Ultimatumi për “vetëpastrimin” e Bashkive - Kryetari i Bashkisë Finiq i përgjigjet Ramës me humor: Do shkarkoj drejtorët dhe do t’i rikthej pas një jave

15 Korrik 2025, 10:42Politika TEMA
Ultimatumi për “vetëpastrimin” e Bashkive - Kryetari i

Kryebashkiaku i Finiqit, Romeo Çakuli, i është përgjigjur me humor kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën për shkarkimin e drejtuesve të institucioneve në varësi.

Sipas burimeve të Report Tv, gjatë një takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarëve të bashkive, Çakuli është shprehur: “Do i shkarkoj të gjithë drejtorët dhe do i marr përsëri në punë pas një jave.”

Deklarata, ndonëse e thënë me një ton që është interpretuar si ironik nga disa, është parë si një qëndrim reflektues mbi vlerësimin e performancës së stafit dhe vazhdimësinë në administratë.

Nga ana tjetër, deklarata nuk është shoqëruar me një qëndrim zyrtar të bashkisë apo ndonjë dokument konkret mbi veprimet që do të ndërmerren.

Rama ka kërkuar dorëheqjen kolektive të të gjithë drejtorëve vendorë si pjesë e një nisme për rritjen e standardeve dhe përgjegjshmërisë në administratë.

2 Komente

  1. B
    Bashki leshi, bashki kishte Enveri

    Finiqi bashki, ha ha ha! Ka mbetur qe edhe Vicidoli te behet bashki!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Finiqoti

      Të lumtë, Romeo, jo më kot je vëllai i Filipit! Hahahaha… Nëse drejtorët janë të aftë dhe punojnë mirë, nuk ka asnjë arsye përse t’i heqësh nga puna… Kujdes me ujësjellësin e Sopikut, para zgjedhjeve të ardhshme lokale duhet të ketë përfunduar, përndryshe harroi votat dhe karrigen e kryetarit të Bashkisë…

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje