Berisha përballë drejtësisë për aferën ‘Partizani’, avokati tregon çfarë do të ndodhë: Epoka e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund

15 Korrik 2025, 14:30Politika TEMA
Berisha përballë drejtësisë për aferën

Më 21 korrik, Sali Berisha do të përballet për herë të parë në gjykatë për dosjen e bujshme “Partizani”, një ngjarje që shënon një moment historik për drejtësinë dhe politikën shqiptare.

Ish-kryeministri Berisha, nën akuzë për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, do të përballet me një proces që mund të ndikojë thellësisht në sistemin e pandëshkueshmërisë që ka dominuar tranzicionin shqiptar. 

Në një intervistë për gazetën “SOT” avokati Edmond Petraj, i cili ka zbardhur skenarin ligjor dhe rrugën që mund të ndjekë ky proces. Sipas Petraj, kjo nuk është më një çështje e zakonshme penale, por një përballje me pasoja të gjera politike, institucionale dhe shoqërore.

Po ashtu, ai thekson se, nëse provat e SPAK qëndrojnë, ky mund të jetë rasti që vendos një standard të ri për llogaridhënien në nivelet më të larta të pushtetit. Ndërkohë paralelisht, Berisha ka përfituar çdo garanci ligjore dhe e ka të drejtën të mbrohet në çdo fazë. Por a do të jetë ky fundi politik dhe moral i një figure që ka dominuar skenën politike për mbi tre dekada, apo një tjetër betejë ku drejtësia dhe politika do të përplasen sërish? Të gjitha përgjigjet priten të nisin më 21 korrik në gjykatë.

“Partizani” në GJKKO, rreziku më i madh për Berishën

Rrallëherë në historinë e Shqipërisë një dosje penale ka pasur potencialin të përplasë në një pikë drejtësinë, politikën dhe shoqërinë siç po ndodh me çështjen “Partizani” dhe figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Tashmë, me kalimin për gjykim të kësaj dosjeje dhe konfirmimin nga SPAK se hetimi është përmbyllur, vendi ndodhet përballë një momenti që mund të përcaktojë shumë më tepër sesa fatin penal të një individi: mund të ndërrojë njëherë e mirë raportin e pandëshkueshmërisë së pushtetit me drejtësinë. Dosja “Partizani” një çështje e drejtpërdrejtë dhe me pasoja të mëdha ku sipas SPAK, çështja lidhet me përdorimin e ndikimit të paligjshëm nga Berisha për të favorizuar të birin, Shkëlzen Berisha, në përvetësimin e pronës publike tek kompleksi “Partizani” në Tiranë.

Akuza për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” është një ndër më të rëndat që mund të rëndojnë mbi një ish-kryeministër në një sistem demokratik. Kalimi për gjykim nuk është më çështje procedurash është akt zyrtar që shënon hyrjen në fazën finale të përballjes me drejtësinë. Ky nuk është një hetim që mund të relativizohet politikisht. Është një proces penal me dokumente, prova, dëshmi, procedura të respektuara, dhe me mbikëqyrje të plotë ndërkombëtare. Çfarë rruge ligjore e pret Berishën ku e themi troç se për Berishën, rruga ligjore është tashmë e paracaktuar nga procedura penale ku e para është gjykimi në themel do të shqyrtojë ligjshmërinë e akuzës, vërtetësinë e provave, dhe do të kërkojë të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me vepër penale apo jo. E themi troç se para disa kohësh Berisha ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, një zhvillim i paprecedentë për një ish-kryeministër, që tregon se SPAK e ka cilësuar rrezikun proceduror si real. Tjetër kemi nëse akuzat provohen, dënimi penal për një ish-kryeministër mund të jetë një nga momentet më të forta të sistemit të drejtësisë shqiptare dhe një sinjal se epoka e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund.

S’po gjykohet vetëm Berisha- po testohet sistemi: A ka drejtësi në Shqipëri?

Nga ana tjetër, Berisha ka të drejtë të mbrohet në çdo fazë të procesit. Ai ka përfituar çdo garanci procedurale që parashikon ligji dhe ky është dallimi themelor me drejtësinë politike të së shkuarës. Procesi ndaj tij është ligjor, jo hakmarrës. Këtu lind pyetja.. A ka ky proces ndikim në sistemin politik? Pa asnjë dyshim kemi një PO.. dhe se ndikimi nuk është vetëm te opozita ku në opozitë, kemi për herë të parë një lider që nuk mund të ushtrojë dot funksionet politike sepse ndodhet i izoluar fizikisht dhe politikisht. Kjo ka futur Partinë Demokratike në një krizë përfaqësimi dhe legjitimiteti, duke nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një gjenerate të re politike që të shkëputet nga trashëgimia e korrupsionit të së kaluarës.

Në sistemin politik në tërësi, po vendoset një precedent: askush, pavarësisht funksionit të dikurshëm, nuk është mbi ligjin. Nëse gjykata do të marrë vendim të drejtë dhe të bazuar në prova, ky do të jetë momenti i parë real i tranzicionit të vërtetë drejt shtetit të së drejtës. Në shoqëri, ky proces do të testojë edhe besimin e publikut te drejtësia. Sepse nëse SPAK dhe gjykatat zbatojnë ligjin pa frikë dhe pa kompromis, ky nuk do të jetë vetëm fundi politik i një individi, por fundi moral i një epoke të tërë ku pushteti ishte imunitet penal. Rruga ligjore e Sali Berishës tashmë është e lidhur ngushtësisht me rrugën që ka zgjedhur shteti shqiptar për të ndërtuar drejtësinë. Nuk kemi të bëjmë më me një proces politik. Kemi të bëjmë me gjyqin e parë real ndaj pandëshkueshmërisë së lartë në Shqipëri. Dhe në këtë betejë, nuk do të gjykohet vetëm një ish-kryeministër. Do të gjykohet guximi i një sistemi për të vendosur drejtësi atje ku për dekada sundonte padrejtësia.

7 Komente

  1. n
    nori

    Me siguri nuk do të ndodhi sepse Sali non grata do të jetë i sëmurë,kështu thotë oroskopi..

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Varje ne litar ose djegje me zjarr te ngadalshem me kete vendim gjykate shqipetaret do te jene mirnjohes per jet SPAK

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jugori

        Po kufomat e gerdecit si konsideroni si rrezik o plehra?kufoma e gjalle ashtu do tretet duke përjetuar krimet e tu i perpelit gjyq me gjyq sa ti Dali ai shpirt me qelb

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Jooo. Ne daten 21 gjyqtarja Ulliri do jete me grip, kushtu qe seanca e rradhes do caktohet per ne shtator. Po nuk nderhyne nderkombetaret, gjasat jane qe Banet e kompani ta kthejne ceshtjen ne farse.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Korbi dixhital....

            Atë ditë Saliu do jetë i sëmurë

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjin Gjoni

              Saliu sipsas oroskopit më del që nuk do të dënohet jo se nuk ka prova por se gjyqi do të zvaritet të paktën për nja dy vjet .Mirë po julutem Gridës Albanës Gazit,Tabake bishtëtundëses.dhe se desh harrova edhe horrit të Kukësit,Mul m....tit që ta kenë gati letrën e përcjelljes e për te të shumtit .Aman more të bëhet si ajo që u bë për doktor Adhamudhin.Kam përshtypjen se këtë letër e qan fare kjo Grida se ka një frymëzim të madh nga lirimi i dashnorit të venedikut Salianji .Por dhe sikur ta shkruaj Albana mirë do të jetë se kjo qerratesh i ja di mirë hallet se e ka dhe mik shtëpie nga Liria.Dorën e fundit tja jap Gjekmarkaj se ka dhe damar poetik por në fund ama vulën i ja lini Mul m... si sekretar i përgjidhshëm i PD Por në se doni të fitoni kredite te Sali pa diskutim që duhet ta shkruani tani se nuk e dihet ksaj jarane jetë të zgjon dhe nuk të ngrysë. Mos u zini gafil se do të turpëroheni kur të ndodhë gjëma . Për fundimisht vdekjen parashikojeni por dënimin mod e zini në gojë se mos i ndodh ndonjë hata dhe kush do ti pushojë lotët e popullit që e ""duan shumë!!!??"

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dursakja

                Saliu po e tërheq sistemin e drejtësisë zvarrë, në udhët e pista ku kaloi i gjithë pushteti që ai udhëhoqi. E Keqja ka rrënjë të thella, se ai e mbolli prej vitesh, ai korruptoi sistemin e drejtësisë duke hapur metastazat e një sëmundjeje kanceroze në gjithë nivelet e pushtetit qendror dhe lokal. Është koha për një ekzaminim të plotë dhe gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë dhe e rritjes së përgjegjëshmërisë shoqërore të qytetarit shqiptar. Përfundimisht ky është momenti që tregon nëse është në rrugën e duhur sistemi i drejtësisë.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje