Rast unik në Veting, rezultoi "pa pasuri" - Kush është gjyqtarja e Vlorës që do vendosë për fatin e PD-së

4 Shkurt 2023, 09:29Politika TEMA

Rast unik në Veting, rezultoi "pa pasuri" - Kush është

Pas shkrirjes së gjykatave të Apelit më datë 1 shkurt në të gjithë vendin dhe përqendrimin e tyre në një të vetme në Tiranë, të gjitha çështjet të cilat nuk kishin një datë të caktuar, janë rihedhur në short, për të caktuar gjyqtarët.

Mes tyre ishte edhe ankimimi që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës më 25 mars.

Shorti i hedhur dje, ka caktuar që çështja e vulës së Partisë Demokratike në Apel, do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës. Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës.

 

Raportimi i faqes që mbulon seancat e Vetingut për rastin e Mihalit

Ajo është konfirmuar nga Vetingu në 18 janar 2021. Trupa që gjykoi Mihalin u kryesua nga Brunilda Bekteshi, relatore e çështjes ishte Valbona Sanxhaktari, ndërsa anëtare Genta Tafa (Bungo).

Gjatë seancës Sanxhaktari la të kuptohej se Mihali nuk zotëronte pasuri. Ajo tha se dy pasuritë e familjes, një apartament në Tiranë dhe një tjetër në Vlorë ishin blerë nga familja para se Mihali të emërohej gjyqtare. Megjithëse të pa lidhura me karrierën e Mihalit si gjyqtare, KPK bëri me dije se kishte hetuar burimin e ligjshëm të pasurive, – shkruan Reporter.

Sanxhaktari pohoi se prindërit e gjyqtares kishin pasur të ardhura të ligjshme për të cilat ishin paguar taksat. Po ashtu si Mihali ashtu edhe prindërit rezultuan me balancë financiare pozitive.

Mihali në fjalën e saj tha se “vlerësonte hetimin” e Komisionit, ndërsa theksoi se në 7 vjet punë si gjyqtare kishte jetuar e ndarë nga familja dhe se ajo kishte mbuluar vetë shpenzimet e jetesës. “Kjo është se pse në 7 vjet unë nuk kam mundur të kursej apo blej pasuri”, tha ajo.

Mihali u vlerësua pozitivisht edhe sa i përket profesionalizmit dhe figurës.

Çështja e vulës së PD ka peshë politike. Grupi i Rithemelimi ka kërkuar që të caktohet sa më parë një datë. Një reagim pati edhe nga grupi i Alibeajt. Përfaqësuesi i tyre ligjor i tyre, Indrit Sefa ka depozituar një kërkesë për gjyqtaren Mihali, së cilës i kërkon që ta marrin çështjen në shqyrtim sa më parë.

Sefa shkruan se çdo vonesë është e pajustifikuar dhe se tashmë Apeli s’ka asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit të PD-së.

15 Komente

  1. T
    Tironci

    Pamja dhe paraqitja e flet shume.Te tille gjyqtare i duhen sisitemit.Urojme dhe shpresojme qe gjithenje te jape drejtesi ! Tironci

    1. M
      Martin

      Sipas nje aktivisti dixhital te Foltores se kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berishes, ppolicia e Tranes duhet te blindoje shtepite dhe te shoqeroje me truproje speciale zonjat e nderuara Elona Mihali e Irida Kacerja dhe zotin Astrit Kalaja. Pershendetje nga New York-u!

      1. x
        xheJ. eN. Bi.

        Tironci... Dakort jam me ty që Gjyqsorit i duhen të tillë gjyqtar,po a do jetë në gjëndje t'i rezistojë presioneve dhe shantazheve të mafiozëve politikan. Po të vijë puna që do rezistojë mund të vej dhe për gjah si Trebicka.

        1. R
          Raimond vlonjati

          Nqs kjo Zonja/Zonjushe eshte e drejte , kjo duhet qe vulen tja jape Sali Berishes qe perfaqson Popullin Opozitar Demokrat Nuk mund tja jape vulen Alibeajt i cili perfaqson vetem xhepin e tij dhe asnje tjeter, sepse ai eshte i pa-votuar nga Demokratet .

          1. t
            tetovari2

            Kjo që thua ti Raimond, është e dënueshme sepse është ndërhyrje në punët e gjyqsorit!

      2. V
        Vlora.Vlora

        Nga gjyqtaret me te mira ne vlore ,te jeni te sigurt qe sala do e haje sa krahu

        1. A
          Ardi

          Duket robi qe nga pamja cfar njeriu eshte , jo si keto rq qe vetem kur i shikon e kupton cfar plehrash jane

          1. e
            ee,

            Nuk e di, friken e kemi ne palce; na e futi dobiçi Sheqeres qe me plepat qe ishalla e zene nen vete!

            1. r
              reti11

              Uroj te jete vertete e tille! Por: too good to be true!

              1. P
                Pyka

                Duket e pabesueshme!!!! Në kuptimin e mirë te fjalës....

                1. ….

                  Duket qe ne pamje, goxha vajze serioze dhe e edukuar mire. Suksese dhe te vene punet mbare!

                  1. L
                    Loni

                    Regjizori luan fijet pas perdes, shikuesit shikojne kukllat që i leviz regjizori sipas skenarit A, në s'ecen sipas skenarit B e kështu me radhë... Pertej kësaj uroj që Zonja të jetë siç e pershkruan VETING-u...

                    1. h
                      hajdutet e korruptuar po perfeksjonohen

                      Nje ujk kishte bere nje pre dhe donta ta shijonte.Aty kalon nje luan qe e donte per vete prene e ujkut.Pasi ujku kundershtoj luanin ,luani beri nje proces te shkurter me te dhe e hodhi matane ku ujku po hiqte frymen e fundit.Dhelpra e kishte pare skenen dhe menjehere i afrohet luanit dhe i ofron sherbimin e saj duke i thene qe tja pregatiste ushqimin sa me mire atij.Luani u cudit nga kjo sjellje e dhelpres dhe i tha:zonja dhelper kush te mesoj kaq mire per kete gje?dhelpra drejtoj shikimin tek ujku qe po hiqte shpirt dhe i tha:rahmetlia qe po jep shpirt!Sigurisht qe ujqerit e korruptuar hajdute shqiptare nuk po i vret askush,as po ju merr pasurine as po i denon njeri,ama po perfeksjonojne fshehjen e parave te vjedhura.

                      1. T
                        Trotski

                        Sidoqofte ruani mire zonjen Gjyqtare se Sali Krimineli e ka te gatshem grupin kriminal per te bere ndonje paudhesi Kriminale.

                        1. O
                          Oketo

                          Vetem nje gjyqtar/e pa pasuri !!!! Ky eshte rontgeni jo vetëm i sistemit gjyqesor por edhe i shoqerise shqiptare !! Per fat te keq është akoma shpejt qe e mira te triumfoje mbi te keqen se vetëm nje shekull jete ka shteti shqiptar ! Italia ka dekada te tera qe po lufton me Mafien ! Duhet te presim akoma !

                          Lini një Përgjigje