VIDEO/ Rama: Në listën e PS-së, do të gjeni në të gjitha qarqet edhe shqiptarët emigrantë

26 Tetor 2024, 19:12Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Në listën e PS-së, do të gjeni në të

Kryeministri Rama u zotua nga Neë York-u se në listën e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 2025, do të ketë në të gjitha qarqet kandidatë për deputetë që janë shqiptarë që jetojnë në emigracion. 

"Të jeni të sigurt se në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme, do të gjeni në të gjitha qarqet, edhe shqiptarë që janë sot në emigracion. Ju takon ju që të jepni mbështetjen me votë," deklaroi Rama teksa i përgjigjej një prej pyetjeve të marra nga salla. 

Rama kujtoi se qeveria që ai drejton ka hapur po ashtu një platformë “Deputeti që duam” ku të gjithë ata që kanë shprehur interesin për të kandiduar mund të përfshihen.

“..dhe ne do të zgjedhim edhe mes atyre që kanë shprehur interes edhe nga Amerika,” shtoi ai.

Kryeministri i përsëriti thirrjet që diaspora të votojë në këto zgjedhje në mënyrë, që siç u shpreh ai, Shqipëria të mos bëjë hapa pas.

“Shqipëria ka nevojë për ju më shumë seç keni ju nevojë për të, sepse Shqipëria është si ju. Dhe është sot në atë fazën që keni kaluar ju kur erdhët këtu dhe e nisët nga hiçi.” 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Dridhe like, dridhe..po perseri faji nuk eshte i yti, sa here duhet ta them kete!....lol

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dursakja

      Në lista mund të jenë por varet sesa i voton populli, se ky popull e ka problemin me qeverinë, ndërsa emigranti ka një vend ku e ka siguruar të ardhmen e vet. Tamam, tamam populli duhet të ketë njohuri të plota për kandidatin e tij, prandaj ky vend është katandisur kështu....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje