Berisha në ilegalitet si Partia Komuniste pas Luftës së Dytë Botërore

3 Shkurt 2023, 19:20Politika TEMA

Berisha në ilegalitet si Partia Komuniste pas Luftës së Dytë

Nga Ylli Pata

Konteksti politik i Sali Berishës, ngjan shumë me atë të Enver Hoxhës, pas Luftës së Dytë Botërore, por që natyrisht ka shumë ndryshime garniture.

Megjithatë në thelb, Partia Komuniste e Enver Hoxhës, edhe pse mori pushtetin me largimin e gjermanëve, për ca kohë nuk doli hapur me emrin e saj, po u fsheh tek Fronti Nacional Çlirimtar, si Berisha që kur mori pjesë në zgjedhje u fsheh pas “Shtëpisë së Lirisë” së Ilir Metës.

Enveri nuk doli publikisht me emrin e Partisë Komuniste, ngaqë Stalini u kishte ndaluar të gjithë partive si motra që të dilnin e të ngrefeshin si proletarë. Do të duhej të dukeshin si demokratë deri në një urdhër të dytë. E kështu vepruan thuajse të gjitha Partitë Komuniste të Lindjes aleate të Bashkimit Sovjetik. Madje kështu ndodhi edhe 20 vjet më vonë me Fidel Kastron në Kubë, i cili fillimisht tha se ishte demokrat, por më vonë doli hapur se ishte jo vetëm komunist por aleat i Bashkimit Sovjetik.

Por të kthehemi në Shqipëri. Amerikanët ishin shumë të afërt me komunistët që u përfshinë në rezistencën Antifashiste. Kjo është e treguar në shumë botime e dokumente tashmë. Por libri i Peter Lucasit, gazetarit e shkrimtarit të njohur amerikan me origjinë shqiptare, është ndër më të të qartit në këtë drejtim. Ai shpjegon se misioni amerikan qëndroi shumë afër dy figurave bazike të komunistëve: Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

Pranë Hoxhës qëndroi, Tom Stefani, një shqiptaro-amerikan nga Bostoni, që prindërit i kishte me origjinë nga Korça, e pranë Shehut, Nik Kukiç, një toger marins-shef i misionit të OSS(paraardhëses së CIA-s), i cili vinte nga Ohio, e që prindërit e tij, origjinën e kishin nga Jugosllavia e atëhershme. Kukiç, disa herë ka “provokuar” Mehmet Shehun, që në fakt ishte një pyetje e natyrshme: përse se merr ti pushtetin, kur në radhët e partizanëve je më popullor se hoxha. Mehmet Shehu i thotë çdo herë: “unë kam luftën, Hoxha politikën. Niko(s’dihet përse i thërriste me këtë emër) më rri larg”. 

Nga këto pasazhe kuptohet lehtë që amerikanët kërkonin një njeri që të drejtonte një Shqipëri jo sovjetike, pasi Enveri shikohej si një djal i Stalinit. Pas kësaj, SHBA e Perëndimi u larguan e nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës, deri në vitin 1955, kur Shqipëria u pranua në OKB. Për disa vite Partia e Enver Hoxhës ishte në ilegalitet pikërisht nga ky ngërç që u krijua prej problemeve me dy fuqitë e mëdha fituese të Luftës së Dytë Botërore, njëra nga

të cilat-SHBA ishte mbrojtësja dhe protektorja e shtetit shqiptar.

Në vitin 1947, kur Shqipëria hyri përfundimisht në kampin sovjetik, PPSH-ja e Enver Hoxhës doli nga ilegaliteti dhe mbajti Kongresin e parë të saj. Praktikisht deri në 1947, madje deri edhe 10 vjet më pas, Enver Hoxha hëngri dynjanë pikërisht prej mosnjohjes dhe konfliktit me Perëndimin. E kjo edhe pse kishte aleat një nga superfuqitë botërore siç ishte Bashkimi Sovjetik i Stalinit.

Identike është situata e Sali Berishës sot. Ai u shpall non grata nga qeveria e Superfuqisë, e cila është edhe aleate e Shqipërisë. SHBA ka mbështetur fort Partinë Demokratike por pa njeriun që qeveria e saj e ka nën sanksione.

Prej një viti Berisha, po lëviz andej këndej, duke shfrytëzuar hapësirat e pushtetit dhe influencës së tij që ka siguruar për 30 vjet në pushtet, por politikisht ai është illegal. Është illegal në Parlament, është illegal si institucion politik, është ilegal në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. E vetmja mundësi deri tani ka qenë që të fshihet pas “Frontit” të Ilir Metës, që duket si një organizatë –levë e tij, por që nuk mund të rrijë gjatë. 

Ngaqë njerëzit e opozitës nuk e duan “Frontin”. E kështu ka nisur një trazirë të madhe, e cila synon të legalizojë partinë e të mërrë vulën. Por që edhe nëse e merr, do të ngelet prapë në ilegalitet. Sepse nuk e njeh Perëndimi, i cili nuk ka asnjë gjë me njerëzit e tij, madje pret në Uashington edhe Belind Këlliçin, edhe Oerd Bylykbashin, por që i pret si deputetë të Partisë Demokratike, e jo si të zgjedhur të Berishës.

I cili, e di më mirë se të gjithë këtë pozicion, por pret që të mbajë qoshen e tij politike, deri sa të vijë “Stalini” i tij për ta bërë aleat. Por e gjitha kjo është natyrisht një lëvizj bosh, e cila asnjëherë nuk do të prodhojë politikë, pasi vula apo dënimi i madh ka ndodhur në majin e vitit 2021. E që jo vetëm është përfundimtar, por që pritet të rinovohet sërish…

11 Komente

  1. h
    historia

    Gazetar injorant, qeveria shqiptare eshte njohur menjehere si legjitime nga fuqite e medha ne zgjedhjet e dhjetorit 1945, per kete ka fakte dhe prova historike. Tjeter gje njohja e qeverise komuniste dhe tjeter gje pranimi i Shqiperise ne OKB. As Kosova sot nuk eshte e njohur ne OKB por qeveria e saj njihet nga shume shtete.

    1. M
      Malo

      Histori kujt I Kth prgj,ky gazetar nuk meriton ti lexoshe asnje rreshte,Eshte totalishte injorante…

    2. M
      Mjere

      Mjer shqiptaret me ket trashegimtar te Ramiz panSllavizmit, e Gezofshin shqiptaret perderisa i shkojne mbrapa!

      1. K
        Koment socialisti

        Kete llagapin tendin e ke ti Ylli? Pse psh te mos e kishe rosa? Qenke edhe me yll ne balle ti. Po ik bej nje konvergjence se pret si shume majtas dhe do thyesh qafen.

        1. A
          Asnjnesi

          Enveri do te kujtohet si ndertus i shtetit shqiptar ndersa Saliu si shkaterrus Enveri e mori shtetin pa shtet me 8-900 000 mije banore tre ceregu e coi 4000 000 000 shumica anafabete pa industi vetem cobene kishte me shumice ndricimi me vajguri , hapi shkolla universitete jo si keta kristali beri hidrocentrale Saliu i prishi , Enveri beri edhe gabime po Saliu ka shperbere shtetin komplet jo njhere po te pakten dy here

          1. D
            Drejtesia Popullore

            Sali Berisha do te njihet si legal duke dale nga ilegaliteti vetem po te "fitoje" gjyqin ndaj DASH dhe Blinken ne Paris (pra kur te hypi gomari ne fik), kur te fitoje gjyqin ndaj MB (Mbreterise se Bashkuar). Pra nga NON GRATA te behet GRATA. Gjate gjithe kesaj kohe, ai do te rrije poshte ures si nje bam i vertete politik. Te mos harrojme se koha kalon dhe keto gjyqe do ti fitoje mbase kur te jete ne Shish Tufine dhe Rupi ja ka caktuar vendin se ku do e fuse. Dhe Rupi te keqinjte i vendoste tek varrezat me 7 kate, pra edhe aty do kete 7 kufoma siper. Kush eshte tiranas i vertete e di mire kete. A ka me keq? E meriton se shume gjera te keqija ka bere.

            1. F
              Fidesi

              Or popull debil që i shkoni një të marri mbrapa. O ju profesorë, juristë plepash, kaq poshtë keni rënë, sa imagjinata e një të çmënduri, t’ju çojë në ekstazë për marjen e pushtetit në tavolinë, vetm e vetëm se udhëheqësi juaj sheh ëndrra dhe ditën. O ju të marrë që kërkoni të bëni të marrë dhe pjesën që qesh me ju, o ju që bëni gjyqe në emër të amerikës, o ju të ikur nga psiqiatria, kthehuni kurohuni, merni ilaçin e kurimit, se mbetët tek brekët e një njetiu që mban qesen e prostatës të fshehur nën pantallona. Mir ca malokë e kanë nga niveli, disa nga zemërimi se duan por nuk dinë ç’far duan, për ca të ish të burgosur për vjedhje, vrasje, zaptime trojesh, por ju që hiqeni si intelektualë, ku ju çon rradakja berishës, ku ai gjithç’ka që bën, e bën për të spostuar drejtësinë nga gjynahet që ka tek ky popull. O studius plepash, populli ju vë hunë kujt’do që shkel mbi të. Iku koha e berishës e meta/j, jini me këmb në tokë, me mëndje në kokë.

              1. V
                Veron Dibra

                Ndonjëherë,o biri njeriut të mençur,asnjëherë nuk ke shkruajtur KAQ KOT SA NË KËTË OPINION! Enver Hoxha qe Komandanti i Ushtrisë që çliroi Atdheun.

                1. F
                  Fisniku i Freskut

                  O Pate, Enver Hoxha ka bere 6 gabime apo faje te medhenj, te cilet e kane fundosur te pakten sa te shuhen 3 breza; por krahasimi me te i bajraktarit te Vicidolit, kreut te agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit mafioz Sali Sheqere Vuk Berisha te rrezon ty si gazetar dhe analist serioz. Mos u nxito ne krahasime dhe konkluzione. Nga nje gazetar i vjeter ne aktivitet patriotik dhe shoqeror.

                  1. J
                    Juliano

                    Po ty të lumtë o berish, se dihet që çdo gjë që bën, e bën për interesa personale, po atyre budallenjëve me veladonin e intelektualitetit çti thuash. Një turmë qorre ku të ndjekin qorrazi për gomarllëqet dhe çmendurinat tuaja. Karagjozë, injorantë, thuthuqë e gagaçë, kanë pushtuar PD vetëm për tekat dhe dëshirat e tuaja o birish. Del një që nuk dallohet nga kafka se është kalë apo njeri baboçi, dhe bën të njëjtat karagjosllëqe që bën dhe berisha. Sajojnë e interpretojnë sikur njwrëzit e tjerë janë miza e injorantë. Bëjnë dhe demostrojnë sikur jeta e shqipëtarëve ka mbetur në dorë të dash sulës, sikur deshët tishin si sula në kohën e enverit, krye veterineri do ishte në burg për jetë, sepse dash apo desh, konturacion diçka të bukur të shëndetëshëm, por jo të ngatërrosh dashin me rikën si puna sulës dash????. Aha or njerëz të dashit birishës, po hani kot se kush nuk ju mer më seriozisht, jeni bërë sa neveria shkon deri aty ku nuk mund tju shohin e jo më t’ju dëgjojnë.

                    1. z
                      zalli

                      Jo vetem qe e ka marre vulen,ne 2021 si personi me anti perendimor,e anti amerikan,por do shohim te tjera "xhevahire",prej ketij kripto krimineli,se nuk shpjegohet ndryshe kjo turravrapje e tij,po nga do te sillet e perdridhet,kurre nuk do ti hiqet damka e kriminelit,vrasesit jo vetem si individ po dhe si familje,mjeranet trushpelaret qe i vene pas nuk e di ku e marrin guximin per ta ndjekur mga pas,apo ne fund do ngushllohen me fjalet e Jezusit,"Fali o Ate se nuk po dine ça po bejne".

                      Lini një Përgjigje