“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

15 Korrik 2025, 12:02Politika TEMA
“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë

Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy kapitujt e mbetur të negociatave.

Ajo tha se Shqipëria po zbaton reformat e kërkuara, por korrupsioni mbetet ende një problem.

“Shqipëria po bën përparim të madh, po zbaton reformat e kërkuara. Ne e dimë që ata nuk janë ende gati për anëtarësim të plotë në BE. Ka probleme të tilla si korrupsioni. Deri më tani kemi hapur katër grupkapituj. Besojmë se gjatë presidencës daneze mund të hapim një ose dy grupkapitujt e mbetur. Ky proces për momentin është hapje e kapitujve të negociatave. Nuk po flasim për mbylljen e tyre sepse deri atëherë nevojiten më shumë reforma. Do të jetë një proces zgjerimi i bazuar në meritë, jo vetëm në rastin e Shqipërisë. Dua të them se Shqipëria është një nga vendet në Ballkanin Perëndimor që po tregon rezultate konkrete në këtë proces,” tha Marie Bjerre.

Në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Ministrja Bjerre inkurajoi forcat politike shqiptare që të mbështesin planin e qeverisë Rama për të përfunduar negociatat me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur.

2 Komente

  1. C
    Cinxo

    Ate kapitullin e ujit ne çezma kur do e hapim ?, se na ngriu kaka ne bythe, nuk e lajme dot. Edhe Afganistani ka uje ne çezem, ne jo. Fajin e ka Saliu...

    Përgjigjjuni
    1. € nga Evropa

      Ec përpara Shqipëri! Edhe uji e gjërat e tjera do rregullohen. Por duhen ca €€

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje