Agron Çela i përgjigjet deputetes së Berishës: Gratë e Shkodrës po përkrahin altetnativën më të mirë

5 Shkurt 2023, 20:00Politika TEMA

Agron Çela i përgjigjet deputetes së Berishës: Gratë

Në Shkodër po zhvillohet një fushatë reale për zgjedhjet e 14 majit. Pas polemikës mbi takimin e grave të organizuar nga PS në qytet, ka reaguar edhe deputeti Agron Çela. i cili ka replikuar në distancë me deputes së Berishës, Gerta Bardeli Gjoni. E cila ka akuzuar mazhorancën se po zhvillon takime me njerëzit me fondet publike.

“Kënaqësi te kalonim dje nje dreke me grate dhe vajzat e Partise Socialiste te Shkodres, ne shenje mirënjohje për kontributin qe kane dhënë dhe japin ne përkrahje te alternatives me te mire për Shkodrën. Optimizëm, besim dhe përkushtim për te bere gjithçka qe Shkodra te jete me e bukur, me entuziaste, me rrezatuese, me e qeshur dhe me te vërtetë zonje! Këto i dalloja qarte tek secila nga këto gra e vajza qe e duan Shkodrën si shtëpinë e tyre, se ne te vërtete Shkodra është shtëpia jone e pare! Kaluam një dreke mbreselenese shoqëruar me  një bashkëbisedim shume te vlefshem dhe pse jo, edhe me një atmosfere te veçante festive! Kështu, bashkërisht edhe ne gëzime, edhe ne angazhimin për Shkodrën tone te përbashkët, me besimin e palëkundur se do t'ia dalim suksesshëm!

Ju falënderoj me zemra!”, Shkruan Agron Çela.

TemA

2 Komente

  1. J
    Jonuz

    Plera politikane dhe deputet,qe marin rrogen duke u tallur ky vende ka shume.Po mjere ata, qe ju vijne nga pase per nji cope buke.

    1. M
      Muzaka i Ri

      Shkodra e meriton nje qeverisje dhe nje angazhim te te gjithe kraheve politike, meriton te jete me te vertete zonje. Neveri per te gjithe ata qe bejne politike ne kurriz te qytetareve, dhe e kane lene shkodren ne ate fare derexheje. Nuk jam geg, por me pelqen shume ajo krahine dhe cdo vite e vizitoj shkodren, do zoti me jep jete ta shikoj kafen e madhe te rindertuar sic ka qene dikur dhe ta pi nje kafe aty. Behuni bashke te gjithe per shkodren se e meriton , si qytet dhe si popull.

      Lini një Përgjigje