Kryetari i Partisë Mundësia ka deklaruar në emisionin "Log" se synon të bëhet Kryeministër i Shqipërisë.
Agron Shehaj, u shpreh se ka për qëllim krijimin e një qeverie të pastër, me integritet dhe të pakorruptuar.
"Partia Mundësia synon që të rrisë votat. Unë dua të bëhem kryeministër. Kur krijon një parti politike, dhe ke një rrugë të vështirë, normalisht që synon që në të ardhmen që të jesh kryetar i qeverisë.
Partia Mundësia ka si qëllim t’ju japë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar. Nëse do jem unë kryeministër a Erald Kapri, a Barbara Doda a ndonjë politikan i ri, këtë nuk e di, por ne duam t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar"-tha Shehaj.
O Zot, kur thote edhe ky dashnori i madh i korrupsionit qe do krijoje qeveri te pakorruptuar, hapu dhe. Thuaj qe do te qeveris me me shume pergjegjesi ligjore, qytetare dhe kombetare se Berisha dhe ke thene shume. Kush eshte i djathte i vertete qe e do kete vend kaq i mjafton qe te ta japi voten. Nuk ka nevoje per genjeshtra bajate.
Nuk me pelqejne call centerat si biznes. Jane skllaveria e koheve moderne, ndaj nuk me pelqen nje pinxho qe vjen nga call centerat ne politike.
Per ç’far ka studiuar ky apo ç’rendesi ka! Ne Shqiperi mjafton te dish si genjehet dhe behesh jo kryeminister por dhe mbret. Medet ç’e ka gjetur ket vendin tim. Kam 3 muaj që nuk degjoj qentë neper studio dhe ju betohem me kan ren rehat veshet po dhe truri. Qentë duhet ti lem te han kokat e tyre.
Oreks te madh paska ky lamashi . Po behu nje here deputet ne emer te partise tende dhe te gruas , a i vrare , pastaj shohim e bejme per karrike ! Ti kerkon qe ne fillim thela , filloje me leng nje here , pastaj kerko thelat . Po me duket se nuk ke sy per Qabe , do ta besh ne breke qe ne fillim .