Arben Ahmetajt ka hedhur një sërë akuzash ndaj kreut të qeverisë, duke e cilësuar si “strateg të kanabizimit në vend” e po ashtu se ka pritur ‘koka krimi’ në zyrën e tij.
Deputeti Eduard Shalsi, i ftuar në Opinion, iu përgjigj akuzave të tij.
Eduard Shalsi: Në vitin 2004 iu bashkova ekipit të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës dhe besoj që hyj tek njerëzit që e njoh mirë vizionin, fuqinë transformuese. Çfarë ka bërë për Tiranën dhe çfarë po bën për Shqipërinë. Kam qenë shumë afër tij në cilësinë e shefit të kabinetit, në cilësinë e nënkryetarit të bashkisë, kam qenë dy herë ministër…Të dëgjoj tani disa akuza…
-Të zv.kryeministrit, nuk janë thjesht disa akuza? Ahmetaj thotë kam qenë dy herë kundër në mbledhje, kam refuzuar të shkoj.
Eduard Shalsi: Unë mund të them që kam qenë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme. Kam parë debate. Nuk e kam dëgjuar kurrë këtë njeri të bëjë debat, jo më të ngrejë çështje shqetësuese. E thamë që nëse realisht kishte shqetësime, mund të bënte…
-Pra ti quan pikë të dobët kredibilitetin?
Eduard Shalsi: Patjetër! Nëse do i kisha dëgjuar këto akuza nga një person tjetër…Mua më bëjnë të qesh këto gjëra, nuk i marr seriozisht.
Njesoj jane por ti Shals do mbetesh ne histori vetem per nje thenie....
Dmth paska qenë kukull kot minister dhe zv kryeminister Pa asnjë vlerë si arriti në ato nivele??
Kurse ne na bējnē tē qajnē, o mizersbēl i korruptuar. Deri dje ishte burrē i mirē, kurse tani qē ju nxjerr horliqet, qeshni ? Tamam shtet mafjoz-komunisti-shqiptare.
E kritikoj kedo qe nuk ka patur parasysh ate porosine time ...per te vjedhur me Lezet.
E vetmia shprehe e vertete e Shalsit eshte kur tha:"Ne nuk do te vjedhim si ata".Nuk mohoj kurre se do te vidhej.Ndoshta fajin e ka ky sistem qe korupsionin e ka lubrifikant.
Arbeni eshte nje mesues i rendomte i gjuhes angleze mbaruar ne univ e lodhur te Gjir! Fajin e ka Rama qe e ngriti kaq lart? Ne grupin e PS ka figura dhe shkenctare me grada dhe tituj qe e meritonin dhe e benin kete pune sh mire
Rama ngre ata we i ngjajne. Ai vete mbeti nje mesues i rraskapitur vizatimi i Univ. Enver Hoxha. Ai Ahmeti sec beri nja dy kurse kualifikimi, kurse Rama nix, tipota… asgje farr
Nuk ka reaguar ne ate kohe se ishte pjese e klanit te hajnave. Por kur kryehajni deshi ta sakrifikoje per te mbuluar pisllecet e tija atehere reagoi.Kjo eshte qeverisja ne Shqiperi, kete po thote edhe gazetari i Report.