“Siç keni parë nga ngjarjet e fundit të korrupsionit”, Rama për Berishën: Prona është përdorur jo si mall i babait, por si i vjehrrit pasi do të ndash të bijën

26 Tetor 2024, 19:44Politika TEMA
“Siç keni parë nga ngjarjet e fundit të

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në New York komentoi edhe akuzat ndaj Sali Berishës.

Rama: Nuk jeni vetëm ju, ka plot të tjerë që kanë probleme me tokën, çështja e pronës është bërë një çorap i madh dhe e dini në Shqipëri ka ndodh diçka që s’ka ndodh herë tjetër. Pati regjimin më brutal, ata se dinin që një ditë komunizmi do të shembej dhe do të ktheje prona si një e drejtë ligjore.

Antikomunistët që ulërijnë kundër drejtësisë dhe dolën me flamurin e kthimit të pronës tek pronarët i hapën kasafortat dhe i bënë çorap për llogari të tyre, trafeve të tyre dhe të dreqit e të birit por jo pronarëve.

Sa herë është ndërhyrë, aq herë është shtuar konfuzioni, ajo që po bëjmë dhe është një nga kushtet më të vështira dhe sfiduese është sistemimi i të gjithë sistemit të pronës në kadastër digjitale.

Siç keni parë nga ngjarje korrupsioni kohëve të fundit, prona është përdorur jo si mall i babait, por si mall i vjehrrit pasi i ke bërë në mendje të ndash të bijën, kështu e kanë përdorur pronën.

4 Komente

  1. s
    sapa

    Po ti cfare bere keto 11 vjet per pronen kur e dije?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Me ligjin 7501 eshte bere nje masaker me qellim nga Saliu, pikerisht qe kushdo te vinte mbas mos te kishin mundesi ta rregullonin. Si u be me prona Saliu nga veriu ne jug?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo

        Hahahahahahaahaha Flet Rama hajduti qe edhe tani qe po flasim ju vjedh Shqiptareve 80 mij euro ne dite per innceneratoret qe nuk ekzisotjne, dhe 70 mij te tjera ne dite ua vjedh shqiptareve per ato anijet qe rijne kot ne Gjirin e Vlores se gjasme do na prodhonin energji elektrike

        Përgjigjjuni
    2. D
      Dursakja

      Kur luan me pronën, luan me ekzistencën e shtetit, me të drejtën e qytetarit,përfundimisht me ligjin themeltar të kushtetutës të një republike demokratike. Këtë bëri sundimi i 4viteve të para të "demokracisë" dhe për hir të së drejtës dhe opozita socialiste, heshti dhe më shumë u duk si mbështetës i këtij ligji tërësisht antidemokratik. Kështu ju hap rruga antishtetit me pasojat katastrofike të vazhdueshme dhe të pariparueshme. Bashkëfajtor eshte edhe partia socialiste.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje