Berisha: 250 mln euro për bujqësinë u përdorën për të blerë vota

15 Korrik 2025, 14:06Politika TEMA
Berisha: 250 mln euro për bujqësinë u përdorën për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave të kabinetit të tij, lidhur me zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Në një deklaratë për mediat, Berisha i cilësoi ato si “farsa më e shëmtuar zgjedhore që nga koha e diktaturës”, duke akuzuar qeverinë për përdorim të parave publike në funksion të blerjes së votave.

Sipas Berishës, qeveria përdori skemën e garancisë sovrane për kreditë bujqësore në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore, duke e kthyer atë në një mjet elektoral për të favorizuar “fermerët e lidhur me pushtetin”. Ai pretendon se janë shpërndarë 200 milionë euro garanci, ndërkohë që kodi zgjedhor ndalon transaksione të tilla gjatë periudhës zgjedhore.

“Nuk ishte ndihmë për fermerët, por një skemë për të blerë vota. Nga një fond vjetor prej 32 milionë euro, u premtuan 250 milionë. Kjo është një shkelje e hapur e ligjit zgjedhor dhe e standardeve demokratike,” deklaroi Berisha.

 

5 Komente

  1. T
    Talent je o Kriminel

    Hahahaha Ky Politikan i Fort o Kriminel o Pis o Legen o Zagar ti vetem Politikan bb nuk je o Zvarranik o Matuf o Hajdud

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fermer

      Po si nuk të vjen TURP o Sali, dhe për bujqësinë në vit më pak se sa jepet sot në një muaj, e le bujqësinë në shkatërrim importoje 8 e eksportoje vetëm 1 lek, dhe tani që fermerët po mbështeten më shumë flet? Populli nuk të votojë jo se u ble por se NUK TË DO as ty as qelbësirst si Muli e Albana ndaj të hodhi në kosh se populli të jep atë që meriton.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Kur fillon genjen si derri, nuk te beson më njeri. Nuk jane as 25 dhe as 250 miljonë euro qe e mbajnë Ramën ne pushtet. Është vetëm nje njeri, por me nje ushtri budallenjsh nga mbrapa, dhe ky quhet Sali Katunar Komunist Berisha. Sa me shpejt ta shporrë PD-ja Saliun dhe debilët e tij, aq me shpejt do kthehet ne nje alternative fituese. Perndryshe, harrojeni.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Kufoma po ndjek moljonat qe u ka borxh amerikaneve, kurse Dumani pret te beje transparence. Eshte dhier keq kjo pune.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Burgu vetëm mbaron punë me të

            Ky kështu do të vazhdojë deri sa t'i dali shpirti. Do shajë, do baltosë, do shpifë, do kërcënojê. Duhet futur në burg për 21 janarin dhe kështu merr fund kjo punë. le të mallkojë pastaj pas hekurave të birucës.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje