Nuk gjen një media për be në Shqipëri, e cila të zgjedh ta servir apo ta trajtojë paksa ndryshe atë që ndodh rëndom në politikën shqiptare, e banalizuar dhe e degraduar në maksimum, deri në nivel përshtirosjeje. Kësisoj, me pandjeshmëri, pa sqimë, edhe pa profesionalizëm gjithashtu, media është shndërruar në një ushqyese të padurueshme të së keqes në Shqipëri. Asaj nuk i dridhet as dora e as goja më në servirjen pa asnjë përzgjedhje të asaj se ç’prodhon politika, marrëzive të pafund të saj, pa cak e pa limit, siç qe dhe një e enjte e zhurmshme, e shëmtuar, me njerëz të kollarisur, madje dhe me tituj apo funksione akademike, që janë shndërruar në rrugaçë të jetës parlamentare. Vështirë të dallosh te ta ndonjë shenjë profesorllëku, shkollimi apo kulturimi, duke zgjedhur ta shesin për të vërtetë, me një aktrim në nivele idioteske, të asaj që dhe vetë nuk e besojnë.
Janë aq pa respekt për veten sa të fusin të dridhurat nëse i mendon një ditë në pushtet, me përgjegjësi shtetërore. Si të tillë, nuk mund të gjesh te ata asnjë fije morali që do i bënte të denjë për përgjegjësi para njerëzve. Janë aso individë, të cilët nga boshllëku moral, nga një politikë pa princip elementar, i ka bërë që të zgjedhin me dëshirë idiotësinë e pafre, por dhe rrugaçërinë njëherësh. Dhe në këtë sfond, ajo që duhet të trajtojë media nuk janë aspekte politike apo akuzatore e denoncuese, por etike. Sepse drama e politikës sonë është etike më së pari, më pas politike.
Më shumë se tre dekada politikë pluraliste, forca më të cilin nisi pluralizimi në Shqipëri nuk njeh apo zbaton ABC-në e rregullave demokratike. Mjafton gjuha e saj e rënduar, deri e turpshme, ku kundërshtarin e sheh, e synon dhe e artikulon duke e marrë zvarrë si metodë për ta rrëzuar nga pushteti.
Media duhet të merret pikërisht me këtë, që si zëdhënëse opinioni, t’i kërkojë kësaj skote llogari më së pari që sillet si e zbritur nga mali, se pse ka rrëshqitur në këtë lloj politikëbërje kaq primitive.
Por media nuk e bën, pasi dhe ajo aq shumë e ka humbur ndjeshmërinë dhe arsyen, sa është bërë njësh me marrëzinë e politikës.
Gazetarë apo moderatorë, që mbllaçisin nëpër studio apo ekrane gomarrllëqet e pafund të aktorëve politikë, pa pikë respekti për veten. Më e pakta, si mund të ketë respekt për veten një gazetare që fton në studio për të diskutuan aktualitetin politik…Nard Ndokën(?!).
Kjo gazetare, nëse do ta vijojë këtë profesion, duhet marrë në test profesional me një pyetje të thjeshtë: Cilat janë kriteret politike, intelektuale apo botëkuptimore që përmbush Nard Ndoka për t’u zgjedhur për analiza politike?
Gazetare apo gazetare që mund të ishin më të nderuar në tjetër profesion, se sa të jenë kaq aprofesionale e – duhet theksuar – pa respekt për veten.
E nuk janë një e dy, por një skotë e tërë…/tesheshi.com/
Gomari me I madh eshte ai qe beri koalicion me Ndoken dhe e beri minister.
Mëse e vertete pështirosja dhe shirjs e tyre te politika e rruges te nongratave, banditeve , te llumi i shoqeriae, për dy leke ..!! Prandaj Edi rama duhwt falendwruar pa pushim që përballë tyre ja ka arritur ti mposhtë tere veprimet antikombetare te tyre ..!!
Shume mire e shtrone problemin eshte aktual,por gazetareve analistet politikanet ne te dy krahet duke futur edhe moderatoret si fevziu g.duma eni vasili.ylli rakipi,cim peka dhe famozi adi krasta ju jane herur syte nga leket dhe nuk shikojne me nga syte harojne qe keto pare qe marin bjene ere gjaku shqiptari por qe nuk ju bene pershtypje per ato qe thone e qe marin por kane shprehjen na duhen "LEKE"ju ngecte ne gryke dhe mos befshin hajer i vuajteshin tek te pjellet.
Asnje per derman nga mediat nuk te terheq qe te degjosh qofte edhe lajmet qe jane informacion real per kudo qe ndodh dhe si rregull mundesisht te kete dy burime.Te gjitha paraqesin linjen e anesise se pronarit dhe shumica e tyre ka si kryelajm gerr merret e Berishës qe praktikisht eshte e vertetuar qe genjen.Tmerri i vertete jane opinionet ku dalin ca gazetare dhe i bejne hosanara baballarëve te tyre ideologjike e nuk e kane per gje te mbeshtesin genjeshtra dhe te genjejne vete.Lule BBV se te pakten nuk merren me politike
Kam pare dje nje séquence shokante te nje tv kazane ku nje moderatore (.pamvarur ).Erla Mehilli kishte nje studio te ftuar pseudo analistin Bushati nje deputet homosexuelle te foltore-nevojtore dhe nje femer tjeter nuk e njihja por edhe kjo e PD ne Skype kryeministri Shqiperis Edi Rama ....cfare te degjoje nje skandale njerez partiak pothuajse talibane qe nuk vinin cerveaux ne pune te pa edukuar rrugace .si ka mundesi si ka mundesi ky nivel rrugacesh Bushati i bente gjyqin do shkoshe ne burge ke mare pare lek dollare njesoje si gjyshi Hysni te tjeret nuk mbaheshin rrugaceri te tille une nuk kisha pare .Qe jane vrare ne 1997 ne 21 janar ne Gerdec per keta nuk kishte rendesi ishte funksioneri i FBI .Ne nje tv te rregullt ku behet gazetari kur theritet kryeministri ne panel duhet te jene te ndryshem te majte te djathte qendra dhe extremet dhe modersatori neutrale ndaje thenja kazane tv kazanet e mbremjes eshte nje epitet i justifikuar
Me shume respekt personit , i cili e ka shkrojtur, dhe botuar kete shkrim.....ESHTE FATKEQESI DHE E TURPESHME , PER KETE NIVEL QE KEMI, SI NE POLITIKE ASHTU EDHE NE MEDIA !!!!!!! SHUME TE PAKET JANE ATA GAZETARE, DHE ANALISTE, QE RUAJNE QETESINE DHE ANALIZOJNE ME VERTETESI ....KJO ASHTE PAPERGJEGJESI E ATYRE QE I KANE VENE PER INTERESAT E TYRE .