Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nëse besojmë se McGonigal është blerë me para nga Rama për të akuzuar Lulzim Bashën për financime nga Rusia e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Sali Berishën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu i ka bërë thirrje Berishës që t’i tregoj popullit pse akuzonte Bashën për ‘rublat’ ruse njësoj si Rama dhe McGonigal.
“Nëse ne do besojmë se McGonigal është blerë me para nga Rama për të akuzuar Lulzim Bashën për financime nga Rusia, e kjo është një histori e stisur atëherë kemi të drejtë që të dyshojmë se Rama ka blerë me para dhe Sali Berishën. Berisha ka sulmuar Lulzim Bashën për financime ruse më shumë se McGonigal.
Berisha ka 6 muaj që ka ngritur një auditim që thotë se do gjejmë se ku i mori paratë Bashë e ku i çoi. Berisha është pozicionuar politikisht më ashpër se McGonigal. Të japë llogari Sali Berisha se ku i ka paratë e Edi Ramës, si i mori dhe pse e sulmoi Lulzim Bashën në mënyrë të njëjtë me McGonigal. McGonigal dhe Berisha janë në të njëjtën llogore në atë që është korruptuar McGonigal”- tha ai.
Po berisha kriminel eshte,nuk presim gje tjeter nga ai,vetem diten kur do futet ne burg.
Arber ! Kur do vdese por burgun harroje ..
Berisha i zhytyr ka qene gjithmone
Duhet te shpetojme sa me pare nga ky non grada
Berisha eshte fatkeqesia me e madhe qe i ka ndodhur ketij vendi.Vetem te genjej e vetem te mashtroj di.
Berisha te tregoje iher vjedhjet e veta
Mir qe ka dal non grata e prape se pranon po mohon edhe vjedhjet qe ka bere,i shkreti Sali
E dinim kte gje.Gjith populli e di se ca eshte Berisha
Sa e sa te zeza do i dalin berishes.
normali demokrat ngel demokrat
basha njencop lodre e sales