Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bavari, pati një vizitë në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kompania shprehu interes për të investuar në Shqipëri.
“Mirëmëngjes dhe me FotoAlbumin e një dite mbresëlënëse në brendësinë e sipërmarrjes më të madhe gjermane, SchwarzGroup, ku na u prezantua aktiviteti shumëplanësh i këtij grupi me 600 mijë punonjës si edhe interesi për të investuar në disa fusha në Shqipërinë që sipas vetë mikpritësve tanë po kthehet në kyç rajonal, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Po po thonë të gjithë do investojmë pastaj noc rrokun ku janë..
Super investim. Do hapen ca supermarkete 'LIDL'
Ec përpara gjiganti ynë , le të lehin qentë .
A e mbani mend, 12 vite me pare ne Tirane, diten e pare qe u hap nje supermarket me fame boterore si Carrefour cfare u be? Kishim nje vdekje. Vrasje ishte, vetevrasje ishte, s'me kujtohet! Rendesi ka qe menjehere celsat e menaxhimit i morri nje fare Samir Mane brenda nates. Keta te Lidl-it cfare mendojne? Se do vijne ne nje vend normal e do bejne biznes si ne Gjermani apo ne Bullgari? Ketu sa t'i ndertoni supermarketet e ti mbushni me mall, keto hienat qe na rrethojne do ju bejne te mallkoni momentin qe shkelet kemben ne Shqiperi. Nuk duan konkurrence, nuk duan produkte me cilesi dhe as duan populli te ushqehet lire dhe mire. Ata duan te te shesin sapunin per djath, bile ta shesin 2-fishin nga vendet me te zhvilluara europiane dhe pervec asaj, cdo iniciative e vogel per minimarkete te shuhet. Pak nga tefteret e tejmbushur me borxhe, pak nga gjobat e AKU-se dhe te ngelen 2-3 emra ku do marresh me do e mos ushqimin!
Shpertheu nafta ne Shpirag....s po ia dalim dot me bidona ta grumbullojme...na duhen cisterna....
ironi e bukur përgjigjen ta marrësh nga shoku sali b.
Grupi Schwarz është një shitës me pakicë ndërkombëtar që përfshin rrjetet Lidl dhe Kaufland, si dhe kompanitë e prodhimit të ushqimit (Schwarz Produktion), menaxhimit të mbeturinave (PreZero) dhe shërbimeve dixhitale (Schwarz Digits). Me seli në Gjermani, Grupi Schwarz operon në 32 vende dhe punëson rreth 595,000 njerëz. Në vitin 2024, kompanitë e Grupit Schwarz arritën një vëllim total shitjesh prej 175.4 miliardë eurosh. Përfitimi i shqipërisë do të jetë shumë t madh se kjo kompani përveç importit shumicën e produkteve që shet nëpër supermarket janë prodhime vëndase nën siglën LIDL pra të gjithë fermerët mund të kontaktojnë dhe prodhimet e tyre me etiketë private label ti trgëtojnë në të gjitha supermarkatot LIDL...në europë..pra ka leverdi të madhe ekonomike monetare.