Arsyeja pse Ilir Meta kërcënon prokuorët

27 Tetor 2024, 17:20Politika TEMA

Arsyeja pse Ilir Meta kërcënon prokuorët

Nga Marko Caka

Kërcënimet e tij ndaj  prokurorit të SPAK në  sallën e gjykatës tregon sesa i pushtetshëm ka qenë Ilir Meta  dhe që tani nuk e  honeps aspak  "gjunjëzimin" e tij  përpara drejtësisë.  Të gjithë janë duke u habitur për sjelljen e ish presidentit ndaj prokurorit të çështjes së tij në sallën e gjykatës. Madje ka edhe krahasime me homologët e tij paraardhës me ish krerët e shtetit  Alia, Nano, të cilët kur u dënuan ishin shumë më të qetë dhe korrekt në sjellje ndaj palës akuzuese duke respektuar institucionin sado që prokuroret e asaj kohe ishin instrument të politikës të derigjuar nga regjimi i Berishës. Ndërsa në rastin e Metës, kjo sjellje nuk ndodhi dhe nuk ka për të ndodhur kurrë sepse me  kryesorja ai  është më jetëgjati në vjedhje dhe duke qenë kaq kohë sa vjedhja e tij sistematike është kthyer në moral tek shoqëria e tij e favorizuar e palëvë të dyta e të treta. Pra duke qenë inspiruesi dhe ushqyesi i vjedhjes medoemos do vijë një ditë sa ti vjedhjen e kalon në "akt humanizmi".Pra është ajo që deklaroi keto ditë ish bashkëshortja e tij dhe ortake në vjedhje, se- " ne ndihmuam Ramën, Velian deri tek  aktorë humori , dhe mirë të na bëhet". Duke qenë se Partinë e kthyen në parti klenteliste dhe  vjedhja u kthye si gjest humanitar, është normale që ata të sillen si "humanë" që nuk duan ta pranojnë veten hajdut të xhepit të qytetarëve. Sillet si i çmendur sepse mendon se është çmenduri të sillesh kështu ndaj një "humanitari"që ka ushqyer një zinxhir të tërë për të marrë dhe mbajtur pushtetet. Meta të gjithë i shikon si të vegjël sepse mendon se në saj të aritmetikës së tij homologët e tij partner  kanë marrë pushtetet dhe kanë ndarë picën së bashku, sado që partneri i fundit ja mori gjithë picën dhe nuk i dha asgjë madje e bëri  President që kur të shkoj në varr  të shkojë me kostumin e ish kreut të shtetit për të dëshmuar se shteti "demokratik" i 32 viteve që ne u premtuam shqiptarëve ishte i "dhj..rë që nga koka deri të këmbët.

Pra, ky është problemi i Ilir Metës që e ka bërë të çmendur kur ai është brenda dhe të tjerët rrinë përjashta . Është njëlloj si të kapësh një hajdut në një supermarket të madh kur ai e di se për të vjedhur kishte shkuar me një grup shokësh. Dhe deri sa kamerat e sigurisë të supermarket të dallojnë edhe pjesëtarët e tjerë në vjedhje dhe të arrestohen, hajdutin nuk e zë rehatia dhe sillet si i çmendur përpara gardianëve.  Ky është problemi i Ilir Metës, i cili gjithmonë e ka konsideruar veten të superfuqishëm dhe   drejtësinë si një rubinet  të tij, kurdo e hap dhe kurdo  e mbyll për të mbrojt interesat e tyre. Që në momentin kur e votuan drejtësinë e re, Meta nuk e ka gjetur veten e tij asnjëherë rehat, sepse drejtësia që kishin instaluar u hoq dhe e reja u doli jashtë kontrollit, duke ju lënë në dorë  minen që e dinte se dita-dites  do ti  shpërthente. Ai këtë e dinte shumë mirë prandaj bënte edhe ato gjestet e çuditshme, që tani e tutje në qelitë e burgut janë mëse normale. 

Mua do më qudiste nëse ai do të sillej ashtu siç janë sjellur parardhësit e tij, të burgosurit e lartpërmendur, Alia e Nano. Sjellja e mirë do të ishte vrastare, se do mendonim OK  ka vjedhur por është penduar dhe po  kërkon të reflektojë ndaj krimeve që i ka bërë vendit duke vjedh shtetin nga xhepi i popullit. Kaq do të mjaftonte për shqiptarët, se e keqja zgjat vetëm tre ditë dhe pastaj çdo gjë harrohet dhe kthehet në normalitet, ndërsa Meta i penduar do denohej dy vjet sa Tahiri për tu kthyer e shijuar vilat e pasuritë e vjedhura. Kjo është aritmetika që po diskutohet tek e gjithë  elita e hadutëve të arkës së shtetit duke bërë qytetarët që të ndjehen pesimistë me drejtësinë e re.  Prandaj  rasti i Metës është i veçantë se e keqja e tij ishte shumë e gjatë, dhjetëra vjeçare, duke bërë pis kudo dhe tani menderosjes së tij e vjen  kaq erë sa vështirë të largohet për shumë vite. Është vështirë të largohet ngaqë pushteti i tij kishte uzurpuar anëkand , me vjedhje të shumta kudo dhe që tani do kohë që tu kthehet mbrapsht qytetarëve. Tani nuk bëhet fjalë për dënimin e Metës se atë do ta vuajë si çdo shtetas që shkel ligjet, por çeshtja është sa kohë do duhet që ti sekuestrohet gjëja e vjedhur në emër të tij dhe të sojit të tij për tja kthyer mbrapsht shqiptarëve.

Një gjë është e sigurtë se me ardhjen e SPAK kushdo që ka prekur arkën e shtetit një ditë do të marrë rrugën drejt qelisë. Sot  e ka radhën Ilir Meta, nesër Sali Berisha(se janë në arreste me akuza), pasnesër   i treti e tjetër pasnesër i katërti e kështu me radhë, ku të gjithë një ditë do ti lajnë kusuret në birucën e burgut. Askush nuk e ka më në dorë fatin e tyre që nga kreu më i lartë i shtetit e deri tek i fundit. Kush vërtetohet se ka lënë gjurmë në vjedhjen e pasurisë publike deri edhe në favorizime  të grupeve te tyre të interesit  të gjithë do jenë në radhë për të ndjekur rrugën e kolegut të tyre, sepse gurët e dominosë së Ilir Metës brenda qelisë nuk luhen vetëm, por duan edhe lojtarë të tjerë.

5 Komente

  1. K
    KRYEMADHI KRYE TRANSEKSUALI

    FUNDI I ILIR MUTIT DHE GJITHE MUTRAVE QE KA VERDALLE QE KANE SHKTERRUAR SHPRESTA E SHQIPTAREVE ME POLITIKEN E TYRE TE NDYRE PER TE JETUAR NE VENDIN E VET DHE EMIGRANTEVE QE KANE PASE DESHIRE TE KTHEHEN PO ASHTU NE VENDIN E VET.

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK - Toga e pushkatimit te Opozites

      O Caka kaka ! Natyrisht qe Meta e kercenon prokurorin se po e arreston pa asnje fakt. Si ta futesh tjetrin ne burg kot, dhe ai duhet ti thote Faleminderit , o kaka ? Prokuroret po e denojn pa asnje fakt Ilir Meten, dhe fisi i tij patjeter duhet te marre hak brez pas brezi , sepse ata prokurore kriminale po i marin jeten duke mos gjetur asnje firme te Metes ne dokumentat qe ata paraqesin si akuze .

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real

      More bythelepires i pushtetit kriminal te ripjelljes, more morr i kyq po shume te veshtire e ke te permendesh me emra krye hajnin e ripjelljes dhe te bashkise ashtu sic i permend udheheqesit e opozites

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berishoviçi kriminel

        O Real o fekal po çke o kokpalar,me radhe ajo pune do i vij dhe çorapekuqit dita.Por duhet shkruajtur çfarë ka vjedhur ai i gjati ,ja psh ti si shpellar nga Vićidoli di ndonje rast pervers atyre klithmave te babes Berishoviç apo jo.Se te ulurasesh si bole ,narkotrafikanti kriptokomunisti jo i poshtri ..keto nuk jane akuza po klithma te deshperuarish.

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xxx

        Sa mirë që e Ke shkruar me shkronja të mëdha komentin tënd o "KRYEMADHI KRYE TRANSEKSUALI", fiks vrasës u ëndrrave të shqiptarëve, që dolën nga monizmit, po ranë në hajduteri, në makuteri

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje