Braçe: E ardhmja e Thethit nuk shkon që kjo është toka ime, ndërtoj ça të dua! Perspektiva e atij vendi s’mund të jetë dominimi nga paratë e krimit

15 Korrik 2025, 15:23Politika TEMA
Braçe: E ardhmja e Thethit nuk shkon që kjo është toka

Deputeti socialit Erion Braçe e sheh të nevojshëm aksionin në Theth e në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike.

Në një intervistë për Report Tv, pavarësisht të gjitha kritiakve për këtë aksion, Braçe thotë se nuk është i shqetësuar sepse ky vend ka nevojë për ligj e rregull.

“E ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua”, thotë Braçe duke theksuar se perspektiva e këtij vendi nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit.

Por ai thekson se banorëve të Thethit u mungonte një plan zhvillimi në letër, në mënyrë që t’u jepeshin modelet se si duhet të ndërtojnë.

“Nuk jam i shqetësuari, sepse unë mendoj që ky vend ka nevojë për ligj, edhe për rregull. Perspektiva dhe e ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua.

Apo perspektiva e Thethit  nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit. Atje ka mungesë të një plani zhvillimi në letër, që jepet atyre njerëzve bashkë me modelet e strukturave që ata duhet të ndërtojnë”, thekson Braçe.

Ai ndalet edhe tek zaptimi i hapësirave publike në Tiranë, për të cilat thotë se nuk janë zënë thejsht si vullnet i deisa invidëve se duan të bëjnë biznes për të fituar para, por edhe si vullnet i agjencive të zbatuese në nivel kombëtar dhe në nivel vendor, që janë korruptuar

“Por në krahun tjetër, dhe këtu po vij tani në, në Tiranë. Hapësirat publike këtu nuk janë zënë thjeshtë dhe vetëm si vullnet i disa individëve për të zënë e për të bërë biznes e për të fituar para, e kështu me radhë, po edhe si vullnet i agjencive të zbatuese në nivel kombëtar dhe në nivel vendor, që janë korruptuar.

E natyrisht, ky operacion duhet të vlejë jo vetëm për lirimin e hapësirës publike, po edhe pastrimit të agjencive tona ligj zbatuese, që kanë janë marrë drejtpërdrejt me territorin”, shtoi Braçe.

7 Komente

  1. P
    Populli në këmbë, Edvini në ballë.

    Ku eshte problemi ketu? E ke pare nga Shengjini ne Golem si eshte bere. Park floristik inert. Po jugun te kam rixha nga Vlora ne Dhermi, Vuno e Himare deri tek Kep Merli I " ndaluar" e me tej. Simfoni funeber e shkruar me CO² mbi pentagrame ulliri, agrumesh qe si leter lakmuesi koloron detin Jon ( me falni detin e atij yllit polar te Surrelit) . Braçe qorr je ? Pse jo edhe Thethi. Dhe e patentojme si zhvillim krejtesisht origjinal I " Atij" ..e çë pastaj ku eshte problemi ketu - pordhi AI dhe u fshi me harten e ngelur pa shitur te Thethit. Ymer çensuro se kam permendur Kep Merlin. E di ti qe une e di pse)

    Përgjigjjuni
    1. a
      antishteti

      Që në vitet '70 të shekullit të kaluar sistemi monist kishte hartuar linjat e verdha për çdo fshat. Shikoni sa prapa kemi ecur?! Ato plane duhet rivënë në jetë, duke u përmirësuar dhe përshtatur me kushtet aktuale. Është turp që fshati apo qyteti të mos ketë një plan rregullues, por kushdo mund të ndërtojë ku i do qejfi! Ky është antishteti.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mblidhini trute e mos na beni teorirao

        O komentatore, mjaft me me krahasimet se çfare eshte bere me pare. Kjo nuk do te thote se do vazhdohet njelloj..mjaft me me paligjshmerine, se po mbytemi qe te tere. Ne asnje vend te botes se zhvilluar nuk mund te ndertosh ne pronen tende siç te shkrepet ne koke. Nje tulle nuk mund te vendosesh teper se te vjen policia. Pa le te zaptosh token qe nuk te perket. As ne mend te mos te te shkoje. Berishuzmi kete kaldahar ka promovuar dhe mbeshtetur, prandaj jemi ketu ku jemi. Nuk vazhdohet me keshtu, ta mnledhim te gjithe mendjen.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni(i vërteti)

          Thotë konia Braçe:"E ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua”, duke theksuar se "perspektiva e këtij vendi nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit". O palo njeri, udhëheqësi i Partisë tënde aq të dashur socialiste, po ndërtonë gjithë Shqipërinë mbi "perspektivën e një vëndi që po ndërtohet nga paratë e krimit" dhe ti mut i qelbur nuk e hap gojën fare (atë gojë që kurrë nuk është mbyllur) për t'ja vënë në dukje këtë fakt. Pse nuk thua një fjalë të vetme për arsyet e vërteta, që ata fatkeq i lanë njëherë të gabonin thjesht për një grusht parash e më pas shkon kryeministri dhe i vë vulën me arrogancën e tij tradicionale që shfaq sa herë i duhet të tregojë forcë. E kupton mor hale, se ju si parti keni mobilizuar të gjithë hajdutët profesionist për të "ndërtuar" këtë vënd? Jeni ju llumi i shoqërisë i vënë në krye të vëndit ndaj dhe administrata galopante që keni krijuar thjesht për vota duke parë se çfarë bëni ju, bënë edhe ajo të njëjtën gjë. Komunistët etër dhe ju bijtë e tyre paskeni qënë mallkim i përjetshëm për këtë tokë dhe këtë popull fatkeq! Edhe pse historikisht qelbni gjithçka ku vini dorë, përsëri vazhdoni me bindjen se jeni ajka, më të zgjuarit e këtij vëndi.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Në opozitë gjithë jetën

            Loni prej të vërteti. leh sa të duash. Sha e mallko si ustai yt. Por në opozitë do mbetni tërë jetën. Askush nuk të pyet ty se çfarë mendon.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Simon

            Ha mut kone ha, ktij i duket vetja i zgjuar, o miush ste pjerdh njeri.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kasiodoro

              ata ne theth kane ndertuar pa leje dhe pike ,ju eshte thene qe do legalizohen shtepite e gjysherve re tyre dhe jo ngrehinat qe bene ,pir sic duket me qellim ndertuan qe te legalizonin edhe ato ....arsyetimi i tyre se eshte toka e tyre eshte arsyetim idiot ,toje jotja ose jo pa leje nuk ndertoher dhe pike .....thethin po e shkaterrojne keta vendasit qe gjoja e duan .......Legalizoni akzistueset ,merrni taoure ,shkoni aplikoni per leje dhe behuni njerez jo kafshe.Viktimen mos na e beni se nuk jeni fare njerez te ndershem,po te ishit nuk ndertonit ne kete forme .....dhe lerini brockullat e lekeve borxh se e dime ckane bere femijet tuaj ne angli ....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje