Akuza e Bashës: Berisha dhe Rama janë bashkë. Qeveria interesa multi-milionëshe me ‘non gratat’

13 Gusht 2023, 18:10Politika TEMA

Akuza e Bashës: Berisha dhe Rama janë bashkë. Qeveria interesa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përsëri për kullën e quajtur “Mali i Tiranës”.

Me anë të një postim në Facebook, ai shkruan se Rama dhe Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm me Sali Berishën as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.

Sipas tij shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së “betejës” sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milionëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm dhe të padukshëm me Sali Berishën. Kullat dhe përfitimet nga qeveria nuk mund të fshihen as pas betonierave anonime dhe as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.

Shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së “betejës” sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike. Ne jemi po ashtu të qartë e të vendosur në qëndresën tonë të pakompromistë ndaj tentakulave të krimit në qeverisje dhe korrupsionit e arrogancës në kurriz të qytetarëve,”shkruan kreu i PD.

Edhe një herë tjetër, Basha nuk ka nguruar t’i bëjë thirrje SPAK që të hetojë të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve.

“Për inceneratorët e qeveritarëve dhe kullat e bashkëpunimit me nongratat si dhe për çdo akt tjetër korruptiv, ne inkurajojmë SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve., përfundon postimin e tij Basha.

8 Komente

  1. B
    Bytheci basha me banden e katundit si humorist

    hik mer nastradin perballu njiher me Drejtesine ,pa per politikan te dhjesin tashme shqiptaret ne Qyo ty etj si ty . Po ka rojet e vreshtave i pagun noj fije po jo . Apo mjaftohesh me pallimin qe te bajn . Bitheci ne rolin e ri te Deshtakut karagjoze

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paloshi...??

      ja me ne funde dolli edhe Bashibozuku i Saleh Haleh Berishes Lulezim Basha alias Lul-Sum--Hollandezi.. 1-Deri Dje ishte Berisha ai qe "Akuzonte" Bashen si Marjonet e Edi Rames...dhe tani?? 2-Eshte Lul-Sum-Basha-Hollandezi ai qe "Akuzon" Berishen si "Shoke dhe mike me Edi Ramen"?? KETA JANE Kurva te Deklaruar..qe e njohim Mire Njeri-Tjetrin..Difernca eshte te "Cmimi" qe kane... Keta jane per ne "Sapcin e Xhaxhit"....

      Përgjigjjuni
      1. F
        Futja kot

        Shifni keta kokecepat jane vesh te gjith me bluze si i zgjuari lul basha 7x7=42... Ahahahahaaa... Keta ja kalojne edhe komedise me cop cop ne bote. Ky debili hajdut kujton se duket ndryshe me bluze, a thu nuk ishte ky ministri me peroblematik ne shqiperi. Minister i trasporteve, ne gjyq per vjedhje mbi 220 milion eurove dhe ja hodhi me procedure me raporte. Minister i jashtem firmosi shitjen e detit greqise. Minister i brendshem vrau 4 te pafajshem ne bulevard dhe plagosi mbi 30 te tjere. Nuk ka dhene kurre llogari. Kryetar i bashkise Tirane. I dha leje vetes dhe miqve dhe sidomos sheshin ne forme lines te Skenderbeu. Lobim me para te pista dhe ruse ja mbylli gjykatesi i vene nga berisha. Ca ti thush kti debilit qe ne vend te jete ne burg, del e na flet sikur ka ardh dje per here te pare ne Shqiperi

        Përgjigjjuni
        1. s
          sadna

          aa kullat i kemi mberthy ne nje faqe hajdutesh a sa bukur flasim ne fushat te mbjellur plot gjak ne cdo qoshe sesa nje mirqenje

          Përgjigjjuni
          1. P
            Problemi

            Qe jane bashke dihet dhe duket qarte. Por ca do behet me kete rend qe kane vendosur dhe zor se ka zgjidhje? Nuk gjen vend ne europe qe komunisti i vjeter sali dhe neokomunisti rama te kene kapur ne formen me te keqe te gjitha institucionet dhe gjithe burimet dhe energjine e nje shteti dhe nje populli.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Keta jane zero me bisht, nuk kane asnje strategji, asnje program, asgje prej gjeje!Jane "dinozaur" nga mentaliteti, e nuk njohin asgje nga c'mendojne shqipraret. Saliut ju ça gryka qe Lulushi do beje koalicion me Ramen, Lulushi tani mori revansh, eshte Saliu e Rama qe jane bere bashke! A mjere shqiptaret se c'fare alternative mund te kene prej ketyre!!! Pastaj, te del Rama e nuk tutet iç kur deklaron "te jesh i majte nuk do te thote nuk mund te besh zgjedhje qe mund te interpretohen te djathta". Normale, kemi Ramen per te gjitha stinet, Luli eshte ne kerkim akoma te idese perfekte se si mund te fitoje!!!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                Zot na fal sa te pafytyre jane !

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mirela

                  Hidhjani topin njeri tjetrit.... Ah, medet per popullin shqiptar qe i rate ne pjese poletikane si ju.... Jeni bere karagjoz e te neveritur... Copat e injoranteve.... " te mbuluar me petkun e poletikanit" Nuk e dine keta qe populli jau njef edhe dhembet e dhemballet sa kane ne goje.... Keta duan te tregojne se tani jane bere armiq me njeri tjetrin...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje