Agron Shehaj: Berisha tha që i shërbejmë Ramës, tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

23 Dhjetor 2025, 09:35Politika TEMA
Agron Shehaj: Berisha tha që i shërbejmë Ramës, tani

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita nuk është vetë e besueshme, ndërsa akuzon shoqërinë se i ka vdekur nervi që nuk del në protestë. Ai tha se nuk i mbetet qejfi nga Berisha që e akuzon partinë e tij si opozita e opozitës dhe që i shërben Ramës dhe tani thonë se pse nuk shkuan në protestë.

“Berisha tha që ne jemi opozita opozitës dhe i shërbejmë Ramës dhe tani thotë: pse nuk erdhët në protestë? Por nuk është vetëm kjo arsyeja, sepse nuk është se më mbetet qejfi mua nga çfarë thotë Partia Demokratike.

E vërteta është që ne na ndan qëndrimi në lidhje me protestën. Për çfarë po protestojmë? Po protestojmë për arritjet e drejtësisë, për faktin se si drejtësia më në fund po nxjerr para drejtësisë të korruptuarit.

Por s’ishte e mundur që drejtësinë njëherë ta quajmë dhe ta komplimentojmë, dhe pastaj nga ana tjetër t’i quajmë Altin Troplini. Kjo tregon se nuk ka koherencë dhe kur nuk ka koherencë, humbet besueshmëria.

Si mundemi të bëjmë një protestë? Ky është problemi kur flasim për besimin e qytetarëve. Pikërisht këtu qëndron thelbi: ne nuk mund të pretendojmë nga shoqëria, të akuzojmë shoqërinë që qenka pa nerv, t’i masim nervin shoqërisë apo t’i bëjmë moralin asaj.

Ndërkohë që vetë nuk jemi të besueshëm. Në radhë të parë është besueshmëria. Kushdo që i bën moralin qytetarëve, duhet më parë t’i bëjë një pyetje vetes.

Mirëpo, a jam unë i besueshëm, mjaftueshëm i besueshëm? Ky është hapi i parë. Hapi i dytë pastaj është të punosh, të vazhdosh, të përpiqesh të bindësh dhe jo t’i bësh gjyqin qytetarëve.

Unë kam respekt maksimal për të gjithë qytetarët që dalin dhe protestojnë kundër korrupsionit, që reagojnë pavarësisht se janë anëtarë partie apo nuk janë, apo janë qytetarë të thjeshtë.. nuk besoj se ka shumë rëndësi.

Të gjithë ata që thonë “po çfarë u arrit me protestën”, u them se protestat bëhen dhe nuk është se në çdo vend të botës bëhen protesta dhe bie qeveria sepse do ishte e thjeshtë që qeveria të binte çdo ditë. 

Protestat bëhen për të dhënë një mesazh, për të treguar se me kë je: je me drejtësinë apo je me të korruptuarit. Je i indinjuar, si i indinjuar është një formë proteste, prandaj quhet protestë. Është ngritje zëri dhe shumë mirë bëjnë që protestojnë. Është e drejta e tyre, mirë bëjnë” – tha Shehaj.

5 Komente

  1. P
    Palluesi I Palloshit në Paris

    Je bere si grate e keqia ke rradha e abortit o Agro-gone! Lëri më tha të thashë tunde mini-sumën dhe dil në protestë..ose...shko merr rrogën në Surrel

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po ik mo palle katundi

      Çfare do ndryshonte po te shkoje ti me 27 bole asgjeeee ......... Ne protest nuk shikohet pjesmarje por kauza , kush eshte kauza e Bufit ..me mbroni kam frike nga burgu.....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pak nga të gjitha

        Ky hipokrit nuk guxon të thotë që Berisha është një sh pushtetar i korruptuar dhe një politikan i provuar ne korrupsion edhe si opozitar( finacimi i gjygjeve në france; lobimi ne sba6 milion

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nroqi

          Ik ore ballist muti,ke financuar ballistin tjeter Uran Butken qe te deformoj historin.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Foni

            Ti paske rënë në lidhe të shkurtër, o njeri! Enver Hoxha e çoi vëndin në prehrin e sërbëve dhe rusëve, armiqve tanë tradicional, ekonominë e katandisi sa nuk gjeje as brekë në dyqan dhe njerëzve sa ju dha mundësia, mbushën anijet për të ikur nga sytë këmbët nga "parajsa e tij", ti pas 80 vjetësh akoma zë në gojë Ballin! Paska financuar Butkën të deformoj historinë, thua!! Dhe kë histori? Atë të Enver Hoxhës, i cili botoj gati çdo vit historinë e PPSH ku në çdo botim thuheshin gënjeshtrat e radhës, si psh, Mehmet Shehu "udhëheqësi i dashur" në një botim, në tjetrin "Mehmet Shehu armik i egër dhe poliagjent"!! Kam vënë re se ti Ndroqi je një komunist fanatik, fare i paaftë të bësh analizë të gjërave, pra, ke ngelur me bindjet e kohës komuniste dhe nuk kupton se bota është e madhe, nuk është vetëm brënda kafkës tënde dhe të Enver Hoxhës. Ke dalë ndonjëherë jashtë shqipërisë për të parë se ku janë bota ti apo jo?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje