Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.
“Herrenchiemsee Festspiele” është festival muzikor i përvitshëm që mbahet në ambientet Pallatit “Schloss Herrenchiemsee” të ndërtuar nga Mbreti Ludwig II.
Rama mbajti fjalën përshëndetëse, duke theksuar vlerat e kulturës, dialogut, miqësisë dhe Evropës.
“Të kujtojmë se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim. Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore.
Në sfidën e tij të heshtur, ai është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Europën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulturën si dekor. Rezistencë ndaj zhurmës që mbyt zërin njerëzor”, tha Rama.
Kryeministri, para një audience të zgjedhur, tha se gjendemi në një kohë kur Europa, shtëpia jonë e përbashkët, trashëgimia jonë kolektive, është e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë.
“Bavaria na kujton se fuqia ekonomike dhe thellësia kulturore nuk janë të kundërta — janë binjake; se begatia pa poezi është e zbrazët; se pushteti pa kujtesë është i verbër; se Europa pa shpirt nuk është më Europë. Dhe nëse duhet të riarmatosemi për të mbrojtur tokën europiane, na duhet, njëkohësisht, të rishpikim veten, për të mbrojtur shpirtin e Europës”, theksoi kryeministri.
Po vlere qe promovon peredatismin dhe vlerson ata si puna jote qe i shkojne mbas fillit, dhe ju beni kerdine, duhet te jesh teper idiot te pranosh ato qe thua ti dhe te tjeret qe te vijne mbas
imagjinoni nje fgjalim te Berishes ne kete ambjent ku eshte mbledhur gjithe ajka gjermane,hahaha