Një punëtor ndërtimi, i cili u bë pjese e armatës se kandidateve fiktiv të koalicionit “Nisma Shqipëria Behet”, i prishi gjithë skemën Adriatik Lapajt, duke i vënë në rrezik ëndrrën e tij për tu bërë deputet.
Zeqir Kordhoni, ndryshe nga sa i ishte zotuar në fillim kryetarëve, ka ndërruar mendje dhe hodhi një hap të ri drejt marrjes së mandatit, duke i kërkuar zyrtarisht KQZ-së të injorojë çdo shkresë të bërë në emër të tij, nga koalicioni Nisma Shqipëria Behet.
“Përmes kësaj deklarate të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, thuhej në kërkesën e Kordhonit.
Marrëveshja parazgjedhore mes Adriatik Lapajë dhe Endri Shabanit parashikonte që në listën e mbyllur të garonin familjarët e të dyja palëve, të cilët do të hiqnin dorë për t’i lënë vendin kandidatëve më të votuar në listën e hapur, që në këtë rast, me vota rezulton të jetë Adriatik Lapaj. Ndaj më shumë se një kapriço e një familjari, duket se pas fshihet një krisje mes dy drejtuesve të koalicionit, krisje të cilin e konfirmoi edhe vetë Adriatik Lapaj publikisht.
“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem. Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament. Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë. Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!”, shkruan Lapaj.
Adriaik Lapaj paralajmëron se as Shabani dhe as familjaret e tij nuk do gëzojnë mandatin e Tiranës dhe bindja e tij vjen pasi Zeqir Kordhoni renditet i 9-ti në listën e mbyllur të qarkut Tiranë, por që ai të behet deputet para tij janë 8 kandidatë të tjerë mes tyre familjare të Lapajt, të gatshëm të “hakmerren” për të.
Top Channel ka mësuar se divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një mandati deputeti dhe si shkak ka mungesën e dakortësisë për një tjetër garë të pritshme, atë të Tiranës, ku Endrit Shabani projekton veten si kandidatin e vetëm të koalicionit kurdo që të bëhen zgjedhjet, ambicie që mesa duket nuk i ka shkuar për shtat aleatit të tij, për të cilin Shabani kishte një kundërpërgjigje.
“Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut. Dua të sqaroj tre gjëra: E para, mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk ka qenë kurrë i Adriatikut. E dyta, Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë. E treta, nëse Tiku nuk mban përgjegjësi për vjehrrin e tij, përse duhet të mbaj unë përgjegjësi për dajën tim?”, shkruan Shabani.
E kush eshte ndryshimi ndermjet ketyre me Gjuzin e Jenisherin?Bjeru tani sa te duash Mero,dolen nja dy kerrica po bejme Shqiperine e tani ahen per nje mandat!
Puntorit i ra llotaria nga ndertimi me 500 euro ne parlament me 6000 euro pa punuar,pa llace e tulla,jepi zeqo kusur mos i ler,mos u dorzo para llapaqenit
Qenka vertet.koalicioni «Nisma Shqiperia Dhitet »
Qenka vertet.koalicioni «Nisma Shqiperia Dhitet »
Mos u merakosni! Zeqo nuk bëhet dot deputet se është i 9-ti në listën e mbyllur prej 12 kandidatësh të "Shqipëria bëhet". Duhet të japin dorëheqjen tetë të parët që t'i bjerë radha atij. Ky, për arsye që i dinë vetë, vetëm sa hapi lojën, kështu me gjasa do ketë dhe të tjerë që do ta duan mandatin, i cili do jetë pa tjetër i listës së mbyllur. Mqs "Shqipëria bëhet" fitoi vetëm një mandat më shumë mundësi ky do jetë i/e para e asaj liste, nëse do ta kërkojë atë, por jo Zeqo.
Obobo mor llapa llapaj.Nga ty o llap llapaj ka frike vetem vetja jote.Pokush e rruan per ty o i mjere.
Asnjë çudi, Llapaj kështu ka qenë që në fillim, llapaqen dhe kokrra e injorantit, fjalori i tij mund të përmbajë e shumta 50 fjalë. Si mund të votohet një llapaqen, injorant dhe delirant që të përfaqësojë popullin në Kuvend? Lëre më pastaj të të përfaqësojë ky në politikën e jashtme, kuku moj nane.. Vetëm shqiptarët mund ta bëjnë një gjë të tillë..