A kërkoi Meta palestër në burg? Blushi: Mos u merrni me muhabete ordinere, ngrijeni pak nivelin

26 Tetor 2024, 19:55Politika TEMA
A kërkoi Meta palestër në burg? Blushi: Mos u merrni me muhabete

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dhënë detaje në lidhje me tre akuzat që rëndojnë mbi kreun e PL-së, Ilir Meta. I ftuar në Euronews, Blushi u shpreh se ka komunikim të vazhdueshëm me Metën dhe njoftoi se ky i fundit është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kam komunikuar çdo ditë dhe jam në kontakt të përhershëm. Është në një gjendje të shkëlqyer shëndetësore, kjo ka rëndësi”, tha Blushi.

Lidhur me aludimet se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar pajisje palestre në ambientet e burgimit, Blushi u shpreh se kjo është e pavërtetë.

“Tani të mos e ulim nivelin e debatit me argumente të pavërteta që kërkojnë vëmendje në opinionin publik. Kërkojnë të tërheqin vëmendjen me deklarata të pavërteta,” tha Blushi.

Sa i përket pamjeve të arrestimit të Metës, Blushi e quajti atë një rrëmbim nga grupet kriminale dhe u shpreh se po hetohet në lidhje me personat që morën pjesë përkrah forcave policore.

“E kam denoncuar edhe më herët; është një akt terrorist. E kam denoncuar edhe në deklaratat e mia, që personazhe të lidhur me botën e krimit në Durrës dhe Shkodër. Jemi në proces hetimi për të publikuar edhe fytyrat dhe emrat e këtyre banditëve që morën pjesë. Të gjithë shqiptarët duhet t’i njohin me emër dhe mbiemër, pasi këta guxuan të shkelin ligjin. Jemi ende në proces verifikimi, i cili do të shoqërohet edhe me kallëzim penal, që askush të mos marrë pjesë si palë e policisë. Kemi të bëjmë me një atentat mafioz të grupeve kriminale.

Në të tilla aksione, këto grupe të maskuara me uniformën e shtetit ndërhyjnë në aksionet policore, dhe askush nuk është prezantuar si punonjës i policisë. Pamjet janë regjistruar me iPhone, dhe nuk dihet kush i posedon këto pamje; një operacion terrorist i urdhëruar nga Edi Rama dhe Altin Dumani. E quaj rrëmbim, pasi pas 30 minutash askush nuk e dinte vendndodhjen e presidentit të Partisë së Lirisë. Ai është mbajtur në ambientet e policisë pa asnjë akuzë,” tha Blushi.

7 Komente

  1. K
    Kaq kisha

    Po ky gomari beson akoma se ka parti?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Mos të ulim nivelin thotë Tedi ?? Po më poshtë se Tedi vetëm llumi është karagjoz i pacipë

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta

        Thashethemet gjithmone behen per tu besuar. Pse nuk e bejne kete thashethem per Saliun? Sepse asnje nuk do e besonte.

        Përgjigjjuni
        1. B
          B

          U te vdes une kush flet për nivel..., po se mos pati nivel shefi yt që të kesh ti

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Deri kur do durohet ky ofenduesi i organeve te drejtesise?po te shante nje njeri i thjeshte do ishte ne gjygj?pse vazhdon te kete dy standarte akoma?

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtari.

              Me i gezuar per artestimin e Likes eshte bukuroshi tedi.Shifni si krekoset si gjeli maje plehut.Mos ju duket cudi gezimi i tije.Tani jam une "likja" thote ai me vehten e tije.Me erdhi edhe mua dita te jem "like"

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati idealist

                Tedi bear(emr arush pellushi) je një legen llapaqen.Ju garantoj se ky dhe like gangsteri hajdut e i korruptuar do t’ua hanë m.tin policëve që arrestuan padrinon e mafies like qelbsin.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje