Agron Gjekmarkaj tregon pse është "tërbuar" opozita: Arrestimi i Ilir Metës ka shkaktuar indinjatë dhe habi

28 Tetor 2024, 11:28Politika TEMA
Agron Gjekmarkaj tregon pse është "tërbuar" opozita:

Për nënkryetarin demokrat Agron Gjekmarkaj, mosbindja civile, mbetet forma dhe rruga e vetme e opozitës përballë pushtetit, sipas tij, uzurpues të Edi Ramës.

Z.Gjekmarkaj,çfarë e revoltoi opozitën kohët e fundit? Pse po shfaqet kaq “agresive”?

Ndaj opozitës ka një strategji asgjësimi! Krejt lidershipi i saj është nën arrest shtëpie, burg e kandidat për pranga. Lideri i saj Sali Berisha mbahet në mënyrë të padrejtë i izoluar duke e shndërruar atë në të burgosur politik shumë domethënës. Po ashtu Ervin Salianji, burgosja e të cilit është një mesazh i qartë i kësaj qeverie për këdo që të mbyllim gojën, mos të denoncojmë!

Kuvendi është shndërruar në kazermë të dhunës ku opozita përjashtohet apriori duke u hequr pothuaj mandatet në mënyrë të pjesshme 40-60 ditë! Lidhjet e mazhorancës me krimin, SKY/ECC, mos zbatimi i sugjerimeve të OSBE -ODIHR për zgjedhjet, skandalet korruptive që shpërthejnë si kapsollat e fishekzjarrët natën e vitit të ri, plagët sociale, boshatisja e vendit, varfëria e shumëçka tjetër e detyron opozitën të jetë në vijën e parë të përballjes me Edi Ramën dhe detashmentin e tij rilindas.

Si do të jetë protesta e nesërme? Çfarë synon mosbindja civile?

Të gjithë qytetarët me datën 29 tetor duhet të ngrihen në mosbindje civile si forma dhe rruga e vetme e mbetur e opozitës përballë pushtetit uzurpues të Edi Ramës. Ndaj ftoj të gjithë në mosbindje ndaj regjimit, në Milot jo në bllokimin e rrugës, por në atë të neodiktaturës, që rrezik sheh opozitën, që armë ka arrestimin politik! Beteja është për Shqipërinë europiane kundër regjimit, kundër narko skay enkroçat!

Ju ishit iniciuesi i protestës së opozitës para Parlamentit Europian, por çfarë përfitoi realisht opozita prej saj?

Këtu s’ka vend për të marrë merita që nuk më takojnë apo rrahur gjoksin. Ky ishte një vendim i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe mendoj se ishte i duhuri. Opozita u kthye në shtëpinë e vet me dinjitet në EPP. Në Parlamentin Europian patëm takime mbresëlënëse të shumta, në nivelet më të larta! U takuam me 16 eurodeputetë në vizitën tonë 2 ditore, që përfaqësonin 4 grupet më zë mëdha parlamentare në Parlamentin Europian. Jemi falënderues dhe na dëgjuan me shumë respekt në të gjitha problematikat që ne ngritëm. Komunikimi dhe takimet do të jenë të vazhdueshme.

Partia Demokratike nuk është aspak e izoluar. Ajo ka miq të shumtë dhe në krah në betejat e saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

Në Strasburg ju zhvilluat një sërë takimesh por cila është garancia që morët nga eurodeputetët? Çfarë porosish morët prej tyre? Cila është vëmendja e tyre ndaj situatës në vend?

Ne informuam gjerësisht eurodeputetët për çdo formë të dhunës mbi opozitën, arrestimet politike, tendencën që opozita të hyjë në zgjedhje me gojën e mbyllur e duart e lidhura. Folëm gjerësisht për lidhjet me botën e krimit që kjo mazhorancë i ka me shumicë, tipike mbetet lista e Durrësit. Ata do të shprehin qëndrimet e tyre në vijim në një monitorim më të afërt e dinamik të situatës në Shqipëri, duke dërguar misione faktmbledhëse dhe duke mbajtur qëndrime mbi situatën në Shqipëri.

Çfarë prisni konkretisht nga ndërkombëtarët? A gëzon opozita mbështetjen e tyre dhe të shqiptarëve për t’i imponuar kërkesat e saj qeverisë?

Opozita po e rrit mbështetjen ndërkombëtare çdo dite. Vizita dhe vëmendja që morëm në Strasburg është një tregues i qartë. Shoqëria shqiptare është nën represion. Ajo po e thyen murin e frikës duke e shtuar reagimin nëpërmjet protestave që opozita në vijim po thërret. Nuk ka rruge tjetër vecse përballje.

Arresti i z.Berisha, dhe burgosja e Ervin Salianjit e Ilir Metës a është një presion, një ndëshkim politik ndaj opozitës?. Pse ky rrëzim politik i dhunshëm?

Mënyra sesi u ndalua ish-presidenti, ish- kryeministri Ilir Meta kishte shkaktuar habi e indinjatë. Çdo individ meriton respekt edhe kur është në proces gjyqësor, një ish president nuk mund të goditet e merret zvarrë, duhet të trajtohet me dinjitet e të prezumohet i pafajshëm derisa nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Policia nuk mund të jetë ndëshkuese morale dhe etike e kundërshtarëve politik të kryeministrit! Ky është, gjithashtu, mesazh dhunë e frikësimi nga kjo qeveri. Rasti “Salianji” është, gjithashtu, ulëritës! Një politikan që ka bërë beteja të shumta për transparencë duke rrezikuar shumë, denoncime që i kanë shërbyer publikut, por që sot vuan dënim politik pikërisht për këtë arsye nga një hakmarrje personale.

Mosbindja civile është bazuar te përndjekja politike e eksponentëve të opozitës dhe krijimi i një qeverie teknike. Si duhet të jetë qeveria kujdestare me qëllim sigurimin e standardeve më minimale të zgjedhjeve të 2025?

Së pari, duhet vullnet politik ose imponimi i duhur për ta arritur. Modalitetet gjenden, modelet nuk mungojnë. Ajo është e vetmja shpresë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndërprerë zinxhirin e krimit elektoral, identifikimin e shtetit me pushtetin.

Pse gjithë ky insistim i opozitës për qeveri teknike ndërkohë që pakti RamaBasha në vitin 2017 nuk zgjidhi çështjen e garancisë së votës?

Nuk ka qeveri teknike me Edi Ramën kryeministër. Ajo nuk ka qenë e tillë. Duhet diçka e vërtetë, të funksionojë si e tillë jo një truk për opozitën dhe shoqërinë.

Cila është skema që ka ideuar opozita për qeverinë teknike? Si duhet të jetë përbërja e saj? Kush duhet ta drejtoje atë?

Në momentin që ajo arrihet nuk është problem për të gjetur skemat. Kundrejt kërkesave të opozitës, PS është shprehur se ka fituar me epërsi të madhe votash duke e quajtur të panevojshme krijimin e qeverisë së përkohshme.

Cili do të jetë reagimi i opozitës në këtë rast?

Herën e fundit duke prishur Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, me 37 mijë vota diferencë ka prodhuar 11 mandate shtesë, 87 mijë vota dolën të pavlefshme! Çdo ditë dalin fakte për ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje.

Cilat janë synimet e opozitës në zgjedhjet e 2025-ës ndërkohë që kryeministri Rama është shprehur se do të qeverisë deri në 2030-ën?

Fitore e merituar në zgjedhje; Transformim i Shqipërisë në çdo pikë-pamje; Ndarje nga krimi dhe luftë korrupsionit; Pensione mininale në 300 euro; Arsim dhe shëndetësi cilësore; Ekonomi të qëndrueshme, përmbyllje e anëtarësimit në Europë dhe sjellje europiane në Shqipëri.

Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e opozitën në zgjedhjet e ardhshme?

Avantazhi i opozitës është e vërteta që bart! Historia e vet, njerëzit cilësorë që ka, morali. Programi që paraqet: Rezistenca ndaj të keqes dhe nevoja urgjente e shoqërisë për një qeverisje më të mirë. (Panorama)

22 Komente

  1. P
    PRIVATE SESSION

    Arrestimin e Metës opozita e ka kërkuar që kur ishte kryeministër i pandehuri Meta.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maloku

      Keni pyt trurin e organizates kriminale PD ne shqiperi. Kjo fytyre dhe kjo koke me ato floke qe ja lepin vici mengjes per mengjes, eshte truri gjenial intelektual kryesori qe ka Pi Dhi-ja. Ky mender jush te ha kaken. Ky do vetem nje vend te sigurte per deputet ne listen e sales per zgjedhjet 2025. Per ta arrit kete ky ka per borxh te lepije cdo brime bythe qe mund ti thote Sala. Se cfare muti eshte ky dhente zoti qe sala e fut ne liste ne nje vend ku i rrezikohet dalja si deputet, atehere do ta shikoni cfare plehre eshte kur te filloje te mos lere gje pa thene per Sali mutin.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saliu

        Vazhdo te hash m....t o kerma e Mirdites.Gezimi qe ka ngazellyer te math e te vogel ne Shqiperi arrestimi i kryehajdutit L:Meta nuk e zbeh dot ti,,o uturak i Sali gjakatarit dhe LIKE FLORIRIT: sHKOFSH NE DJALL ME SOJIN tend.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu

          Vazhdo te hash m....t o kerma e Mirdites.Gezimi qe ka ngazellyer te math e te vogel ne Shqiperi arrestimi i kryehajdutit L:Meta nuk e zbeh dot ti,,o uturak i Sali gjakatarit dhe LIKE FLORIRIT: sHKOFSH NE DJALL ME SOJIN tend.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ky antiperendimor i pabese

            Gjeka ka mbaruar politikisht, Saliu nok e zgjedh dot deputet, Lezha jo e jo.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtari.

              O gjek denonco provo por mos montasho.A po beni ju llap llap neper ekrane e kudo si ti e te tjere si ty nuk ta ka mbylle kush gojen.Perse nuk e lexoni shqip ne shqip vendimin e gjykates per sali - hajnin.Sic duket ju vjen hidhur po ta lexoni shqip ne shqip.O gjek beje ndonje bejte ti se per keto pune je njesh. Leri te tjerat.Shif cullufet se je qethu si kric gomari.

              Përgjigjjuni
              1. M
                MEZI PRES, ZHGENJIMIN TËND.

                E KE GABIM PROFESORE . POPULLI U KËNAQ, NUK U HABIT . NA HABIT SJELLJA JOTE PREJ BYTHLEPIRSI PER NJE KARRIGE PARLAMENTI .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kaq kisha

                  Eshte dhe pedagog ky tipi?

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    GJEKMARKAJ = BERISHA JUNIOR .

                    FUND BERISHIZMIT .

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjeka haaaa erdhi Berrisha kuveshte penxhere

                      Ky eshte laviers Basha Berrisha Basha Berrisha ky eshte me plehra ne ate grupim debilash

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Si ka mundesi qe te jene deputet njerez qe nuk duan drejtesi dhe dalin ne mbrojtje te hajduteve.Ky ishte shume parimor dikur me Lulin por tani e ka kapur ethja e deputetllekut dhe vetem lepin çfarë ka thene dikur

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Monda

                          Ooouuu qenkan habitur dhe zemruar keta opozitaret!!! Ne duam te dime se sa ju ka dhembur. Ju ka dhembur shume?? Sa me shume t' ju dhembi juve aq me mire ndihemi ne qe quhemi votues. Po c' merreni me kete cope trungu te pagdhendur, mor aman

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            As mish , as peshk .

                            Ky me nakatos somakun .

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Angjelini

                              Njeri ma te degjeneruar dhe pa karakter nuk gjen se kete qelbesirien e non-grades. Shko poshte ballkonit te non-grades o langaraq!

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Ti

                                Mezi e kemi pritur, është i vonuar arrestimi

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  T'a Futa

                                  Rrofshin Sala. Rama Metua Posht ju Lepirsa me ty në Krye Ti Ju Shisni Nderin Gra Fëmi për Para ju jeni më të poshtër se ata

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Piloti

                                    Agron OTURAKU

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Texas

                                      Edhe ne Kine ne kantonin Kush Qi Ty , province Hau Mut Shu , banoret jan indinjuar se thone as Mao Ce Duni nuk arresting keshtu po te pushkatonte ne vend

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Boll më me berishajt .

                                        Nje dite, do të të vij turp nga vetja . Nuk ka se si gabon shumica . S’ke sy dhe vesh të kuptosh që në shumicë Berisha ndjell neveri , zëmërim, dhe së fundi edhe bezdi .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Malesori

                                          Te ne thone: Ky paste faqen e zeze si karaboi. Po kete nuk e pyet njeri, por ka mbete si karagega. Ty nuk te pyet ase grueja jote more gjynah. Malesor jame e na korite

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dursakja

                                            Ky është hajvan kokë e këmbë! Fatkeqësi për këtë popull që përfaqësohet nga të tillë qënie prehistorike!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Latif Dreqi

                                              Suksese te metejshme maloku Gjekmarkaj! Tani do te cicerosh dite per dite kongen qe e kompozo Argita Brrisha. U fute n valle? Cicero shtahaj ene mos bo kakardhi. Tash nuk je kerkushi, tash je ushtari Gjekmarkaj me numur identifikimi 02 per boten dhe per Argitn dhe babn e saj je askushi pavarsisht se bythen e ma pak ma lart se Gazja ne Saljanji. Do hash kur s'te hahet, do fleç kur sun t flihet dhe do flaç kur te doj Argita ne si te doj ajo.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje