"Fatos Lubonja rrëmbeu armët në ’97 për të rrëzuar nga pushteti Berishën, tani merr lekun dhe..."

28 Tetor 2024, 09:28Politika TEMA

"Fatos Lubonja rrëmbeu armët në ’97 për të

Analisti Demalia, ka bërë deklarata të forta mbi situatën politike në Shqipëri dhe rolin e disa figurave kyçe në histori.

Në një intervistë për “Dritare TV”, zoti Demalia zbulon se një nga analistët që dikur rrëmbeu armët për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën në vitin 1997 tani po paguhet nga ish-kryeministri.

-Zoti Demalia, si e shikoni situatën politike brenda PD? Po protesta e PD a i arrti pritshmëritë…

Demokratët janë kthyer në një neveri që po rrudhen edhe më shumë, dhe të keqin që po bëjnë ata është se po e çimentojnë pushtetin e Ramës, që nuk është e mirë as për zhvillim demokratik, as për zhvillimin politik, dhe as për vetë pushtetin e gjatë që të korrupton. Ndaj bota i ndërron pushtetet. Po i lënë Ramës të gjithë pushtetin në tavolinë, dhe ka dy arsye: këto ose janë të korruptuar, ose ka shumë mundësi sepse nuk ka mundësi që këto paskan një diktaturë dhe një regjim shumë të egër. Këto u pasurokan çdo ditë duke ngritur pallate e bërë biznese dhe zhvillohen çdo ditë. Këto e dinë se çfarë do të thotë diktaturë. Diktatura, jo që nuk të lë të ngresh pallate, por diktatura shkon e të merr dhe florinjtë që kishe fshehur, e të varte dhe në litar. Këto e kanë me të dëgjuar e të parë te filmat e Kinostudios. Këto nuk dinë se çfarë kanë, nuk kanë një objekt që të dimë se për çfarë po protestojnë.

Fakti që dalin me bluza “Free Berisha” është absurd; pse do të shkoj në protestë të bëj thirrje “Free Berisha” kur familja e Berishës kishte vetëm 2 dhoma e kuzhinë te shkolla “Migjeni” dhe asgjë tjetër nuk ka patur në Tiranë, e tani kanë prona deri në Hungari, në Budapest, në Amsterdam e Belgjikë? Pronat që kanë këtu e milionat që japin, 500 mijë dollarë për avokatin, do të thotë që të kesh të paktën pasuri 50 milion. Të dalësh në protestë për “Free Berisha” është një qëndrim i pafavorshëm; ai duhet të shkojë të ballafaqohet me drejtësinë dhe të gjejë nëse ka të drejtë. E dyta, të protestojë për Llozhanin, nuk më kërcen për ish-ministrin e Brendshëm e bashkë me të vëllain, por problemi është se nuk mund të jem kaq i ndryrë sa të inskenoj një skenë që e dinte e gjithë PD-ja, dhe e lanë Salianjin si idiot, vetëm dhe ky kujton se është me të vërtetë hero.

Edhe njeriu që ka 100 faje nuk mund t’i ngarkosh gjëra që nuk janë. Ky mundi interpretohet sikur ka thënë se është trafikant droge vëllai i Xhafajt. Këto thonë se Geront Xhafaj ishte trafikant droge e është kapur në Itali, e po rrinte në Shqipëri. Ti nuk bëre këtë, por bëre një inskenim të tërë, dhe e bëjnë në mënyrë primitive pasi nuk janë as specialistë për ta bërë atë inskenim, dhe e hëngri si derri. Në të gjithë botën dënohesh për të bësh të tilla inskenime.

-Kemi një përgatitje të Berishës për të spastruar Partinë Demokratike më tepër, për t’ja lënë të bijës. A mund të funksionojë kjo?

Absolutisht! Kjo parti do të vijë duke u rrudhur derisa të shkrihet fare, pasi nuk mund të funksionojë më. Edhe sikur të rrojë 1000 vjet Edi Rama, edhe po të jetë Berisha dhe këto të tjerët, kjo parti nuk mund të funksionojë. Edhe po të jenë këto të tjerët, këto nuk e dorëzojnë partinë, pasi e kanë në kulturën shqiptare që të mos i dorëzojnë partitë. Ke parti të vogla, si Dash Shehu, Spartak Ngjela, që kanë një dhomë e një kuzhinë e një sekretare. Ke dhe të tjerë që nuk e dorëzojnë sot partinë. Ta merr mendja se Nard Ndoka, Vokshi, etj, do të dorëzojnë kryesinë e partisë e t’ju hapin rrugën të tjerëve. Kjo është si puna e çdo gjëje; PS ka vazhduar të jetë ende, pasi ka qenë një parti e strukturuar, e ndërtuar në mënyrë krejt organike, kriminale, por vazhdon të jetojë sot. Këta janë një parti që u krijua pa ideologji e pa platformë.

Dolën të bëjnë parti, o burra në shesh e u puqën me sekretar partie, me hajdutë, dhe doli një pjesë dhe studentë, se ishin rini e ishte momenti për të shpërthyer, ndërsa pjesa tjetër ishte kryesi e liderë që të gjithë ishin futur nga Sigurimi dhe ndodhi kjo që ndodhi. Çdo gjë është ndërtuar në mënyrë organike; vdes shpejtë. Kjo parti e kreu misionin e saj për të minuar zhvillimin normal demokratik dhe juridik të shtetit në Shqipëri.Gjatë regjimit të Berishës, ky i fundit nuk ka funksionuar në asnjë moment gjatë qeverisjes së tij, si një njeri demokrat dhe si një njeri për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Po të shohim që në momentin kur erdhi në qeveri, Berisha vrau policinë, i ka hequr autoritetin shtetit. Jashtë, që në momentin që arrestohesh nuk të lejohet të flasësh asnjë fjalë, pasi çdo deklaratë përdoret kundra teje në gjyq; pastaj a është gjyqi perfekt a jo, është tjetër gjë. A kam unë vërejtje ndaj SPAK-ut? Kam sa të duash. Gjëja e parë: si mund të lejosh Berishën të bëjë konferencë të përnatshme nga dritarja? Çfarë arrestimi shtëpiak është ai? Lejojeni të dalë jashtë, pasi ky vetëm arrest shtëpie nuk e quan dot.

Kjo parti nuk mund të funksionojë më, pasi nuk ka më elemente; nuk kuptojnë gjendjen e vetë, pasi krimi del me krim. Argita e di se çfarë ka bërë, Berisha e di se çfarë ka bërë, e si e tillë tani kërkojnë të mbahen nëpërmjet këtyre metodave për të ruajtur veten nga ndëshkimi dhe për të ruajtur edhe pasurinë. Edhe nga krahu tjetër, të paktën PS ia kanë arrestuar 10 persona dhe nuk thonë se SPAK-u është kriminal. Berisha dhe Ilir Meta dalin çdo ditë duke thënë krimi, krimi, krimi. Këto njerëz që dalin në protestë, ja, të dal unë për Sali Berishën, për Argitën, për Ilir Metën, por për çfarë? Të dalin në protestë e të fëlliqin fytyrën për këto palaço që e mbajnë peng për 30 vite një popull dhe kanë shkatërruar, vjedhur e grabitur një shtet, pasuri kombëtare e pronë private. Del Argita Berisha e flet pa pikë turpi e thotë se Berisha ka dhënë kaq prona private. Ku ka pronë private Argita? Kulla atje buzë kufirit nuk ka patur ndonjëherë më parë pronë private në Tiranë. Pastaj ka një militant qorr, ka njerëz të inkriminuar, ka njerëz që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër dhe rijnë me Berishën.

-Edhe nëse ia lë Berisha partinë Argitës, apo dhe nëse nuk ia lë, ju po thoni se PD është e destinuar drejtë tkurrjes?

Ajo ka mbaruar si parti. Ka 12 vite, do të shkojë dhe 4 vite në opozitë. Më thuaj se çfarë progresi ka patur kjo parti në 12 vite? Të marrim të gjithë analistët që shkojnë nëpër studio televizive e thonë “3 e 4 banda”, si Fatos Lubonja që është bërë bozë me frazën “3 e 4 banda” që nuk i vjen turp, se është ngritur në ’97-ën me armë për të rrëzuar Berishën, e tani thotë të vijë Saliu në pushtet. E flasin këto analistë për moral, kur nga i marrin paratë? Nga i merr paratë Lubonja?

I merr nga ai njeri injorant që ka bërë korrupsion, nga ai njeri që i ka vjedhur para shtetit, që ka përfituar nëpërmjet medias. Asnjë analist të mos bëj moral nëpër studio televizive, se i dimë si janë studiot televizive. Për të qëndruar në fuqi, duan që të mbajnë këtë gjendje paralize, që janë si Berisha e Rama, dhe këto të bëjnë analiza që të marrin lekët nëpër bankat televizive. Çdo natë ka media që merren me Berishën, me një gjë të vdekur, me ballkonin e Berishës, në vend që të merren me diçka të re. Ne në Shqipëri jemi mësuar që të na japë shteti, të na japë pushtuesi. Erdhi Turqia e na pushtoi dhe 90% u kthyen në myslimanë vetëm për të qenë komfort me pushtuesin. E ku ndodh në botë, siç ndodh në Shqipëri, që kemi kryegjysh të kryegjyshatës botërore një ish-oficer, një anëtar partie ateist.

-Mendoj se një ndër arsyet që vijojnë të shkojnë pas Berishës është se thonë se kur të vijë Berisha në pushtet, dhe duke qenë se jemi popull që të kapemi pas idesë që të gjejmë mundësinë që fitojmë duke punuar, thonë të rrinë pas Berishës, se po erdhi në pushtet do të kapin ndonjë vend te Dogana, në Tatime e do të hamë qyl…

Lexova një lajm se kërkohej një ish-shef i Ndërhyrjes së Shpejtë i Shkodrës, dhe ai që shkon në protestë e bëhet bashkë me adoleshentët dhe ishte në kërkim. Po ku ndodh që një drejtues i Ndërhyrjes së Shpejtë të shkojë të djegë e të bëhet bashkë me adoleshentët dhe të bëjë ato që ndodhën në protestë? E të marrin si shembull djegien e Senatit me 6 Janar; le të shkojnë të djegin PS, e t’i shkojnë Ramës me armë, po ku kanë fuqi këto? Këto dalin e bëjnë protestë me adoleshentë. Pse nuk e merr pishtarin në dorë Paloka me Gjekmarkajn e të tjerët?

Ky i fundit kishte vënë dhe shami, po ku bëhet revolucion me shami? Këto janë palaço që nuk i do njeri. Këto që iu shkojnë nga pas, kanë hall të vijë Berisha e të marrin ndonjë gjë, e të vihen drejtor Doganash e shef Policie; e kanë hall ku të vjedhin ndonjë gjë. Le kur flasin pastaj dhe thonë se dalim e po e bëjmë për interesin publik; si nuk iu vjen turp këtyre palaçove që përmendin interesin publik? Këto nuk kanë as interes atdheu, as interes kombi e familjar. Janë ca cuba që kanë sunduar këtë vend për 30 vjet dhe dalin analistët në studio e nuk dinë se çfarë flasin, e kanë frikë se Duma iu heq pagën, e shkojnë e thonë në studio se Salianji do të vijë në krye të Partisë Demokratike.

28 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Asnje presje nuk i leviz... ka plotesisht te drejte. Ky popull qe u shkon prapa ketyre, duhet vene ne PUNE, te mesoje te punoje me djerse e NDERSHMERI...qe nuk e dijne se c'eshte.

    Përgjigjjuni
    1. p
      paemer

      po çudi se vete saliu e ka sulmuar vazhdimisht ......o demalia ik bej ate rojen e parkingut atje ne boston dhe lere politiken or mik

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirian

        Eshtë një fjalë që po zhduket nga fjalori shqip dhe është ndërgjegje...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nandi

          Lubonja, Sulo, Lela, Abilekaj, Bushati, Shkullaku, Koka janë llum i analistëve,këto janë të gjithë me pagesë shumë të majme dhe prandaj po bëjnë çmos që të mos çmontohet fabrika që i paguan Berisha Meta. Atë drejtësi donin me juristët e plepave,kjo e tanishmja nuk ju pëlqen se nuk ju bën privilegjet që kërkojnë

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spak duhet te konfiskoje pronat e Zenit

            O Nandi, ato emra jane te shitur dhe hane buke greko-ruse. Fytyrat e tyre jane si te cakenjve pa dhembe. Ata hane mune e Saliut dhe u duket bakllava. Me ata ne opozite PS do rrije edhe 30 vite ne pushtet, ose sa te zhduken ato plehra nga ekranet.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Te gjithe keta emra duhet te hetoen, se jo vetem paguhen nga Saliu dhe Meta, por sic tha edhe komentuesi tjeter, qe paguhen nga greko-ruset.

              Përgjigjjuni
            2. Z
              Zgjohuni, ora e DREJTESIS FILLOJ, si per brenda dh

              Dem Alia...per 97 s’ke byth te akuzojsh Lubonjen, kur ky erdhi vete mbasi filloj protesta e par kunder klanit superkorruptiv e super kriminal berishovic, kjo besoj se Ju kujtohet, ne mos hapini gazetat e kohes. demalia, sa per armet s’e ka pergjegjsin,apo luksin Lubonja, ky zharavetes dje dhe sot i diktatures komunise e pjellave te tyre, por komandantet e reparteve ushtarake qe lejuan apo me urdher te bershajve me shoke e shoqe i hapen depot e armeve, ku per ironi e pandeshkueshmeris krijuan amnistin e turpshme per mijra krimet e kryera gjat rrevoltave te 97-tes. Dhe me e paturpshja ketyre palokomandanteve iu ngriten pensionet sikur jo t’ishin konsumator, apo patriot, por sikur kishin zbatuar rregulloren, apo ishin masakruar ne krie te “detyres”, nje marri e shkuar marrise, nje bashkfajsi. Boll me a dani me per Belulin, kur c’do gje asht pare e vertetuar me ze, figur e deshmi te gjalla, sa vizive, aq dhe njerezore. Koha e futbollit me dy parta, nje her un e nje her ti per ta shqyer ket SHQIPNI PS- PD, MBAROJ.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                Qeni leh aty ku ha. Mbas mje fare kohe behet ZAGAR. Ne fund KONE

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Reply to Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                  ....tha zagari qe lef gjith jeten kot, pa e ditur se per cfare....

                  Përgjigjjuni
                2. j
                  joti

                  Lubonjë është jashtëqitje e komunizmit...

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mediatikusi

                    Respekte per Fatos Lubonjen! Disident i burgos nen Diktature, disident me tere pushtetet e pas Diktatures. Eshte fakt i pamohueshem qe vetem Fatos Lubonja e Andi Bushati mbahen mend nga tere opinioni si opozitare me gjithe pushtetet e kurre puthadore pushtetesh dhe kjo eshte dhe arsyeja pse per keta ka respekt e mirenjohje mbare opinioni (ndryshe per sa i perket pastaj atyre servileve te peshtire qe tere karrieren e tyre e kalojne sa ne nje preher pushteti ne tjetrin)

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      TIRONA

                      Llogjika e medistikusi-t smell-ed injorance!

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Haaaa

                        Dy bllokmen ke te drejte

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Debatikus mediatikisht koqe kandari

                          Ke të drejtë i jati Lubonjës pasi persekutoi shokët e vet e shumë popull,e hëngri vet nga Enveri,pastaj i biri fatosi spiunoi të jatin dhe e hëngri se si duke e zuri haka e të jatit. Sa për maskara Bushatin e bllokut vetëm në rast se tallesh se të kesh respekte për këtë pinjoll të familjes kriminale e aq më keq që i jati i tij ka internuar njerëz,kjo do të thotë që edhe ti si Bushati duhet të jeshë pjell sigurimsi ose vuan nga sëmundja Stokholmit

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          Ka kohe ne esfel te gomereve Lubonja

                          Lubonja ka kohe qe ha bajgat e Saliut, shiheni si i edhte bere fytyra si e nje zombi model.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E verteta

                            Lubonja bashke me ‘gjeneralin’ mbi tank A. Imami e shume syresh nga radhet e ish-ushtarakeve e sigurimsave te liruar u vune ne krye te bandave e inspiruan komitetet famekeqe qe sulmuan ushtrine me grate e femijet ne rresht te pare e masakruan ata qe u perpoqen ta ndalnin cmendurine kolektive. Ushtria nuk vrau asnje individ por vetem u vra e u vete-sakrifikua.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Humoristi

                              Ky plaku matuf ka deshmuar kundra babit tij ne gjygje.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patrioti

                                As nuk e lexova fare shkrimin e këtij psikopati. Mos na e nxirrni më surratin e këtij delenxhiu që nuk ka asnjë vlerë pët të kontribuar ne shoqëri.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  askush nuk e ble dot te kaluaren e tij

                                  Edhe Demalia Analist ?? Po ai eshte nje hic i madh e gjithe jeten ka qene vetem nje kontrapedal !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dauti

                                    Para se te ikte nga Opinioni i Fevziut Lubonja sikur po kruhej me Berishen. Por pasi i permendi Berisha live ketij Lubonjes nja 2-3 shtepi qe kishte sikur e nderroi pllaken? Ndiqeni kete detaj sepse Berisha e ka akuzuar kete live kete intelektualin firmato.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aron

                                      Lubonjes duhet futur huri ne bythe perseri, se i mungoka.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        O Fatos bolja

                                        O Tosi je nje Derr i eger ti sje Analist ti nje fallxhor ti je nje Halabak

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Emig......Ranti

                                          Ne analizen e tij zoteria ka te drejte.Pa i rene aq gjate: Ata te ashtuquanturit analiste nje gje sa dita vjen e kane nuhatur eardhmja eafert do ti gnene me xhepa bosh Hajnit nuk i dhimset paraja e vjdhur VjedhjA nisipa filluar ende demokracia.shqiptaret e kujtojne mire si nisi te behej rrush e kumbulla pasuria e tyre duke kaluar pa asnje kacidhe sekretareve e pushtetareve .Ata moren persiper te bejne politike.Ata u skalionuan ne llogore partish jo per shkaqe ideologjike..Ata bleverijne edhe sot ne saraje e pasuri pa fund. ÷sistemi kapitalist i konceptuar nga nderkomtaret deshtoi. EKSPORTI i fuqise puntoreve u be dhe behet edhe pas mbi 30 e ca vjetesh sipas modelit nga syte kembet. Te gjitha keto bema e kane cuar shqiptarin ne nje hasmeri me pusbtetare e partiake

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            DEMALIJA

                                            KY DEMALIJA PASKE QENE SPIUN ME CFAR PO SHOF UN SI LEXUES I RREGULLT KY PASKA QENE SIGURIMS MOR AMAN PER DERISA HAN MUT KUNDRA CDO GJEJET VETE KUNDRA PUSHTETIT JO PO TURP A KE O DEZERTOR I PUSHTETIT TI DUHET TE RRISH KETU E JO NE AMERIKE CFAR DON ATJE HAJDE JETO KETU PO PATE PRAPANICA BURR LEGEN

                                            Përgjigjjuni
                                            1. d
                                              dule

                                              Demaliaj nje cope debili nje SPIUN i sigurimit shtetit qe llap studio me studio . Analisti i derrave te laprakes

                                              Përgjigjjuni
                                              1. f
                                                find the difference

                                                Lubonja rrembeu armet per te rrezu Saliun ne 1997 atehere kur Mero qerosi mbante byth e koke te prehri Saliut. Sot Lubonja serish kunder pushtetit te Rames e Mero qerosi prap se prap me mollaqe ne preher te pushtetit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Antikonformisti

                                                  Lubonja njihet per antikonformizmin e tij! Njerezit a/konformist jane gjithmone ne opozite jo si anal-istet e pushtetit qe hane mutin e regjimit

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Dursakja

                                                    Në fillimet e demokracisë e dëgjonim me kënaqësi, tani i ka marrë koka erë, nuk e di e ka nga mosha apo nga grosha. (e burgut)

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje