“Kërkojnë t’i hedhin llumin PD-së”, Basha: Pas "betejës" sa për sy e faqe të qeverisë me non gratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe

13 Gusht 2023, 14:10Politika TEMA

“Kërkojnë t’i hedhin llumin PD-së”, Basha: Pas

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me ndërtimin e godinës 65 katëshe pas Teatrit të Operas dhe Baletit e quajtur “Mali i Tiranës”.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Rama dhe Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin me Sali Berishën as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.

Sakaq i bën thirrje SPAK-ut të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve.

"Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm dhe të padukshëm me Sali Berishën. Kullat dhe përfitimet nga qeveria nuk mund të fshihen as pas betonierave anonime dhe as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.


Shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së "betejës" sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike.

Ne jemi po ashtu të qartë e të vendosur në qëndresën tonë të pakompromistë ndaj tentakulave të krimit në qeverisje dhe korrupsionit e arrogancës në kurriz të qytetarëve.


Për inceneratorët e qeveritarëve dhe kullat e bashkëpunimit me nongratat si dhe për çdo akt tjetër korruptiv, ne inkurajojmë SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve", shkruan Basha. 

5 Komente

  1. D
    Doni

    E sakte fare. Bejne sikur jane armiq por nderkohe jane miq per tepsi e per kazan. Rama veliaj berisha jane 3 klanet dhe 3 individet me te demshem per Shqiperine, edhe meta se harrova

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkullaku betohet perv Berrishesln

      Qeveria bashpunone me te gjithe investitoret ku eshte problemi ? Edhe sikur Shkelzen Berrisha te qendroje mbas investimit ku eshte e keqja haaa haaaa parate eurot dollaret eeee nuk eshte kompetence e kryeministrit e kryetarit te bashkise por e prokurorise SPAK qe meren me burimin e te ardhrave nese Lule Basha ka fakte per kater te vrare para kryeministrise dhe burimin e te ardhurave te Shkelzen Berrishes eeeejjjjjj shpejte ne prokurori i nderuar Lulezim jo ne fb .

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veterani

        Per kete rast dhe une jam dakort me Lulon , qe prokuroria te hetkje burimin e te ardhurave qe duhen per ndertimin e kesaj binase . Transpareca eshte e domozdoshme dhe pushin debatet e kota midis forcave politike .

        Përgjigjjuni
        1. i
          i drejti

          ky eshte llumi i te gjithe politikaneve te shqiperis ky mori 16 milion euro nga pallati qe u shemb ne vlore punonte kamerier ne rinas sot eshte milionier ku i mori leket ky qe u be i pasur njehere te tregoj per veten pastaj te flasi per te tjeret legen bythqir.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Jo more Basha jo! E ke gabim. Sa bashkohet qielli me token aq bashkohet dhe Rama me Berishen. Asnje nuk bashkepunon me Berishen se,ai eshte i infektuar me covid-19 dhe infekton. Po ti o Bash beji esap kokes tende se SPAK i ka pergatiur dosjet e tua.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje