Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues në nivel vendor.
Gjatë paradites së kësaj të marte në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës. Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i thelluar i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën.
E njëjta situatë është shënuar edhe në bashkitë Peqin, Cërrik dhe Gramsh, ku procesi i dorëheqjeve dhe vlerësimeve është në zhvillim e sipër. Në Librazhd dhe Elbasan, vala e dorëheqjeve masive është shënuar që ditën e hënë.Ky proces pritet të shtrihet më tej në kuadër të një reforme që synon të rrisë cilësinë e shërbimeve publike dhe të rrisë përgjegjshmërinë në drejtimin lokal.
Qeveria ka paralajmëruar përzgjedhje më transparente dhe me fokus tek qytetari duke i dhënë fund, sipas saj, “automatikës së zyrave” dhe kthimit të institucioneve vendore në pika reale të shërbimit.Ndërkohë në disa bashki të Qarkut Elbasan ka ende disa drejtorë që nuk e kanë paraqitur dorëheqjen .
James një 83 vjeçar dhe po më kthehet nostalgjia e viteve 1985 kur policia i turresh fshatarve nëpër lagje duke mos i lejuar që të shisnin atë pak prodhim që e.kishin prodhuar me sakrifica për të siguruar ndonjë leke Po ashtu dhe sote po shihja po ato skena ku policët bashkiak i suleshin fshatarve duke mos i lejuar që të shisnin produktet e tyre në ndonjë raste edhe duke ja dredhur qumështin gjë që po i detyron fshataret që ti heqin lopët dhe bagëtitë gjë që do të ishte një kosto jo e vogël për ekonomin e fshatit se jo dhe në mungesën e prodhimit vendasQytetari
Populli dele nuk e kupton, se mbrapa kesaj "furtune" fshihet ozurpimi total i pushtetit vendor. Populli masturbohet kur denohen te tjeret. "Me nxirr nje sy, i tha shqipua Xhindit, qe atij komshiut tim t'ja nxjerresh te dy syte" Kur eshte fjala per vehen, "faji eshte personal". Kur diskutohen te tjeret, shkarkimet ne tufe "si bagetia". Po mire more bukeshkale: asnje prej atyre qe i shkarkon me urdher, nuk eshte puntor i rregullt ? Si ka mundesi te pushohen nga puna qindra vete se i ngrihet Psikopatit nje dite te bukur ??!! Jepi sulltan "shkerdheje popullin e shkerdhyer qe te nxorri nga balta dhe te beri nga "thonj pa prepre" ne komandant suprem. Ne cdo vend, normal apo anormal ne bote do dilte te pakten nje gjykates dhe do thoshte: Kjo qe po behet eshte antiligjore dhe antikushtetuese. Ketu gjykatesit presin rradhen...Kishe te drejte kur thoje: - nuk keni pare gje akoma... Kur do fillojme me gjykatat, prokurorine ?