VIDEO/ Rama ndan mesazhin nga takimi me shqiptarët e Amerikës: Të shtyjmë Shqipërinë në kilometrin e fundit drejt BE

27 Tetor 2024, 09:09Politika TEMA
VIDEO/ Rama ndan mesazhin nga takimi me shqiptarët e Amerikës: Të

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një përmbledhje nga fjalimi i një dite më parë në New York, ku kërkoi votën e Diasporës.

Duke shprehur ambicien që Shqipëria të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Rama kërkoi mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët pritet të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm, por është akoma një progres në rrezik, nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë atë anëtare në Bashkimin Europian.

Një nga arsyet e suksesit tuaj mesa kam kuptuar unë, është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur para, kanë ndihmuar ata që kanë ardhur më pas.

Dhe prandaj diaspora sot, shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur për shqiptarët këtu dhe duhet të bëhen garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa.

Prandaj kam ardhur këtu, për t’ju kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim së bashku këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030, duke e bërë të pakthyeshme rrugën e Europës dhe duke e bërë për shtetin tonë, flamurin tonë, atë që çdo shqiptar si ju, në Amerikë apo Europë ka bërë për veten e vetë, për familjen e vetë, për të ardhmen e fëmijëve të vetë, duke u bërë pjesë krenare, e pandashme e bashkësisë, që sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit, në Europë“, u shpreh Rama.

14 Komente

  1. E
    ERTV

    Po pse mo artist, pikturist! "E paska lënë bateria Shqipërinë, që e dashka me të shtyrë" !?

    Përgjigjjuni
    1. B
      BE ka marre fund me politikat e majta

      BE eshte bere nje diktature me keq se shqiperia. Dikton brukseli Hungarine Polinine Italine si tinkere sarajet e veta. Gjermanine Suedine Italine Spanjen Portugaline Francen Belgjiken i kane bere si vende te botes se 4. Vende mizerje pa siguri, kriminelet e huaj lirohen nga burgjet ose nuk denohem fare, vendasit denohem per protesta kunder emigranteve dhe per postime ne rrjetet sociale. E majta e ka cuar BEne ne vetvrasje.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .o.

        Qaja hallin Shqiperise ti o mjeran mos ja qaj BE-se, se neper cadrat e kesaj BE-se "diktatoriale" po turren gjithe shqiptaret duke kerkuar azil. Jane nder azilkerkuesit me te medhenj ne BE.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bënët Bëci-KM në hije.

        E ka shitur me kohe Delestanin tek çifutet.. leshte e currit ka ngele per te shtyre...

        Përgjigjjuni
      3. I
        I nemur nga historia

        Ky eshte i denuar nga zoti dhe historia, mbasi e ka te pamundur te shikoje tek vetvetja ate qe shikojne te tjeret tek ky: Nje demagog fare i paftyre dhe i pa shpirt, qe maskohet mbas fjaleve te bukura dhe qe cdo gje qe ben dhe shpenzon nga parat e shtetit, e ben per reklame vec te vetrvehtes, per te zgjatur sundimin e tij, qe vazhdon ta shperbeje kete vend dhe ti shkaterroje identitetin e tij europian. Dhe veshja e tij, nje karikature, e vertete me shallvare te zeza, atlete dhe kollare,prezanton dhe magazinen e trurit te tij; nga dylber e islamistit erdogan deri tek kllouni i oborreve te politikes perendimore.Bashkuar keto me gjendjen e perzier te rajonit,ben ate gjeopolitika perendimore te mbylle syte, para nje vendi, qe eshte ne vend te pare per korrupsion dhe braktisje te popullsise dhe ta konsideroje si nje vend ´´normal´´.Eshte i sterkonsumuar, dhe zgjidhja praktike dhe e duhur do te ish ajo, qe te zevendesohej brenda partise, ku mund te gjesh personalitete cilesore, si Spiropali, apo Veliaj. Nje tjeter aspekt ku cfaqet pafytyresia e ketij sunduesi te atrofizuar, eshte ajo, se tere kohen trumbeton me zhurme, qe grate e bejne me mire punen se burrat, por jo deri atje sa te zevendesojne kryevezirin, ato vec duhet te sherbejne te bindura ne vende poshte tij.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PRIVATE SESSION

          BE është kalbëzuar., po të ishte e dobishme .do ishte antarsuar dhe Norvegjia ,Zvicra.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            ....E vetmja menyre te shpetojme ,inshallah i bejne testin e droges, e mbajne ne Amerike, ca kohe, roze, se e bardha i a ba nje me trupin.....lol

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eha

              Amerika vendi droges, tek shtepia e bardhe u gjet kokaine para ca javesh. Po se gjeten dot e kujt ishte. Me siguri do kene qene gr te huaja nga irani

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fredi

                Droga ka mbetur nga e kaluara kur ishte president Trumpi dhe qinte mamane e kalecit ajo pinte droge dhe qiej ne byth …..

                Përgjigjjuni
            2. N
              Neutral si Zvicra

              D.m.th. a shtyjmë Shqipërinë drejt greminës - bravo Rama, lozhet masonike të kanë bërë për vete! BE-ja, kjo diktaturë e urryer është në prag të një katastrofe e shpërbërje epokale, ti shkon kundër korrent. Shqipëria i ka në ADN tashmë aleancat me deshtakët. Nëse do të ishe largpamës e i mençur, do ta lije Shqipërinë neutrale e sovrane, larg aleancave të çdo lloji. Shqipëria nuk ka nevojë për aleanca edhë dihet të jetë e lirë të bashkëpunojë me çdolloj kombi, qoftë në perëndim apo në lindje.

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                O te dhjefsha ty me gjithe Zvicer. Po vetem fale idealit per t'u futur ne BE ka arritur Shqiperia te beje keto reforma ne drejtesi o idiot dhe jane detyruar te levizin gishtin keta hajdute politikane per te miratuar ligje qe te luftohet sadopak korruspioni i shfrenuar ne kete vend. Reforma ne drejtesi u kerkua si kusht per t'u bere shtet anetar ne BE. Pa u futur ne BE do mbesim ne doren e ketyre hajduteve te ndyre qe blejne gjykatesa dhe prokurore dhe pastaj nuk ka njeri t'i mbaje pergjegjes. Ku jeton ti o cope mishi?? Akoma nuk e ke marre vesh qe pa nderhyrjen e nderkombetareve, Amerikes dhe Europes, ky shtet merr fund dhe zhytet nje here e pergjithmone ne korrupsion.

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kris

                Ka buchetti pare me thes qe te paguaje qyqet te kendojne ne amerike

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Idioti

                  ...dhe BE-ne ne finish

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironci

                    Tu shtremberu goja duke rrejt or Gallof rrenacak .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje