie, e cila në radhë të parë informon përse bëhet fjalë dhe më pas bënë analizën e saj si organ mediatik.
Gjykaten kushtetuese e voton populli? Jo. Po cilin voton populli? Voton deputetin qe ne teresi perben parlamentin. Ateher gjykata kushtetuese nuk del dot mbi parlamentin. Parlamenti, dmth deputetet me 94 vota mund ta ribejne kushtetuen pak e nga pak dhe ti heqin fare kompetencat gjykates kushtetues kur ajo ka dale nga binaret ashtu si ka dale SPAK. Detyre e madhe e pret mazhorancen ne shtator qe ne fillim duhet te rregulloj me ligj keto marrdhenie per tu larguar keta njerez te shakre nga mendja dhe pastaj te vazhdoje normalisht punen. Jane ca idiota femra antare te gjykates kushtetuese qe i pordhi ILir Meta, eshte bere SPAK xhandar i shtetit dhe duhet goditur deri ne palce me kushtetute. Ka dhe disa gjera te tjera. Gjykata e larte me Sadushin e dhjeu kesaj radhe etj etj etj.
Na mbyten "Plepistet" e Salikadavres...puc kushtetues.
Pse vetem SPAK do jete fuqiplote dhe pa dhenie llogari ne bordellon Shqiperi? Keshtu qe edhe Gjykata Kushtetuese u be pjese e klubit bordello arbanistan!
E cfare te keqe ka more Qelbesira te Temes, ne kete menyre ç'bllokohet dhe Kuvendi ne veprimtarine e tije , se na e keni bere parlamenti si organizate te Partise se Edvineve qe asnje kerkese apo rekomandim i pakices ndaje ligjemerise se veprime te Deputeteve te Rilindjes nuk eshte lejuar nga shumica e specialisteve Social/mafies ti dergohet gjykates kushtetuese per intrepretim ,duke e bere institucionin e Kuvendit pjese te vendimarjes te PS duke e asgjesuar parlamentarizmin punen kontrollues qe i takone opozites
Ne nuk i dime aresyet pse GJykata kushtetuese e ka marre nje vendim te tille por dime se GJK ashtu si gjithe sistemi i drejtesise eshte defakto nen urdherat e qeverise dhe nje vendim i GJK te behet pa dashjen dhe miratimin informal te KM eshte i pamundur. Por megjithate ky vendim eshte plotesisht i drejte dhe ne frymen e Kushtetutes sepse kur nje depudet perfiton nga prona sheterore apo buxheti eshte e qarte se ky mund te jete vetem i mazhorances dhe mazhoranca nuk do ta jepte asnjehere ok per ne GJK. Paragrafi 3 i nenit 70 te kushtetutes eshte shume i qarte dhe urdherues qe ndalon depudetet te perfitojne nga prona shteterore apo buxheti. Pra depudeti ka shkel Kushtetuten ka bere nje krim kushtetues dhe nuk eshte ne tagrin e Kuvendit qe te mbroj nje cenues te kushtetutes aq me teper kur ky cenim vjen nga nje pjesetar i Kuvendit. Mbrojtja e Kushtetutes prevalon mbi cdo paragraf procedural dhe nje e dhjeta e depudeteve apo edhe nje depudet i vecante ka detre dhe te drejte te mbroje kushtetuten duke e cuar rastin per interpretim ne GJK.