Afera 'Partizani', rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

8 Nëntor 2023, 16:05Politika TEMA

Afera 'Partizani', rrëzohet kërkesa e Berishës për

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokatët e Berishës për përpjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca ku shqyrtohet kërkesa për shkuarjen e masës "detyrim paraqitje" për ish-kryeministrin. 

Mësohet se seanca po vijon me Irena Gjokën e cila do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për shuarjen e masës ndaj tij të marrë nga GJKKO. 

Kujtojmë se Sali Berisha është person nën hetim në dosjen “Partizani” për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

Për Berishën është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Masa e sigurisë detyrim paraqitje i është dhënë edhe ndërtuesit Fatmir Bektashi.

1 Komente

  1. P
    Pse mo , u mbaruan juristët ?!!!

    Po mirë mo u mbaruan juristët që ja t’a gjykojë Gjoka o s’ka , caktoni Gjonin , Zhukrin a ndonjë Bardhi , Bylyku , Ristani a Gjata se dhe këta jurista janë , bile të pavarur fare !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje