Demokrati e thotë hapur: PD nuk po reagon mjaftueshëm siç duhet

15 Korrik 2025, 08:27Politika TEMA
Demokrati e thotë hapur: PD nuk po reagon mjaftueshëm siç duhet

Zyrtari i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha kërkon një reagim më të fortë të opozitës në lidhje me situatën që tashmë është krijuar pas zgjedhjeve të 11 majit, që prodhoi një mazhorancë të fuqishme të PS dhe kryeministrit Rama.

Në studion e A2, Hoxha u shpreh se qytetarët sot janë të pambrojtur dhe për këtë arsye i kanë sytë nga opozita e cila duhet të prodhojë ngjarje apo protesta për të kthyer vëmendjen e ndërkombëtarëve në lidhje me atë që po ndodh në vendin tonë.

“Qëndrimi i PD është i pamjaftueshëm. Nuk ka çfarë provash shtesë të gjesh për zgjedhjet e 11 majit. Sa herë ka pasur zgjedhje ka pasur dhe krim zgjedhor. Njerëzit kanë nevojë të mbrohen, kush do t’i mbrojë nga padrejtësitë. Opozita të prodhojë ngjarje që të kthejë vëmendjen e botës këtu. Është e pamjaftueshme ajo që po bën Berisha.

Duhen aksione të ndryshme, protesta që të kthehet vëmendja. Një bashkim i madh qytetar jashtë spektrik partiak me të gjithë grupet e interesit, të dalin bashkë me biznesin, të dalin ta bllokojnë këtë kryeministër. Vetëm PD ka tagrin për ta iniciuar. Duhet një reagim emergjent. Jemi në një republikë ku nuk funksionon asgjë”, tha Hoxha.

5 Komente

  1. f
    fric

    Sali non grata ka mbledhur shum RRK si puna e këtij idjotit.

    Përgjigjjuni
    1. E
      EMIGRANTI

      Po ore koqe maloku,te ngrihet populli per gerdallen dhe ju piciruket,e dyta kujtoni se dote beni figure te mire me nderkombetaret te cilet ju njohin mire dhe jua kane vene kufirin tek thana juve.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lisandri, nje eunuk i pashprese

        Ha ha ha, ky Lisandri eshte vertet i mjere. Keq, shume keq qe te tille jane mes nesh neket toke te bekuar, por te mbushur me maskarenj.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Vazhdoni bini legenit ju 'demokratët'! Me ju, nëse deri në 2029 do ekzistoni si formacion politik, PS dhe Rama, merr 93 mandate. Po kur Rama është ai që ju thotë 'non grata' si i tillë jo vetëm nga DASH-i amerikan, por nga shumica e shqiptarëve përfshirë dhe emigrantët, në 11 maj nga i mori ato 83 mandate? E di, e di, ato ishin 'farsë'! Por është më e thjeshtë, ia dhanë ata që e neverisin lidershipin tuaj me në krye sa-lehsin, nokë-palokët, bardha-vokshat dhe.... meqë lista është ca e gjatë, bëjeni vetë atë. Së pari, ajo listë si e keqja juaj më e madhe, vetëm kur t'ia drejtoni asaj gishtin e gjëndjes ku jeni katandisur, mbase mund të keni ndonjë shpresë, pra të prisni të bien 'koqet e dashit', dmth, t'ia merrni pushtetin Ramës. Atëhere flasim prapë!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tiri

            Keta te rinjte e PD -se , jane budallenj apo i bejne qejfin Saliut ! Nuk e thone cope qe me Sali kriminelin dhe non grate , nuk fitohen zgjedhjet , po i vine verdalle problemit si pordha neper breke dhe kur del , qelb dynjane . Me Salen dhe garden e vet ne krye te partise , demokratet do te rrine gjate ne opozite . Ramen do ta bejne si Cari i Rusise , pasi nuk ka kufizim mandati per kryeministin .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje