“Ahmetaj”, priten të tjera urdhër-arreste nga SPAK

15 Korrik 2023, 18:51Politika TEMA

“Ahmetaj”, priten të tjera urdhër-arreste nga SPAK

Fati i ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj do të vendoset nga Gjykata e Posaçme. Togat e zeza pas marrjes në dorë të kërkesës së SPAK për urdhër-arrest dhe kontroll banese dhe personal, kanë 48 orë kohë për të vendosur.

Gjyqtari Erjon Bani ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Burimet bëjnë me dije se në kërkesën që SPAK i ka drejtuar gjykatës ka edhe emra të tjerë, ndaj të cilëve mund të caktohet masë sigurimi. Po ashtu edhe kontolle në objekte të tjera përveç atyre që janë në emer të Arben Ahmetajt.

Nëse Gjykata e Posaçme do të miratojë kërkesën e SPAK, kontrolli pronave të Arben Ahmetajt do të kryhet në prani të të afërmve të tij, duke qene se avokatët kanë konfirmuar që Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri por është larguar në Angli dhe ndodhet me familjen.

Ligji parashikon se mund të jenë dhe avokatët të cilët janë zgjedhur me prokurë të posaçme nga ish-zëvëndëskryeministri.

Ndërsa në rastin më të keq nëse askush nuk paraqitet, hetuesit nuk mund të bëjnë kontrolle në objekt dhe ai ose ruhet me polici ose i vendoset shiriti.

Nëse gjykata cakton për Ahmetajn masë sigurimi shtrënguese, fillimisht do të kryhen kontrolle në vendin tonë. 

Policia duhet t’i përcjellë SPAK shkresën që i komunikon që Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri dhe me pas shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Shqipëria dhe Anglia kanë marrvëshje ekstradimesh. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Arben Ahmetajt tre akuza: pastrim parash, korrupsion pasiv në 6 raste dhe deklarim i rremë dhe fshehje e pasurisë.

Sipas SPAK, ish-zv.kryeministri ka marrë përfitime të drejtpërdrejta e të tërthorta për koncesionet e 3 inceneratorëve, nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

5 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Tregoni emrat kohet e kontrollit te banesave dhe pastaj do te gjeni cubin e Rabijes , majmuner te lindur

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tahipi

      Do kete ore si sdo te kete. Tere amiqte e partise do ti shfarose Edveri. Se ata te poshter donin te kaleroni kurrizin e partise . Ai nuk dinte gje .po.hiç fare. Ata ne burg do shkojne te gjithe qe I gjati te na rroje sa malet. Tani ska me pushkatim ama te na rroje partia nuk e heqin nha goja.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gasper

        Ahmetaj nje plere e ndyre, mos u cfajso o Edi qe i varet ujkut melcite ne qafe. Burracak i ndyre, burre u tregua Sajmir Tairi qe u perball me drejtesine dhe me burgun jo ti mor mi kanalesh.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          po mire me arben hametaj u bete te forte ju po pse nuk vazhdoni keshtu me saliun, ilirin, fatmirin, shkelzenin e demokrate te tjere dhe ata kane vjedhur e e dyfishin me shume se hametaj dhe kane vrare apo nuk ja u mbane bytha sepse ju zhdukin.PASTAJ pastaj lavderohen disa simpatizane te tyre si puna e bardhyl korreshit, ilir livonjes, gur ranxhit, veli hoxha e shume te tjere

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vl

            Me Anglin kemi marveshje ekstradimi Po kjo sdo te thot se ai smundet te kerkoj azil politik atje.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje