Akuza e fortë: Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi vjet vodhën vota për Lulzim Bashën

9 Maj 2022, 09:46Politika TEMA

Akuza e fortë: Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi vjet

Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi kanë vjedhur vota vjet në kuti për Lulzim Bashën kur u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë akuzë e deklaroi në “Dita Jonë” kandidati i tërhequr nga gara për kreun e PD-së Edvin Kulluri, bazuar edhe në vetë deklaratën e Edi Palokës. Sipas tij të tre këta u shpërblyen, në vend që të ishin përjashtuar nga PD.

“Basha vjet ka dyfishuar votat në kuti, kush ishin anëtarët e komisionit. Ata janë edhe po sot  që janë Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.

Këtë e ka provuar Edi Paloka me fjalët e tij që e pranoi se të gjithë kemi vjedhur vota për Bashën dhe shpërblehet me votë për të qenë kreu i Këshillit Kombëtar, kur duhet të ishte përjashtuar nga PD.

Unë shoh produktin e Këshillit Kombëtar ku nuk votohet Ibsen Elezi, por Rudina Hajdari. Pazar, por këto janë vota e vullnet politik. Kjo është për të ardhur keq”, tha Kulluri.

Sipas tij kjo parti nuk mund të rrëzojë regjimin e Ramës, pasi në garë me qeverinë për të vjedhur vota, është e humbur:

“Kjo është partia që do të rrëzojë regjimin e Ramës? Po të jetë për të vjedhur vota garën e fiton qeveria. Ky është një projekt politik i dështuar “.

Ndërsa flet për tërheqjen e tij nga gara për kryetar të PD-së, Kulluri akuzon Berishën se po bën të njëjtën gjë si Basha 5 vjet më parë, duke e përçarë PD. Sipas tij kjo një aventurë personale e liderit historik demokrat me kosto për opozitën:

“Në Shqipëri ka degraduar funksionimi i partive politike. Kemi një që është parti familjare, kemi një parti që është vetëm Rama, hyjnë vajza djem që bëhen ministra dhe nuk ua mban mend njeri emrin dhe ky është produkti i autokracisë. E njëjta gjë në PD dhe i vetmi dallim dhe që e përkeqëson është që në PD po përsëritet e njëjta gjë pas traumës që shkaktoi Basha. 

Ti shton dozën e mosbesimit, mërzit votuesit dhe e rrudh më keq PD, krahasuar me vitin e kaluar. Pjesa gri demoralizohet, nuk merr pjesë në votime dhe nëse shkohet deri në fund PD vitin tjetër nuk do të marrë dot as votat e 2017 se është shumë e përçarë. Kjo është aventurë personale, zoti Berisha dhe këta nuk e çojnë dot opozitarizmin në alternativë të besueshme”.

Kulluri thekson që Berisha mund të zgjidhet kryetar i PD-së po i mungon legjitimiteti moral, se ka qenë pjesë e krizës dhe mbështetës i saj, ndërsa problemi që ai ka me SHBA-në është i pakapërcyeshëm.

“Ndryshimet e 11 dhjetorit janë pozitive, por futja e primareve doli një gënjeshtër e madhe, ka nevojë për institucione dhe vullnet politik. Këtu mungon vullneti politik. PD o do të kthehet në parti politike ose e vullnetarëve të Berishës dhe Bashës. Këto nuk janë parti, por janë sekte ku ka një prift dhe të tjerët falen. Nëse është parti duhet të dominojnë këto parime që janë tradhtuar. Si mundet për dy javë që të dalë kryetari. 

Nga mbështetës i Bashës është bërë kundërshtar për një arsye. Personale. E vetmja e drejtë që ka thënë Basha është që “Berisha u ngrit kundër meje kur u përjashtua vetë. PD e zbuluan që ishte në krizë vetëm në 9 shtator. Berisha mund të zgjidhet kryetar, por i mungon legjitimiteti moral, se ka qenë pjesë e krizës dhe mbështetës i saj. Në atë parti nuk ka respekt për fjalën, njeriun, debatin dhe dinjitetin njerëzor dhe mendo që kur nuk kanë për ne, mendoni për qytetarët. Problemi i Berishës me SHBA është i pakapërcyeshëm sot”, tha Kulluri.

12 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Te gjithe,dhisni nga gojadhe doni te lani dhembet e gojen me listerine "Rama".Parti ku Jane grumbulluar njerezit me negative te shqiperise,Partia "Fol o Tore me Leshtelikeve"

    Përgjigjjuni
    1. i
      i relaksuar

      PeDeja nuk ekziston me. Nje grumbullim, nje bande e e tille halabakesh dhe kriminelesh tashme nuk ekziston me dhe kjo eshte fitore per kombin shqiptar!

      Përgjigjjuni
    2. K
      K

      Ndyresira te korruptuara jeni si ju edhe ata tjerët bashkë me ata që qeverisin. Bëni sikur perplaseni per te mbajtur statukuone Ku ju vidhni kurse populli bën sehir si i pafuqishem që është .

      Përgjigjjuni
      1. k
        km

        Vetem Saliu dhe Falltorja e shpetojne kete vend.E bejne te gjithe...Gerdec."Te keqen" o gerdecit i pare ku je.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komentator Politik ????????

          Duhet ditur që Luli ë PD përfundoj., ndaj të gjithë të përpiqemi ti gjejmë personin e duhur opozitës ( ku z.Berisha është i gatshëm të rimarrë timonin).

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tanguli

            Berisha do marre RROTEN e CARIT ndersa budallenj si ty bishtin e fsheses!

            Përgjigjjuni
          2. p
            pdisti i thekur

            Kulluro coc u duke ne fillim,por shpejt vajte ne fis,nje bythlepires i neveritshem

            Përgjigjjuni
            1. M
              Moza

              Në hale të gomerë veafshi të gjithë Të gjithë njësoj jeni Nuk ka në PD asnjë demokrat të vërtetë?

              Përgjigjjuni
              1. s
                sopiqoti

                AKOMa do te vazhdoje Partia Demokratike te pranoje per ta drejtuar Sali Berisha,ky fshatar nga Vicitoli qe NUK HARITI TE BEHET POLITIKAN I VERTETE nga qe ne rrugetimin de rij politik ka ecur mbi BEMA qe nuk i kane vlejtur shoqerise tone,kkane sjelle armiqesi,gjakderdhje,renim ekonomik,eresire ne perspektiven e Shqiperise.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Milo

                  Mos guxoni t'i thoni Sali Vicidolasit "malok", se te vret ai. Keshtu ka bere tere jetren ai, qe nga 1992 e deri me sot! Ja edhe perse njerezit i shkojne nga mbrapa: Ai te vret!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pero

                    Kush ka iformacion më të sakte të na shpjegoje: Mbreti Zog vodhi floririn dhe iku Floriri Enverit dhe Ramizit iku nga tunelet e Skraparit në drejtim të paditur Floriri i Krabes iku në drejtim të ditur dhe Like floriri u bë ortak me Sali Gerdecin Tani dua të di- kush nga keta eshte hajduti më i ndershem? A ma sqaron dot njeri?

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirona

                      Sa antipatike jane qe te dy keta, si kjo Vokshi si strasvesti dhe ky tjetri Kelliçi si pallavesh duket. Fytyra pa shprehje dhe qe nuk rrezatojne as zgjuarsi e as miresi. Jo se nga goja shkelqejne se do ishte disi ndryshe...por edhe aty qenef.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje