
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka vizituar këtë të diel shkollën shqipe “Alba Life” në New York, një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ka shpërndarë 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.
“Kënaqësi e veçantë të vizitoja shkollën shqipe “Alba Life” në New York – një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.
Në këto 17 vite, kjo shkollë ka qenë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe përkushtimit në arsim, duke fituar me meritë titullin ‘Ambasador i Kombit’ ????. Me këtë rast, shpërndava 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.
Falënderime nxënësve për mikpritjen në këtë tempull të dijes kuq e zi dhe stafit të shkollës për përkushtimin ndaj edukimit të brezave të rinj me dashuri për gjuhën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Hasani krahas videos./abcnews.al
Zoti minister,mire beni qe ndani libra per femijet e shkollave te gjuhes shqipe. Kete sherbim ketu ne Kanada e ka bere disa vite me rradhe ambasadori i nderuar Ermal Muca. Por ju harruat per te falenderuar kontributoret kryesore per keto shkolla.Keta jane prinderit e femijve,te cilet ditet e pushimit,i harxhojne edhe per te shpene ne keto shkolla femijet e tyre.Pa ata,nuk ka shkolla,nuk ka femije per to,nuk ka nevoje per mesues,( te cilet edhe shperblehen pak nga shteti)... Me dashamiresi ju rekomandoj te mendoni dhe vleresoni kryesoret e domosdoshem dhe pastaj te tjeret.E them me bindje kete,sepse djali im,ka shpene ne shkolle shqipe,45- 50 km larg nga shtepija te tre femijet e tij per mbi 10 vjet me rradhe... Suksese,zoti minister Hasani, ne detyren shume te larte dhe shume e rendesishme per ne te emigruarit Shqiptare!
I coni nxensit shqiptaro amerikan dhe NE XHAMI ,,QE TE MESOJNE TI FALEN ALLAHUT SI GJYSHERIT E TYRE ,,,
Hasan pordha